BOTA

Pse Franca arrestoi themeluesin e aplikacionit Telegram?

M.B. Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 19:56
Pse Franca arrestoi themeluesin e aplikacionit Telegram?
Pavel Durov

FRANCA- Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i aplikacionit “Telegram”, miliarderi ruso-francez Pavel Durov u arrestua të shtunën në mbrëmje në aeroportin Bourget pranë Parsit, njoftuan mediat franceze, duke cituar burime të paidentifikuara. Sipas rrjetit TF1,  Durov po udhëtonte me avionin e tij privat dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti në kuadër të një hetimi paraprak të autoriteteve të rendit.

Sipas dy televizioneve franceze, hetimi ishte përqëndruar tek mungesa e kontrollit dhe mbikqyrjes në rrjetin Telegram dhe se policia vlerësonte se për pasojë, nuk është bërë i mundur frenimi i aktivitetit kriminal në rrjetin e mesazheve. Sipas mediave franceve, zoti Durov mund të përballet me ngritje akuzash të dielën.

Rrjeti i koduar Telegram, që ka thuajse një miliard përdorues, ka ndikim veçanërsht në Rusi, Ukrainë dhe republikat e ish Bashkimit Sovjetik. Telegram renditet si një nga platormat më të mëdha pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.

Rrjeti Telegram nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Retuers për koment. Ministria e Brendshme e Francës dhe policia nuk kanë bërë deklarata. Pavel Durov, i lindur në Rusi, dhe i vëllai i tij themeluan rrjetin Telegram në 2013. Ai u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur grupet kritike në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën e shiti.

“Më mirë të jem i lirë sesa të marr urdhra nga kushdo”, i tha zoti Durov gazetarit amerikan Tucker Carlson në prill.

Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, rrjeti Telegram është bërë burimi kryesor i informacionit të pakontrolluar dhe shpesh të pasaktë, për të dyja palët në luftë si dhe aktorëve politikë të konfliktit.

Platforma është shndërruar në atë që disa analistë e cilësojnë një “fushë beteje virtuale”, e përdorur gjerësisht nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarët e tij, si edhe nga qeveria ruse.

Rrjeti Telegram, që lejon përdoruesit t’i shmangen kontrollit zyrtar është kthyer në një nga burimet e pakta ku rusët mund të kenë qasje ndaj informacionit të pavaruar rreth luftës, pasi Kremlini shtoi kufizimet dhe kontrollin ndaj mediave të pavarura pas agresionit në Ukrainë. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ambasada e saj në Paris po kërkonte qartësi mbi situatën rreth zotit Durov dhe u bëri thirrje organizatave jo qeveritare perëndimore që të kërkojnë lirimin e tij./ VOA

pavel durov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë