BOTA

Putin: Manovra ukrainase në Kursk është taktikë shpërqendrimi

n.f Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 22:45
Putin: Manovra ukrainase në Kursk është taktikë
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se manovra ukrainase në rajonin e Kurskut është përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen ndaj ofensivës së Moskës në rajonin e Donbasit, në pjesën lindore të Ukrainës dhe që në të ardhmen të përmirësojë pozitat e saj në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Putin tha se Kievi, duke sulmuar rajonin e Kurskut në pjesën jugperëndimore të Rusisë, mbase ka bërë përpjekje të destabilizojë jetën e përditshme në Rusi, por ka dështuar. Ai tha se numri i vullnetarëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse është rritur dhe u zotua se Rusia do t’i përmbushë synimet e saj ushtarake.

“Humbjet në radhët e forcave të armatosura ukrainase po shtohen në mënyrë dramatike, përfshirë në mesin e njësive më të përgatitura për luftë, njësi që armiku po i dërgon në kufirin tonë”, deklaroi zoti Putin gjatë një takimi të transmetuar në media me zyrtarët më të lartë të sigurisë dhe guvernatorët rajonalë.

“Armiku gjithsesi se do të marrë një kundërpërgjigje të merituar dhe të gjitha objektivat tona, pa dyshim do të arrihen,” deklaroi ai.

Pjesa më e madhe e Rusisë ishte kryesisht e pandikuar nga pasojat e drejtpërdrejta të sulmit rus ndaj Ukrainës gjatë këtyre dy vitesh e gjysmë lufte, por të hënën zyrtarët rusë u bënë thirrje më shumë banorëve nga rajoni i Kurskut të evakuoheshin për shkak të “gjendjes shumë të tensionuar” në atë zonë. Forcat ruse ende po bëjnë përpjekje për t’u kundërpërgjigjur sulmit të befasishëm ukrainas gati një javë pas luftimeve intensive.

Autoritetet ruse të emergjencave thanë se mbi 100,000 banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre pasi trupat ukrainase dhe automjetet e blinduara kaluan kufirin më 6 gusht, duke depërtuar rreth 30 kilometra në brendësi të Rusisë, sipas njoftimeve. Ishte sulmi më i madh në tokën ruse që prej Luftës së Dytë Botërore.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit, që është ngjitur me rajonin e Kurskut, po ashtu njoftoi për evakuimin e njerëzve nga një distrikt në afërsi të kufirit ukrainas, duke e përshkruar gjendjen në mëngjesin e së hënës si “alarmuese”, por pa dhënë detaje.

Forcat ukrainase u futën me shpejtësi në qytetin Sudzha, rreth 10 kilometra përtej kufirit, pas sulmit. Sipas raporteve, ato ende vazhdojnë të mbajnë nën kontroll pjesën perëndimore të qytetit, që është zonë e rëndësishme kalimi e gazit natyror.

Operacioni ukrainas po zhvillohet nën masa të rrepta dhe qëllimet e tij – sidomos nëse forcat e Kievit kanë për qëllim të marrin territor nën kontroll apo po kryejnë operacione të befasishme – mbesin të paqarta. Qeveria e Kievit, përfshirë President Volodymyr Zelenskyy, kanë bërë komente të pakta rreth sulmit. Sulmi që befasoi forcat e Kremlinit vjen në një kohë kur Rusia po vazhdon përpjekjet për të vendosur përparësi në pjesën lindore të Ukrainës.

Sulmi i Ukrainës në brendësi të Rusisë u dha goditje përpjekjeve të zotit Putin për të pretenduar se jeta në Rusi ka mbetur pothuajse e pandikuar nga lufta. Propaganda shtetërore u mundua ta minimizojë sulmin, duke vënë në pah përpjekjet e autoriteteve për t’i ndihmuar banorët e rajonit dhe duke synuar të tërheqë vëmendjen nga dështimi i ushtrisë që të përgatitet për sulmin dhe për të zmbrapsur atë shpejt.

Banorët e Kurskut regjistruan video ku u ankuan se janë detyruar të braktisin rajonin kufitar, duke lënë pas gjërat e tyre dhe duke i bërë thirrje zotit Putin për t’iu ardhur në ndihmë. Por media shtetërore ruse ka censuruar çfarëdo shprehje të pakënaqësisë.

Megjithatë, gjenerali në pension Andrei Gurulev, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit rus, kritikoi ushtrinë se ka dështuar për të mbrojtur kufirin. Ai tha se ndonëse ushtria ka vendosur mina përgjatë zonës kufitare, ajo nuk ka vendosur trupa të mjaftueshme për të bllokuar sulmet e armikut.

“Fatkeqësisht, grupi i forcave që po mbronin kufirin nuk i kishin pajisjet e tyre të zbulimit,” tha ai në një kanal të tij të një platforme sociale. “Askujt nuk i pëlqen të shohë të vërtetën në raporte, të gjithë duan që të dëgjojnë se gjithçka është në rregull.”

Analisti Pasi Paroinen pranë agjencisë së zbulimit të bazuar në burime publike me seli në Finlandë ‘Black Bird Group’, që vëzhgon luftën, tha se faza më e vështirë e sulmit të Ukrainës me gjasa do të fillojë tani që rezervat ruse hyjnë në luftime.

Ai tha se “nëse ukrainasit avancojnë më shumë se nga pika ku ndodhen tani, do të zhvillohet një betejë e vështirë, shumë më ndryshe se momentet e para të kësaj ofensive.”

Përparimi i Ukrainës në brendësi të territorit rus “po sfidon supozimet vepruese dhe strategjike” të forcave të Kremlinit, sipas një vlerësimi të publikuar të dielën mbrëma nga Instituti për Studimin e Luftës, me seli në Uashington. Ky vlerësim i përshkroi forcat ruse të cilat iu përgjigjën sulmin si “të mbledhura me nxitim dhe të paorganizuara”./VOA

putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë