BOTA

Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë

E.D Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 15:28
Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e
foto ilustruese

SHBA- Megjithëse janë hequr tendat në shumë prej universiteteve, protestuesit pro-palestinezë në Shtetet e Bashkuara nuk po heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, analistët thonë se vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Policia arrestoi të shtunën mbi 20 demonstrues pro-palestinezë dhe hoqi tendat e tyre në Universitetin e Virxhinias. Por skena të tilla duket se nuk po i dekurajojnë protestuesit. Ata po i shprehin kërkesat e tyre nëpër ceremonitë e diplomimit në shtete si Miçigani.

Të martën policia e Nju Jorkut nxori nga ndërtesa e Universitetit Columbia protestuesit pro-palestinezë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, foli në emisionin “This Week” të kanalit ABC. Ai tha organet e rendit do të sigurojnë që qetësia të mbizotërojë gjatë ceremonive të diplomimit.

“Ne do të bëjmë punën tonë. Nëse universitetet vendosin të diplomojnë studentët, për të festuar një përvojë të bukur me familjet e tyre, ne do të sigurohemi që kjo të bëhet në mënyrë paqësore”.

Presidenti Joe Biden foli të enjten për protestat. Bashkëkryetari i fushatës për rizgjedhjen e presidentit, Mitch Landrieu, foli të dielën në emisionin "State of the Union" të kanalit CNN, për të nënvizuar mesazhin kryesor të Presidentit Biden.

“Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por në rrugë paqësore. Nuk ka vend për protesta të dhunshme. Nuk ka vend për antisemitizëm dhe islamofobi”.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, përsëriti kritikat e tij ndaj demonstratave pro-palestineze. Ai shkroi një median e tij sociale se: “Bideni është arsyeja kryesore për të gjitha këto protesta të tmerrshme”.

Eksperti i shkencave politike, Michael Traugott, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një strategji politike që po përdor ish-prsidenti për të fituar mbështetjen e publikut.

“Ai dëshiron që protestuesit, përfshirë studentët, të arrestohen dhe të largohen nga universitetet. Por ai nuk e kupton ose nuk dëshiron ta pranojë se presidenti ka kontroll të kufizuar për këto veprime”.

Por vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet e nëntorit, thotë zoti Traugott.

“Protestat në përgjithësi favorizojnë Donald Trump-in sepse bien ndesh me pikëpamjet e një pjese të madhe të mbështetësve të tij. Ka gjasa që kjo ta rrisë pjesëmarrjen e mbështetësve të tij në votime. Nga ana tjetër, mund të ulë pjesëmarrjen e të rinjve, kryesisht demokratë, që do të votonin për zotin Biden”.

Pritet që Presidenti Biden të flasë mbi përpjekjet për të luftuar antisemitizmin gjatë një fjalimi të rëndësishëm të martën në Muzeun e Holokaustit.

Këtë javë, zoti Trump do të jetë i zënë me seancat gjyqësore në lidhje me akuzat penale në gjykatën e Nju Jorkut, si dhe përgatitjet për një tubim të ri të fushatës në Nju Xhersi më 11 maj./VOA

protesta pro-palestineze

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë