BOTA

Protestat masive në Serbi, analiza: “Brezi Vuçiç” gjen zërin e vet

M.B. Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 15:43

Protestat masive në Serbi, analiza: “Brezi Vuçiç”

SERBIA- Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qëndruan në heshtje të plotë dhe shumë nga ta ndezën telefonat mobilë dhe i kthyen drejt qiellit. Ata nuk po festonin – ata po mbanin zi – dhe po bënin nderimin e tyre me 15 minuta heshtje, një minutë për secilën viktimë të shembjes së strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor. Protestuesit e përsëritën këtë gjë çdo ditë në orën 11:52, në kohën e njëjtë kur streha u shemb.

Ky është një lloj i simbolizmit dramatik që po karakterizon protestat më të mëdha që nga rrëzimi nga pushteti i udhëheqësit jugosllav dhe serb, Sllobodan Millosheviq më 2000. Edhe pasi protestat e detyruan kryeministrin Millosh Vuçeviç, të japë dorëheqje më 28 janar dhe me gjasë shteti do të mbajë zgjedhje të reja, protestat e udhëhequra nga studentët nuk tregojnë shenja të zmbrapsjes.

Me protestuesit që kanë një moshë mesatare prej rreth 20 vjeç, ky është një brez që është rritur nën sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Për dhjetëra mijëra protestues që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit.

“Nuk e kuptoj se si nuk është e qartë që 15 njerëz nuk do të duhej të vdisnin nga shembja e strehës, pa asnjë fatkeqësi natyrore”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Darija, studente protestuese. “Kjo nuk duhet të ndodhë. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe duhet të kuptohet pse ndodhi kjo”.

Studentët, jo vetëm që janë rritur gjatë udhëheqjes së Vuçiç, ata janë rritur edhe në kohën e internetit. Aftësitë e tyre për novacion digjital dhe media sociale iu kanë mundësuar që të shmangin mediat e kontrolluara nga shteti dhe të shpërndajnë mesazhin e tyre në masë të madhe.

Simbol i lëvizjes së tyre është bërë një dorë e gjakosur, që përfaqëson fajin e supozuar të Qeverisë për tragjedinë e Novi Sadit. Ky simbol është shfaqur në ndërtesat qeveritare në mbarë Serbinë dhe është pikturuar edhe në pankarta ku janë shkruar edhe mesazhet: “Duart i keni me gjak” dhe “Korrupsion: Duart lart”.

Partitë opozitare serbe kanë tentuar t’iu bashkohen demonstratave, por protestuesit kanë refuzuar përfshirjen e tyre në demonstrata. Shumë protestues e shohin opozitën në Serbi si të kompromentuar, si “kukull” të shtetit.

“Të rinjtë nuk janë të kënaqur me hapësirën politike në Serbi”, tha antropologu Ivan Gjorgjeviç për REL-in, duke shtuar se ata “nuk e shohin veten në asnjë nga opsionet e ofruar politike”.

Protestuesit thonë se nuk duan pushtet politik, por llogaridhënie dhe drejtësi brenda një sistemi të korruptuar. Prioriteti i tyre kryesor është publikimi i të gjithë dokumentacionit që lidhet me rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Ata, po ashtu, kërkojnë rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë, rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj studentëve protestues dhe ndjekjen penale dhe shkarkimin nga postet publike të atyre që i kanë sulmuar studentët dhe profesorët.

“Dua që të gjithë të kenë hapësirë për t’u shprehur, për aq kohë sa iu përmbahemi vlerave bazë, sikurse sundimi i ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe dhembshurisë”, tha protestuesja Emilija Millenkoviç, studente në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Përqendrimi në vlera nënkupton se lëvizja nuk ka lider e as ideologji zyrtare. Vendimet në tubime dhe në fakultetet universitare merren përmes “plenumeve” – mbledhjeve të hapura ku të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të barabartë për të folur dhe për të votuar për vendimet.

Kjo strukturë, thanë ekspertët, e bën më të vështirë që të sulmohet lëvizja pasi ajo nuk ka figura kryesore, të cilat mund të kritikohen apo burgosen. Ky organizim i hapur e bën lëvizjen edhe më të qasshme për njerëzit që kanë ideologji të ndryshme politike.

“Në çdo fakultet, ka shumë mendime, qëndrime, pikëpamje politike dhe ideologjike dhe unë kurrë nuk kam parë kaq shumë dallime ideologjike në asnjë bllokadë”, tha për REL-in protestuesja Millenkoviç.

Por, kjo shumëllojshmëri ideologjike është diçka, me të cilën lëvizja është përballur. Në një protestë në janar, disa demonstrues mbajtën pano që shfaqnin hartën e Kosovës me një flamur serb në të, ku shkruhej: “S’ka dorëzim”.

Lëvizja studentore e ka distancuar veten nga këto elemente, duke publikuar një deklaratë në të cilën thuhej se shfaqje të tilla “nuk janë në linjë me vlerat dhe qëllimet tona”. Edhe simbole të tjera janë parë si kundërthënëse nga disa protestues – në një video të shpërndarë shumë në rrjetet sociale, një burrë është parë duke hequr një flamur të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, në protesta ka pasur shfaqje të madhe të flamujve serbë. “Këta fëmijë e shohin Serbinë si shtëpinë e tyre”, tha Gjorgjeviq. “Për ta, dashuria për atdheun e tyre është më pak e diskutueshme sesa për brezat pararendës, sikurse i imi, veçmas për shkak të rritjes së nacionalizmit në vitet ’90 dhe asaj që u bë në emër të këtij shteti”.

Për serbët e rinj, qëndrimi në atdhe nuk është i lehtë, pavarësisht dashurisë së tyre për shtetin. Niveli i papunësisë te të rinjtë është i lartë dhe shumë të rinj ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër përpos që të gjejnë punë jashtë vendit. Sipas një raporti të publikuar më 2019 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “Serbia është në mesin e dhjetë shteteve me tkurrjen më të shpejtë në botë të popullsisë për shkak të nivelit të ulët të natalitetit dhe emigrimit të lartë”.

“Flamuri i Serbisë është simbol i shtetit tonë dhe diçka për të cilin ne po luftojmë”, tha Millenkoviç. “Është mesazhi që ne nuk duam të largohemi nga ky shtet dhe përfundimisht se kjo luftë është akt i patriotizmit”, shtoi ajo.

Serbia ka një histori të lëvizjeve të rëndësishme të udhëhequra nga studentët. Në vitet ’90, studentët ishin në krye të protestave kundër sundimit autoritar të Millosheviç. Ndër protestat më të mëdha studentore në historinë moderne serbe u mbajtën më 1996-1997 lidhur me mashtrimet zgjedhore, protesta që më pas çuan në rrëzimin nga pushteti të Millosheviqit në vitin 2000.

Lëvizja e fundit është përhapur me shpejtësi, jo vetëm në Beograd, por edhe në qytetet e tjera të mëdha, në Novi Sad e Nish, në katër universitete shtetërore dhe në dhjetëra shkolla të mesme. Mësuesit dhe fermerët, që kanë hyrë në grevë, po ashtu janë solidarizuar me studentët. Anica, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Filologjisë në Beograd, tha se i vjen mirë që mesazhi i studentëve po arrin te shumë njerëz.

“Teksa po ecnim... e pashë një gjyshe që mbante një pano ku shkruante: ‘Faleminderit, studentë’. Kjo më ka ngelur në mendje. Ka shumë njerëz që janë me ne. Ata 15 minuta të heshtjes totale kanë treguar se ne mund të protestojmë në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident”, tha Anica./ REL

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë