BOTA

Putin në Korenë e Veriut, Kim Jong Un ofron mbështetje të plotë për Rusinë në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 09:01
Putin në Korenë e Veriut, Kim Jong Un ofron mbështetje të
Takimi

KORE E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka premtuar mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Phenian më 19 qershor. Takimi mes dy udhëheqësve synon zgjerimin e bashkëpunimit të shtetit të tyre në fushën e ekonomisë dhe atë ushtarake dhe shfaq një front të bashkuar kundër Uashingtonit.

Putin falënderoi Kimin për mbështetjen dhe tha se dy shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit teksa dy vendet “luftojnë kundër politikave imperialiste hegjemonie të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tij kundër Federatës Ruse”.

Vizita e Putinit në Korenë e Veriut po realizohet në kohën kur janë rritur shqetësimet për një marrëveshje të armëve, përmes së cilës Koreja e Veriut i ofron Rusisë municionet që i duhen për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transfereve të teknologjisë që mund të rrisin kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe i raketave të Phenianit.

Sipas mediave ruse, TASS dhe RIA Novosti, Putin tha se “një dokument i ri thelbësor do të krijojë bazën për lidhjet tona në terma afatgjatë”. Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra ekonomike të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për shkak të programit të raketave dhe armëve bërthamore të Phenianit. Po ashtu, Rusia po përballet me sanksione që ka vendosur Uashingtoni dhe partnerët e tij perëndimorë për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.

Kim tha po ashtu se raportet mes Moskës dhe Phenianit janë në një nivel të ri më të lartë, përtej raporteve që shtetet kanë pasur gjatë kohës sovjetike. Lideri verikorean po ashtu tha se shpreson se “miqësia mes dy shteteve do të bëhet më monolitike”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi.

Putin, që po realizon vizitën e parë në Korenë e Veriut në 24 vjet, falënderoi këtë shtet për “mbështetjen e pandryshueshme ndaj politikave ruse, përfshirë edhe në drejtimin ukrainas”.

Kim, sipas mediave ruse, citohet të ketë thënë se shteti i tij “mbështet plotësisht dhe është në solidaritet me Qeverinë ruse, ushtrinë dhe popullin që po kryen ‘operacionin e posaçëm ushtarak’ në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë dhe integritetin territorial”.

Megjithatë, ende është e paqartë se si mund të duhet mbështetje e Koresë së Veriut për Rusinë. Ai po ashtu lavdëroi “rolin e rëndësishëm [të Rusisë] dhe misionin për të ruajtur stabilitetin strategjik dhe balancën në botë”.

“Situata në botë po përkeqësohet dhe po ndryshon me shpejtësi. Në këtë situatë ne synojmë të forcojmë ndërveprimin strategjik me Rusinë”, tha ai.

Para takimit, Kim mirëpriti Putinin përmes një ceremonie në sheshin kryesor të Phenianit, teksa turma të mëdha njerëzish dolën në rrugë për të mirëpritur Putinin, duke valëvitur flamuj të të dyja shteteve. Në këtë vizitë, Putin po shoqërohet nga disa zyrtarë të lartë rusë, përfshirë zëvendëskryeministrin Denis Mantrurov, ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov dhe atë të Jashtëm, Sergey Lavrov.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Veriun se po i ofron Rusisë artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake që Moska t’i përdorë në Ukrainë, në këmbim të ofrimit të teknologjisë ushtarake. Si Pheniani, ashtu edhe Moska kanë mohuar akuzat. Transfere të tilla armëve do të përbënin shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat më herët Rusia i ka mbështetur.

Marre nga REL

korea e veriut rusia putin kim jong un

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë