BOTA

"Presim që të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit!" Ligjvënësit republikanë optimistë: Trump do t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

M.B. Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 09:12

"Presim që të negociojë një armëpushim

SHBA- Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit. Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij. Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se "presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj".

Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin "nga ana tjetër", por pa dhënë detaje mbi këtë. Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

"Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit", i tha ai Zërit të Amerikës.

Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.

Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha Zërit të Amerikës se zoti Trump dëshiron të ketë një "prani ushtarake shumë të fortë në Evropë", si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë. Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë". Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t'i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se "ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë - konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.

Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t'i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se "mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve".

Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t'i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t'i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: "Do të shohim se çfarë do të ndodhë". Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, "nuk janë propozime për paqe".

“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën "në pozicionin më të fortë të mundshëm" në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t'i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë "nuk ishte dorëzimi".

"Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë", tha ai./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë