BOTA

Pse konflikti Izrael-Hezbollah rrezikon të përshkallëzohet sërish?

n.f Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 10:30
Pse konflikti Izrael-Hezbollah rrezikon të përshkallëzohet
Sulmi

IZRAEL- Një sulm vdekjeprurës me raketë në Lartësitë e Golanit, të pushtuara prej Izraelit, ka rritur shqetësimet që Izraeli dhe Hezbollahu, grupi i Libanit që përkrahet nga Irani, mund të përfshihen në një luftë të plotë – diçka që të dyja palët kanë thënë në të kaluarën se synojnë të shmangin, ndonëse janë të gatshme.

Izraeli ka thënë të dielën se do të godasë fort Hezbollahun, pasi e ka akuzuar grupin për vrasjen e 12 fëmijëve dhe adoleshentëve përmes një sulmi me raketë në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit.

Hezbollahu ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi për sulmin në Majdal Shams, më vdekjeprurësin në Izrael prej nisjen e luftës në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar. Lufta është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Hezbollahu ka nisur të luftojë Izraelin më 8 tetor, një ditë pasi Hamasi ka sulmuar komunitetin në jug të Izraelit. Hezbollahu, aleat i Hamasit, ka thënë se sulmet e tij janë shenjë mbështetjeje për palestinezët, që po përballen me bombardimet izraelite në Gazë.

Në luftën në Gazë janë përfshirë shumë militantë, të përkrahur prej Iranit në rajon. Hezbollahu konsiderohet anëtari më i fuqishëm i rrjetit të Iranit të njohur si Boshti i Rezistencës.

Hezbollahu ka thënë vazhdimisht se nuk do t’i ndalë sulmet ndaj Izraelit, përveç nëse zbatohet masë armëpushimi në Gazë. Ndonëse këtë herë zhvillimet lidhen me Gazën, Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar disa herë në të kaluarën.

Hera e fundit ka qenë më 2006. Izraeli e konsideron që një kohë Hezbollahun si kërcënimin më të madh për kufijtë e vet dhe është alarmuar disa herë nga arsenali i tij në rritje. Ideologjia e Hezbollahut është e definuar kryesisht prej konfliktit me Izraelin.

Grupi është krijuar prej Gardës Revolucionare të Iranit, më 1982, për t’i luftuar forcat izraelite që kanë pushtuar Libanin atë vit, dhe ka kryer luftë guerile për disa vjet, çka ka nxitur Izraelin që të largohet prej Libanit më 2000.

Hezbollahu e konsideron Izraelin si shtet jolegjitim, të krijuar në tokën e pushtuar palestineze dhe dëshiron të shohë prishjen e tij. Konflikti aktual ka dëmtuar të dyja palët. Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre – prej të dyja palëve – në zonën kufitare.

Sulmet izraelite kanë shënjestruar zonat ku operon Hezbollahu, në jug të Libanit, si dhe kanë goditur edhe Ngushticën Bekaa, afër kufirit sirian. Izraeli ka goditur me raste edhe në territore tjera, duke vrarë kështu një komandant të lartë të Hamasit në Bejrut, më 2 janar.

Si pasojë e sulmeve të Izraelit janë vrarë rreth 350 luftëtarë të Hezbollahut në Liban, dhe më shumë se 100 civilë, përrfshirë mjekë, fëmijë dhe gazetarë, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre në fushën e mjekësisë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Ushtria izraelite ka thënë pas sulmit të së shtunës se, numri i izraelitëve të vrarë prej sulmeve të Hezbollahut – prej tetorit të vitit të kaluar – ka arritur në 23 civilë dhe të paktën 17 ushtarë. Hezbollahu e ka mohuar që ka qenë përgjegjës për sulmet e së shtunës.

Në Izrael, zhvendosja e aq shumë izraelitëve prej pjesës kufitare përbën pikë të rëndësishme politike. Zyrtarët kanë shpresuar që personat e zhvendosur do të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para 1 shtatorit, kur fillon viti i ri shkollor, mirëpo diçka e tillë nuk pritet të ndodhë.

Goxha. Pavarësisht tensioneve dhe armiqësive aktuale, e gjithë situate është parë si përmbajtje prej një përballjeje direkte.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanuahy ka paralajmëruar në dhjetor se Bejruit mund të kthehet “në Gazë”, nëse Hezbollahu nis luftë të plotë.

Hezbollahu ka thënë në të kaluarën se nuk synon zgjerim të konfliktit, ndonëse grupi është i gatshëm të luftojë, dhe ka paralajmëruar se shfrytëzon vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit që ka.

Secili tentim i Izraelit për të zgjeruar konfliktin do të përballet me “shkatërrim dhe zhvendosje” në Izrael, pati thënë zëvendëslideri i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, në një intervistë për mediumin Al Jazeera në qershor.

Në luftërat e kaluara është bërë dëm i madh. Më 2006, sulmet izraelite kanë bërë rrafsh me tokë disa paralagje të kontrolluara prej Hezbollahut në Bejrut, kanë shkatërruar aeroportin e Bejrutit, kanë dëmtuar rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër.

Gati 1 milion njerëz në Liban kanë ikur prej shtëpive të tyre. Në Izrael, rreth 300.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe rreth 2.000 prej shtëpive janë shkatërruar. Hezbollahu ka arsenal shumë më të avancuar sesa më 2006, përfshirë raketat për të cilat pretendon që mund të godasin secilën pjesë të Izraelit.

Grupi ka dëshmuar avancim të arsenalit të armëve prej tetorit, duke rrëzuar dronë izraelitë, duke nisur vetë dronë shpërthyes në Izrael, dhe duke nisur raketa më të sofistikuara. Trupat izraelite kanë pushtuar Libanin disa herë në të kaluarën, madje më 1982 kanë arritur deri në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të palestinezëve guerilë, me bazë në Liban.

Pjesa më e madhe do të varet prej asaj që ndodh në Gazë, ku përpjekjet për armëpushim dhe kthim pengjesh, pothuajse kanë dështuar. Një armëpushim do të mund t’i ulte në mënyrë të konsiderueshme tensionet në jug të Libanit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e konsiderojnë Hezbollahun si grup terrorist, kanë qenë pjesëmarrëse kyçe në përpjekjet për të shtensionuar konfliktin. Hezbollahu pati dhënë shenja se është i hapur për një marrëveshje prej të cilës përfiton Libani, mirëpo ka thënë se nuk mund të ketë diskutime derisa të ndalet ofensiva në Gazë.

Izraeli ka thënë, gjithashtu, se preferon zgjidhje diplomatike për të rikthyer sigurinë në veri të vendit, mirëpo është i përgatitur edhe për ofensivë ushtarake, për të arritur qëllimin e njëjtë. Amos Hochstein, zyrtari amerikan që është marrë me këto çështje mes palëve, pati arritur një marrëveshje të papritur më 2022, në mes të Libanit dhe Izraelit, lidhur me kufirin e diskutueshëm detar.

Hochstein ka thënë më 30 maj se nuk ka pritur paqe mes Hezbollahut dhe Izraelit, mirëpo diskutimi i disa pikave ka shmangur një konflikt të madh dhe ka mundësuar pajtueshmërinë për një kufi që njohin dy palët./ REL

izrael hezbollahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë