BOTA

Trump: Telefonata me Putin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe

M.B. Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 10:42

Trump: Telefonata me Putin i sjell palët me afër bisedimeve për

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe, në mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një orë dhe u pajtua me të për fillimin e bisedimeve.

Trumpi njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”.

Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”.

Ai theksoi se pas telefonatës me Putinin, foli edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk u shpreh qartë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në negociatat me Rusinë.

“Mendoj se ata duhet të bëjnë paqe. Njerëzit e tyre po vdesin”, tha Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha aleatëve të NATO-s në Bruksel më 12 shkurt se është "joreale" të pritet që kufijtë e Ukrainës të kthehen në gjendjen e para vitit 2014 dhe se Shtëpia e Bardhë nuk e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë të zgjidhjes për konfliktin.

Komentet e tij ishin goditje ndaj synimeve të Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe për ta larguar Rusinë nga të gjitha territoret ukrainase që i ka pushtuar. Edhe Trumpi tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të ishte “praktike.” Këto komente janë ndër treguesit më të qartë se si presidenti Trump synon ta përmbushë premtimin e tij elektoral për t'i dhënë fund luftës. Disa ekspertë e cilësuan si strategji të dobët përgatitjen e rrugës për bisedime duke i dhënë kushte të favorshme Rusisë.

Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts, tha për Radion Evropa e Lirë se Ukraina tashmë e ka kuptuar që shpresat e saj për t'u anëtarësuar në NATO nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve për t'i dhënë fund luftës. Por, ajo paralajmëroi se do të jetë çështje edhe më serioze nëse Putini përpiqet ta bindë Trumpin ta zhbëjë deklaratën e NATO-s për "rrugën e pakthyeshme" të Ukrainës drejt anëtarësimit.

“Putini do ta dëshironte shumë këtë”, tha Shevel, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të pritej mirë nga vendet evropiane të NATO-s.

Rusia e ka nën kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, dhe forcat e saj kanë përparuar në rajonin lindor të Donbasit për muaj të tërë, megjithëse me një kosto të madhe, ndërsa vazhdojnë të godasin objektiva civile në të gjithë vendin.

Hegseth tha se Ukraina duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje, e cila do të mbështetej nga trupa ndërkombëtare, por theksoi se forcat amerikane nuk do të jenë pjesë e asnjë garancie të sigurisë. Zelensky nuk tregoi ndonjë shenjë zhgënjimi për deklaratat e tyre, duke theksuar se ai dhe Trump diskutuan "mundësitë për ta arritur paqen" dhe "gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi”.

“Ukraina e dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër. Ne do t’i përcaktojmë hapat tanë të përbashkët me Amerikën për ta ndaluar agresionin rus dhe për të garantuar një paqe të besueshme dhe afatgjate”, tha ai në postime në rrjetet sociale.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump "shprehu mbështetje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe zgjidhjen e çështjes me mjete paqësore".

“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për t’i eliminuar shkaqet kryesore të konfliktit dhe ra dakord me Trumpin se një zgjidhje afatgjate mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tretë këtë muaj dhe diplomacia po intensifikohet para Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt dhe ku Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë