BOTA

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 08:49

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën, njoftimi u duk si deja vu për shumë bullgarë. Në muajt menjëherë pas agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, zyrtarët bullgarë këmbëngulën se “asnjë plumb i vetëm i prodhuar në Bullgari” nuk po dërgohej në Ukrainë.

Megjithatë, në praktikë, industria e mbrojtjes e vendit rriti ndjeshëm eksportet drejt vendeve ndërmjetëse si Polonia dhe Çekia, të cilat më pas furnizuan me armë Kievin. Marrëveshja i lejoi qeverisë së koalicionit të Bullgarisë në atë kohë të mbante një nga partitë e koalicionit në qeveri, ndërkohë që vazhdonte të siguronte furnizime ushtarake për Ukrainën.

Çfarë nënkupton në të vërtetë ndalimi?

Ndalimi i fundit vlen vetëm për furnizimet direkte nga rezervat shtetërore, por ai nuk e pengon industrinë bullgare të armëve të eksportojë armë në Ukrainë. Shtrohet pyetja, nëse ndryshimi i politikës nga qeveria e re e ish-presidentit Rumen Radev dhe partisë së tij Bullgaria Progresive i drejtohet si mesazh Kievit apo, edhe një herë, asaj pjese të shoqërisë bullgare që ka pikëpamje pro-ruse. Gjatë një seance parlamentare të mërkurën, ministri i Mbrojtjes e arsyetoi vendimin e fundit duke thënë se vendi “nuk ka më armë për të dhënë” sepse rezervat bullgare janë “nën nivelin minimal të kërkuar”. Si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rumen Radev, vendimi i Stojanov duket se pasqyron një linjë më të gjerë brenda qeverisë.

Bullgaria ka dërguar 13 paketa ndihme ushtarake në Kiev që nga fillimi i luftës, vetë Radev i ka kundërshtuar vazhdimisht dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë. Tashmë kemi dhënë mjaft, ndërsa vendi ynë vazhdon të pësojë dëme socio-ekonomike nga kjo luftë e përgjakshme”, tha Radev të mërkurën, duke mbrojtur vendimin e qeverisë.

Një vendim ekonomik apo politik?

Duke përmendur pasojat ekonomike të luftës për Bullgarinë, Radev nuk u përqendrua në faktin se ndihma ushtarake e furnizuar nga rezervat shtetërore është rimbursuar në masë të madhe përmes Fondit Evropian të Paqes (EPF). E pyetur nga DW, Ministria e Mbrojtjes tha se Bullgaria ka marrë më shumë se 3 milionë euro (3.47 milionë dollarë) nga EPF në vitin 2025 dhe 2026. Përveç kësaj, marrëveshjet trepalëshe gjeneruan më shumë se 200 milionë euro për buxhetin e ministrisë. Sipas ministrisë, më shumë se gjysma e kësaj shume u përdor për të ndihmuar në mbulimin e deficitit buxhetor të shtetit.

“Përmes këtij mekanizmi, Ushtria Bullgare dhe Ministria e Mbrojtjes morën fonde shtesë që mund të riinvestoheshin në projektet e modernizimit ushtarak”, tha për DW ish-ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev. Industria private e mbrojtjes e vendit gjithashtu ka zgjeruar shitjet në mënyrë të konsiderueshme dhe, sipas Peter Dilov, ish-ministër i Ekonomisë, kjo përbënte më shumë se 4% të PBB-së së Bullgarisë në vitin 2024.

Gjatë mandatit të Tagarevit midis 2023 dhe 2024, Bullgaria filloi të ofronte armët e vjetra të epokës sovjetike dhe në këmbim mori pajisje ushtarake moderne të standardeve të NATO-s. Duke pasur parasysh ndalimin aktual të eksportit të atyre që Tagarev i quan “armë të vjetruara”, “Bullgaria tani po e humb këtë mundësi,” tha ai për DW. Nadezhda Neynski, e cila ishte ministre e Jashtme nga viti 1997 deri në 2001 e ministre e përkohshme në fillim të këtij viti e konfirmoi këtë duke thënë për DW: “Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk i pakëson aftësitë e ushtrisë bullgare, në të vërtetë, ajo i rrit ato.”

Në mars 2026, Kryeministri i përkohshëm bullgar Andrey Gyurov dhe ministrja e Jashtme Neynski nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën, duke forcuar lidhjet e mbrojtjes midis dy vendeve. Ndonëse marrëveshja u kritikua nga Rumen Radev dhe partitë pro-ruse të Bullgarisë, të cilat argumentuan se ai tejkalonte mandatin e një qeverie të përkohshme, Neynski tha për DW se marrëveshja përfaqësonte një mundësi për ushtrinë bullgare për t’u modernizuar përmes aksesit në “teknologjinë e fundit të mbrojtjes” të zhvilluar në Ukrainë.

Përfitimet e brendshme të ndalimit të eksportit të armëve

Përpara se të zgjidhej në prill me një shumicë absolute, i pari i arritur nga një kryeministër bullgar që nga viti 1997, Rumen Radev kishte bërë fushatë në një platformë për të luftuar korrupsionin, duke ulur çmimet dhe duke ndjekur atë që ai e përshkroi si një qasje “pragmatike” ndaj punëve të jashtme.

Edhe pse deklaroi se nuk do të vërë veton ndaj asnjë vendimi të BE-së në mbështetje të Ukrainës, ai ka kritikuar Evropën për dështimin për të arritur një përparim diplomatik me Rusinë. Radev ka qenë i kujdesshëm në takimet e tij të para me krerët evropianë që nga marrja e detyrës, por mesazhi i tij me vendimin e ndalimit, se përparësitë e brendshme duhet të vijnë përpara ndihmës shtesë ushtarake dhe financiare për Kievin duket se rezonon me një pjesë të shoqërisë bullgare. Sipas një studimi të fundit të Eurobarometrit, 66% e bullgarëve e kundërshtojnë financimin e blerjeve të armëve për Ukrainën, krahasuar me 39% në të gjithë BE-në, megjithëse mbështetja në Bullgari për vetë BE mbetet e lartë.

“Unë mendoj se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm – për elektoratin rusofil të “Bullgarisë Progresive”, për të mbajtur qëndrimin se ne nuk duam të dëmtojmë interesat e Rusisë,” tha Tagarev për DW. As presidenti i Komisionit Evropian dhe as ai i Këshillit Evropian nuk e kanë komentuar ndryshimin e politikës së Bullgarisë.

Kurse për Neynskin, vendime të tilla, të cilat shkelin kursin e fundit të politikës së Bullgarisë, dëmtojnë reputacionin afatgjatë të vendit.  “Mesazhi që u dërgohet partnerëve tanë është: “Nuk mund të mbështeteni tek ne”, tha ajo. Dhe kur kjo luftë do të përfundojë dhe pjesëmarrja në rindërtimin e Ukrainës do të jetë e mundur vetëm për vendet që u besohen. /DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë