BOTA

Protestat e studentëve vazhdojnë prej 4 muajsh, autoritetet serbe pretendojnë se të gjitha kërkesat janë përmbushur

n.f Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 10:32

Protestat e studentëve vazhdojnë prej 4 muajsh, autoritetet serbe

SERBI- Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiqi thotë se protestat po shuhen dhe se qeveria serbe po lufton korrupsionin. Çfarë mund të pritet më pas? Protestat e studentëve në Serbipo vazhdojnë prej gati katër muajsh dhe tani për tani nuk po duket se do të marrin fund. Por nuk dihet se cili do të jetë as epilogu i tyre.

Autoritetet në Serbi vazhdojnë të pretendojnë se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe i bëjnë thirrje komunitetit akademik që të angazhohet për dialog. Mirëpo edhe këto thirrje për dialog janë zvogëluar ditët e fundit. Krijohet përshtypja se krerët e regjimit kanë vendosur edhe një herë për taktikën e tyre të preferuar: blerjen e kohës dhe lodhjen e kundërshtarit.

Dorëheqja e kryeministrit nuk është konfirmuar ende në parlament dhe siç duket, nuk do të jetë pika e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme parlamentare të 4 marsit. Në praktikë kjo do të thotë se qeveria ka edhe pak muaj kohë për të vendosur nëse do të shkojë në zgjedhje apo krerët do të përpiqen të krijojnë një qeveri të re. Mendohet se deri atëherë protestat e studentëve ose do të pushojnë ose do të bëhen të parëndësishme.

Në të njëjtën kohë, si një mënyrë për të qetësuar opinionin publik, është nisur gjoja lufta kundër korrupsionit, ku kryesisht janë arrestuar ish-drejtorë të kompanive publike, për vepra penale të kryera disa vite më parë.

Arrestime me rezultat të negociuar


Profesori në Fakultetin Filosofik nëBeograd, Ognjen Radonjiq, tërheq vëmendjen për faktin se "prokuroria filloi një hetim për korrupsion në lidhje me shembjen e tendës për shkak të, siç thonë ata, presionit publik". Pse u duhej presioni publik për ta bërë këtë? Pikërisht për këtë kemi tani narrativën e qeverisë se nuk bëhet fjalë për korrupsion, por për gabim profesional.

"Arrestimet e tjera për përvetësim që po ndodhin nuk kanë lidhje me kërkesat estudentëve, ndaj mendoj se e gjitha është thjesht një marifet publicitar dhe me një përfundim të paracaktuar”, thotë bashkëbiseduesi i DW.

E ashtuquajtura luftë kundër korrupsionit është një përpjekje e Partisë Përparimtare Serbe për të pasqyruar në mënyrë reaktive këto ngjarje dhe për të kryer një lloj menaxhimi të krizës, vlerëson për DW politologu Dejan Bursaq.

"Nëse je parti që ke probleme të shumta me korrupsionin, dhe tema kryesore në shoqëri tani për tani është korrupsioni, atëherë ke një problem për të cilin disi duhet të reagosh”, thotë ai. Nuk jam i sigurt se SNS do të arrijë ndonjë gjë me këto arrestime, sepse reagimi i njerëzve ndaj gjithë kësaj mund të jetë: ju e dinit për të gjitha këto, pse nuk keni bërë asgjë për të në vitet e mëparshme dhe tani po arrestoni kaq shumë njerëz brenda pak javësh.

"Ashtu si reagimi mund të jetë se këta janë thjesht peshq të vegjël. E nëse ata janë pasuruar kaq shumë, atëherë sa janë pasuruar ata që janë në pozita shumë më të larta nga vjedhjet," beson Bursaq.


Drejtues nga qeveria flasin për qeveri të re. Zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të re, sipas Radonjiq. "Qeveria e re sigurisht që nuk ndryshon asgjë në thelb”, thotë Ognjen Radonjiq. "Ajo do të vazhdojë në ritmin e vjetër dhe nuk dihet si do të përfundojnë gjërat”. Nëse studentët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, atëherë nuk dihet se si do të zgjidhen problemet. Nuk e dimë sa do të zgjasin protestat dhe nëse do të ketë dhunë. "Por kështu është me diktaturat që janë thellësisht të përfshira në korrupsion dhe krim," vëren Radonjiq.

SNS do të presë të shkojë në zgjedhje në një kohë më të qetë për të, sepse kështu do të ndalej presioni, thotë Dejan Bursaq. Tani është gjendja gjendja ndryshe. Studentët mund të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve, që mund t'i bashkangjiten shumë dhe opozita. E gjithë kjo farsë e shkeljes së afatit kushtetues prej 30 ditësh, për njoftimin e dorëheqjes së kryeministrit, i shërbenAleksandar Vuçiqit për të vlerësuar situatën dhe për të vendosur nëse do të formojë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje”, thekson Bursaq për DW.

Qeveria bën një jetë paralele


Një seri e tërë protestash të reja po paralajmërohen në Serbi. Më e madhja pritet të zhvillohet në Nish më 1 mars. Mirëpo, pasi tashmë janë mbajtur shumë protesta të mëdha, në opinion kanë filluar të lindin pikëpyetje se sa efektive janë protestat dhe cilat janë qëllimet e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Novi Sadit, i cili u emërua nën rrethimin e policisë dhe pa opozitë.

Ognjen Radonjiq vëren se "është e vërtetë qëqeveriapo përpiqet të vazhdojë me një lloj jete paralele, ndërsa protestat studentore megjithatë kanë mobilizuar ndjeshëm njerëzit". Por Radonjiq mendon se përhapja e protestave ka ndalur diku, sepse vetëm arsimi dhe avokatët janë në një lloj proteste. Kjo nuk mjafton. "Arma kryesore është delegjitimimi i kësaj qeverie dhe greva e përgjithshme, por sigurisht nuk duhet harruar qëndrimi i Evropës ndaj kësaj qeverie, i cili fatkeqësisht është shumë i favorshëm”, thotë Radonjiq.

Varet se cili është qëllimi që të gjitha këto protesta të kenë efekt, shton Dejan Bursaq. Studentët kanë katër kërkesat e tyre dhe nuk kanë pasur asnjë kërkesë politike në kuptimin e ngushtë. Çështje të tjera, si kryetari i ri i Novi Sadit, zgjedhja e një kryeministri, apo rënia e mundshme e regjimit, janë çështje për forcat e tjera shoqërore. Studentët e kërcënuan ndjeshëm këtë regjim me veprimet e tyre dhe çuan në rënien e qeverisë pas 17 vitesh.

"Por tani po flasim për ndonjë artikulim politik të protestave, e këtë përgjegjësi e kanë partitë opozitare, ekzistuese apo të reja që duhet të dalin nga vala e kësaj pakënaqësie”, vlerëson Bursaq.


Një nga dilemat që ka përçarë edhe publikun demokratik është distancimi i vazhdueshëm i studentëve nga partitë politike. Ndërsa kjo u prit me miratim unanim në fazën fillestare, tani kërkohet një veprim ndryshe. "Unë e kuptoj pse ata distancohen nga partitë politike dhe mendoj se deri tani kjo u ka sjellë dobi. Ata janë ndoshta faktori politik më i rëndësishëm sot në Serbi dhe është mjaft legjitime që ata të propozojnë një platformë politike, e cila mund të përfshijë edhe disa parti opozitare.

Problemi është se opozita nuk e ka gjetur vendin e saj në këtë duel mes qeverisë dhe studentëve, thotë Dejan Bursaq, "sepse pas protestave të studentëve, opinioni ka pritshmëri të mëdha, të cilat një pjesë e madhe e opozitës nuk mund t'i përmbushë. "Ka mënyra të ndryshme se si mund të përfshihet opozita, sepse protestat e studentëve nuk do të thonë se opozita është e përjashtuar nga aksioni politik dhe se ajo nuk mund të bëjë presion ndaj qeverisë dhe të punojë për rrëzimin e saj”, përfundon Bursaq për DW./DW

protestate studenteve ne serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë