BOTA

Pse po e kundërshtojnë pakistanezët operacionin e ri antiterror?

n.f Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 08:15
Pse po e kundërshtojnë pakistanezët operacionin e ri antiterror?
Foto ilustruese

PALESTINË- Sanaullah, biznesmen nga veriperëndimi i Pakistanit, kundërshton operacionin ushtarak që Islamabadi thotë se është thelbësor për të luftuar terrorizmin në shtet. Sanaullah, i cili u prezantua vetëm me emër, udhëheq organizatën lokale të tregtisë në qytezën Miran Shah, selisë administrative të Vazisitanin e Veriut – qark malor në veriperëndim të provincës Kiber Paktunkva, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Një ofensivë e mëhershme ushtarake për Sanaullahun u shndërrua në tragjedi personale. Në qershor të vitit 2014, kur ushtria pakistaneze nisi operacionin e quajtur “Zarb-e Azab” për të shënjestruar mijëra militantë që tha se po fshiheshin në Vaziristanin Verior, ai humbi dyqanin ushqimor dhe shtëpinë e tij.

“Ai nuk ishte operacion kundër terroristëve”, thotë Sanaullah. “Por, një skemë për të na i marrë bizneset tona, shtëpitë dhe gjësendet tona”.

Sanaullahut ende i kujtohet kur u kthye në Miran Shah në gusht të vitit 2014, dy muaj pasi ushtria e detyrojë atë dhe qindra mijëra banorë të Vaziristanin Verior që të shpërnguleshin në qarkun fqinj, Banu.

“Dyqani im dhe tregu ku gjendej u bënë rrafsh me tokë”, thotë ai. “Edhe shtëpia mu shkatërrua”.

Përderisa ushtria thotë se luftimet shkaktuan dëmet, banorët lokalë ende nuk e dinë nëse tregjet dhe shtëpitë e tyre u shkatërruan nga luftimet tokësore apo nga sulmet ajrore, apo thjesht u shkatërruan pasi u grabitën.

Tani, dhjetë vjet më vonë, Sanaullahu ka ngritur sërish biznesin e tij, por thotë se nuk ka qenë e lehtë. Qeveria i ka ofruar atij kompensim në vlerë prej 5.000 dollarësh për humbjet që ka pësuar, të cilat thotë se kalojnë shifrën prej 100.000 dollarësh.

“Ne nuk jemi mbështetës të terroristëve, por ne kemi frikë se operacioni i planifikuar vetëm do të na vjedhë sërish”, thotë ai.

Sanaullahu nuk është i vetmi që ka këtë shqetësim. Shumica e partive politike, afaristët, udhëheqësit fisnorë dhe aktivistët në Kiber Paktunkva janë kundër operacionit “Azm-e-Istehkam”, pasi Qeveria federale e miratoi atë më 22 qershor.

Që nga viti 2003, më shumë se 80.000 civilë, ushtarë dhe militantë janë vrarë gjatë sulmeve terroriste dhe operacioneve ushtarake kundër terrorizmit në mbarë Pakistanin. Banorët pashtunë etnikë të Kiber Paktunkvës përbëjnë numrin më të madh të të vrarëve dhe të plagosurve. Operacionet ushtarake po ashtu kanë detyruar mbi 6 milionë pashtunë të zhvendosen dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Qeveria provinciale në Kiber Paktunkva, që udhëhiqet nga partia opozitare Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI), po ashtu është kundër operacionit të ri ushtarak dhe ka punuar për të bërë bashkë udhëheqësit politikë dhe fisnorë në këtë kundërshtim.

Shumica e operacioneve antiterror në Pakistan, të zhvilluara mes viteve 2003-2014 ishin të lidhura me Luftën Botërore Kundër Terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Këto operacione vunë Uashingtonin dhe ushtrinë pakistaneze kundër Al-Kaidës dhe grupeve të tjera militante pakistaneze. Por, Islamabadi gjerësisht kurse talibanët afganë.

Në vend se të mbështesnin qëllimet kundër terrorizmit të SHBA-së, politikanët pakistanezë thanë se operacioni i fundit është pjesë e përpjekjeve të Islamabadit për të mbrojtur investimet kineze multimiliardëshe. Kur udhëheqësit e Pakistanit vizituan Kinën në qershor, Pekini përsëriti kërkesën e tij që Islamabadi të përmirësojë sigurinë për projektet kineze.

Më 2014, Pekini njoftoi për një projekt ambicioz që lidh rajonin e tij perëndimor të Ksinjangut me portin në Gvadar në jug të Pakistanit – që gjendet në Detin Arabik – si pjesë e nismës së tij, Brezi dhe Rruga.

Por, që nga viti 2018, shqetësimet e sigurisë, trazirat politike dhe ekonomia e paqëndrueshme kanë bllokuar nismën e investimeve në vlerë prej më shumë se 62 miliardë dollarësh, e njohur si Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC). Kina tani po kërkon siguri të plotë për dhjetëra mijëra punëtorë të saj përpara se të ringjallë projektin CPEC apo të zotohet për investime të reja në Pakistan.

Që nga viti 2004, Tehreek-e Taliban Pakistan (TTP), një grup radikal islamist i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni, Shteti Islamik-Korasan (IS-K) – krahu afgan i grupit ekstremist, Shteti Islamik – dhe separatistët sekularë të baluçëve etnikë kanë shënjestruar punëtorë kinezë, duke vrarë dhjetëra prej tyre. Në maj, një sulm vetëvrasës me bombë vrau pesë punëtorë kinezë në Kiber Paktunkva.

Alamzaib Khan Mehsud, aktivist politik në qarkun e Vaziristanit Jugor të Kiber Paktunkvës, thotë se banorët e provincës besojnë se operacionet antiterror të Islamabadit në thelb janë të orientuara drejt përfitimit dhe jo luftimit të terrorizmit.

Mehsud dhe kritikët e tjerë pretendojnë se qasja kundër terrorizmit e Islamabadit ishte përqendruar në sigurimin që shteti të vazhdojë të marrë ndihma në dollarë në këmbim të operacioneve antiterror, që sipas tyre, kanë dështuar të eliminojnë organizatat e mëdha militante. Pakistani ka pranuar më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ndihmë civile nga Uashingtoni në periudhën 2001-2021.

“Kohërat kanë ndryshuar, por qasja e Qeverisë kundër terrorizmit mbetet e njëjtë”, thotë ai. “Njerëzit janë të frikësuar se ofensiva e re nuk do të arrijë asgjë kundër militantëve, por vetëm do të dëmtojë civilët”.

Që nga viti 2018, aktivisti 33 vjeç vazhdimisht është arrestuar për shkak se ka protestuar kundër vrasjeve të paligjshme dhe zhdukjeve të dhunshme, në mes të fushatave pakistaneze kundër terrorizmit.

Më herët gjatë këtij viti, Alamzaib Khan Mehsud shoqëroi një delegacion të udhëheqësve fisnorë nga fisi i tij, Mehsud. Ky delegacioni udhëtoi për në kryeqytet, Islamabad, për të kërkuar kompensim për humbjet e shkaktuara nga operacionet ushtarake. Më 2009, një ofensivë e madhe ushtarake zhvendosi 500.0000 pjesëtarë të fisit Mehsud nga Vaziristani Jugor për gjashtë vjet.

“Ne po dëgjonim dhe zyrtarët e lartë premtuan se do të ndihmonin, por ndihma konkrete ka qenë e pakët”, thotë ai.

Kritikat e shumta detyruan zyrën e kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif, që të deklarojë se operacioni i ri nuk do të kërkojë zhvendosje masive të popullsisë, sepse do të realizohet përmes bastisjeve të vogla.

“Sipas informacioneve, [operacioni] Azm-e Istehkam do të mobilizojë më shumë operacionet e armatosura për të çrrënjosur ekstremizmin e dhunshëm në shtet me vendosmëri”, u tha në deklaratën e zyrës së kryeministrit që u lëshua më 22 qershor.

Më 1 korrik, ushtria pakistaneze tha se vrau nëntë “terroristë” në dy operacione të ndara në Kiber Paktunkva dhe ishte e “vendosur për të çrrënjosur terrorizmin nga shteti”.

Në Islamabad, Ihsanullah Tipu Mehsud, drejtor i lajmeve në Khorasan Diary – ueb-faqe që gjurmon grupet militante në Afganistan dhe Pakistan – tha se kundërshtimi i ofensivës është “i paprecedent”. Mehsud, i cili nuk është i lidhur me Alamzaib Khan Mehsud, thotë se shumë banorë të Kiber Paktunkvës janë traumatizuar nga operacionet e mëhershme ushtarake.

“Ka mungesë të theksuar të besimit mes njerëzve dhe Qeverisë lidhur me operacionet antiterror”, thotë ai. “Civilët pësuan dëme të mëdha, por militantët shpëtuan gjithmonë dhe u rikthyen”.

Në Miran Shah, biznesmeni Sanaullah thotë se banorët e Vaziristanit Verior nuk do të lejojnë që në atdheun e tyre të zhvillohet edhe një operacion ushtarak.

“Do të duhet të na vrasin para se të kryejnë një operacion tjetër ndaj nesh”, thotë ai./ REL

palestine operacion antiterror

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë