BOTA

Protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, DW: Festivali pretendon se është jo politik

n.f Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 09:06
Protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, DW:
Protesta

SUEDI- Mbi 10 mijë protestuan në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin Europian të Këngës. Përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan u kualifikua me këngën “Hurricane” për në finale. Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur përreth Arenës së Malmos, qytetit suedez që mikpret  Festivalin Europian të Këngës - Eurovision 2024. Policia vendase mbështetet në këtë aksion nga kolegët danezë dhe norvegjezë.

Përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan, e cila performoi në skenë me këngën e saj "Hurricane” (Uragani) u kualifikua për finalen e Eurovisionit. Ndërkohë që në Arenën e Malmos këngëtarët konkurrojnë me njëri-tjetrin më shumë se 10 mijë vetë, mes tyre edhe aktivistja në mbrojtje të klimës Greta Thunberg, u tubuan kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision.

Flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës

Edhe pse policia deklaroi se marshimi përmes qytetit ishte "i qetë”, demonstruesit ndezën flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës gjatë tubimit të zhurmshëm, ku pjesëmarrësit përsëritën pa pushim sloganin "Nga lumi e deri në det, Palestina do të jetë e lirë” si dhe "Izraeli, shtet terrorist”, duke bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

Organizatorët e protestës thanë se do të marshojnë sërish kundër pjesëmarrjes së Izraelit para finales të së shtunës.

Festivali pretendon se është apolitik

Më herët, qeveria izraelite i paralajmëroi qytetarët e saj duke shprehur një "shqetësim real” se ata mund të viheshin nën shenjestër dhe se Eden Golan mund të refuzohej nga audienca gjatë performancës së saj.

Bashkimi Europian i Radiotelevizioneve Publike (EBU), i cili organizon konkursin mbarëkontinental të pop-it, vendosi të lejojë Izraelin në garë, pavarësisht muajsh të tërë kundërshtimesh ndaj pjesëmarrjes së tij, në pikun e luftës Izrael-Hamas.

Gjithsesi këngëtarja Golan u detyrua të ndryshojë titullin dhe vargjet e këngës, para se të lejohej të garonte. Fillimisht kënga titullohej "October Rain", (Shiu i tetorit), duke iu referuar sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, sulm i cili ndezi luftën aktuale.

EBU pretendon se Eurovision është apolitik, por kritikët risollën në vëmendje përjashtimin e Rusisë nga gara gjatë pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Po ashtu një vit më parë edhe Bjellorusia u përjashtua për shkak të historikut të saj me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Në garën e këtij viti ndalohet gjithashtu shfaqja e flamujve palestinezë.

Marrë nga DW

eurovizioni izraeli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë