BOTA

Pse luhatet besimi i Mal të Zi te BE-ja?

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2025, 19:21
Pse luhatet besimi i Mal të Zi te BE-ja?

Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra nga 83% në 69% brenda gjashtë muajsh.

Analistët politikë, si Zllatko Vujoviq, theksojnë se mediat proserbe dhe presionet e vazhdueshme të politikanëve kroatë ndikojnë në rënien e besimit.

Mali i Zi konsiderohet si vendi më afër anëtarësimit në BE, me 7 kapituj të negociatave të mbyllur përkohësisht nga 33 gjithsej.

Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra brenda gjashtë muajsh për 14 për qind - nga 83% në 69%, treguan rezultatet e një studimi të publikuar në fillim të shtatorit, i cili u krye për nevojat e Komisionit Evropian.

Delegacioni i BE-së në Mal të Zi tha për Radion Evropa e Lirë se janë vënë re “disa luhatje”, të cilat mund t’i atribuohen një ndryshimi të lehtë në metodologjinë e pyetësorit.

“Pavarësisht rënies krahasuar me sondazhet e fundit në Mal të Zi, pjesa e qytetarëve që e mbështesin anëtarësimin në BE, mbetet katër herë më e madhe se ajo e atyre që janë kundër. Mendime të ndryshme dhe luhatje në opinionin publik, përfshirë edhe për çështjen e anëtarësimit në BE, janë të zakonshme në shoqëritë demokratike”, tha Delegacioni.

Ministria e Çështjeve Evropiane i tha Radios Evropa e Lirë se mbështetja e qytetarëve malazezë për anëtarësimin në BE, ka qenë për vite me radhë e lartë - midis 70 dhe 80 për qind.

Duke komentuar gjetjet e fundit të Eurobarometrit, Ministria e Çështjeve Evropiane këmbënguli se mbështetja e qytetarëve malazezë për anëtarësimin në BE mbetet e lartë.

“Dallimet në përqindje mes sondazheve të ndryshme ekzistojnë, por ato janë kryesisht rezultat i metodologjive të ndryshme të përdorura dhe duhet të interpretohen me kujdes”, thanë nga kjo ministri.

Ata shtuan se është veçanërisht inkurajuese që më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së e mbështesin zgjerimin dhe e shohin Malin e Zi si anëtar të ardhshëm.

Analisti politik në Podgoricë, Zllatko Vujoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se besimi prej 69% në BE mbetet i lartë.

Sa i përket rezultatit të mëparshëm prej 83%, ai vlerëson se ishte i ekzagjeruar.

“Shikoni vetëm partitë që bëjnë Qeverinë. Një pjesë e konsiderueshme, pothuajse gjysma e partive dhe mediat e tyre zhvillojnë fushatë të heshtur antievropiane”, thotë Vujoviq.

Trendi i besimit të qytetarëve të Malit të Zi në BE

Të dhënat e Eurobarometrit nga shtatori treguan rënien e parë më të madhe të besimit në BE, që nga fillimi i matjes së kësaj kategorie.

Në vitin 2013, mbështetja ishte 57 për qind, ndërsa vitet pasuese treguan një trend rritës, me disa luhatje të vogla.

Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në BE u rrit mbi 70 për qind pas vitit 2020 dhe deri në vitin 2025 arriti në 83 për qind.

Delegacioni i BE-së tha se kjo nuk është hera e parë që niveli i mbështetjes ndryshon, por se studimi i kryer për nevojat e Komisionit Evropian, në përgjithësi, tregon një “nivel inkurajues” të mbështetjes publike për anëtarësimin në BE.

Delegacioni shtoi se qëllimi është që përfitimet e anëtarësimit në BE të bëhen konkrete dhe të dukshme për qytetarët e vendeve partnere.

“Ne i ndjekim këto trende së bashku me autoritetet malazeze dhe do të vazhdojmë t’i komunikojmë përfitimet e zgjerimit me mesazhe të qarta dhe të qëndrueshme”, tha Delegacioni evropian.

Sipas sondazhit, nëse sot do të mbahej referendum, 64% e qytetarëve të Malit të Zi do të votonin për anëtarësimin në BE.

A mund të ndikojë pushteti në rënien e besimit ndaj BE-së?

Vujoviq pyet nëse rënia e besimit të qytetarëve të Malit të Zi ndaj BE-së reflekton trendin e ngjashëm që po ndodh në Serbi.

Atje, sipas Eurobarometrit, vetëm 37% e qytetarëve shprehin besim në BE.

“Pavarësisht se sa shumë negocion [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq me BE-në dhe dërgon sinjale se është për anëtarësim, mediat në Serbi - paralelisht - kanë zhvilluar një fushatë kundër BE-së. Pikërisht ato media të Vuçiqit, të cilat dominojnë edhe në Mal të Zi, po e vazhdojnë të njëjtën fushatë edhe këtu”, thotë Vujoviq.

Ai thotë se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është në kundërshtim me interesat e Beogradit.

“Nëse e dimë se Beogradi bën gjithçka për të penguar anëtarësimin e vendeve fqinje në BE para Serbisë, atëherë është krejtësisht logjike që eksponentët e tij në Mal të Zi të zhvillojnë një fushatë të ngjashme kundër BE-së. Ajo nuk është publike, por të gjitha mediat proserbe zhvillojnë një fushatë të heshtur antievropiane”, thotë Vujoviq.

Katër nga pesë televizionet me frekuencë kombëtare në Mal të Zi kanë pronarë nga Serbia. Përjashtim bën vetëm transmetuesi publik, i cili, megjithatë, ka një staf redaktues kryesisht proserb.

Mazhoranca qeverisëse në Mal të Zi përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Millojko Spajiq, partitë e ish-Frontit Demokratik prorus që bashkëpunojnë ngushtë me Vuçiqin, Demokratët proserbë, Partia Socialiste Popullore, si dhe partitë e pakicave kombëtare shqiptare dhe boshnjake.

Vujoviq shton se, edhe pse Qeveria e Malit të Zi po avancon në procesin e integrimeve evropiane, një pjesë e madhe e saj nuk ka orientim proevropian.

“Prandaj, nuk është çudi që një pjesë e votuesve do të jetë gjithnjë e më shumë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në BE”, thotë ai.

Reagime të rralla të Qeverisë malazeze ndaj rënies së besimit

Prioritet kryesor i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE, në mënyrë që gjatë vitit 2028 të pranohet në BE.

Deri tash janë mbyllur përkohësisht shtatë kapituj të negociatave nga gjithsej 33, ndërsa është paralajmëruar se deri në fund të vitit do të mbyllen edhe disa të tjerë.

Mali i Zi konsiderohet si vendi më afër anëtarësimit në BE krahas vendeve të tjera kandidate.

Megjithatë, përparimi po shoqërohet me rënie të përmbushjes së detyrimeve evropiane.

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, Qeveria përmbushi 92% të detyrimeve ndaj BE-së, ndërsa këtë vit përmbushja ra në 65%.

Për rënien e besimit në BE, një pjesë e pushtetit fajëson Kroacinë.

Nga Partia e Re Demokratike Serbe e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, vlerësojnë se një nga arsyet kryesore për rënien e mbështetjes është “qëndrimi i disa shteteve ndaj Malit të Zi”.

Sipas zyrtarit të lartë të partisë në koalicionin qeverisës, Jovan Vuçuroviq, shkak janë presionet e vazhdueshme të politikanëve kroatë.

“Zagrebi zyrtar nuk dëshiron marrëdhënie të mira, por gjithçka bën për të shantazhuar dhe poshtëruar Malin e Zi. Askush në Mal të Zi nuk ndihet rehat nga provokimet e tilla. Dhe nga Brukseli nuk ka asnjë reagim ndaj një sjelljeje të tillë”, thotë Vuçuroviq.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan në vitin 2024, pasi Kuvendi i Malit të Zi - me propozim të Frontit Demokratik të Mandiqit atëkohë dhe Demokratëve të zëvendëskryeministrit Alleksa Beçiq - miratoi rezolutën për gjenocidin në Jasenovac.

Kroacia, më pas, i shpalli udhëheqësit e këtyre partive persona të padëshirueshëm dhe, si anëtare e BE-së, e pengoi Malin e Zi të mbyllte kapitullin për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Në anketën e Eurobarometrit, të anketuarit përmendën korrupsionin e përhapur, krimin e organizuar dhe situatën ekonomike si pengesa kryesore për pranimin e Malit të Zi në BE./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë