BOTA

Putini akuzon Ukrainën për ndërhyrje brenda Rusisë, duke e quajtur "provokim në shkallë të gjerë"

I.A Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 22:41
Putini akuzon Ukrainën për ndërhyrje brenda Rusisë, duke e
Sulmi

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën një sulm brenda territorit rus nga trupat ukrainase në rajonin jugperëndimor të Kurskut si një "provokim në shkallë të gjerë". Moska njoftoi se po lufton kundër bastisjeve ndërkufitare për dy ditë. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Presidenti Putin u takua me zyrtarët e tij të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë për të diskutuar atë që ai i quajti "goditje pa kriter me granata ndaj ndërtesave civile, shtëpive të banimit, ambulancave, me lloje të ndryshme armësh". Ai udhëzoi kabinetin për të koordinuar ndihmat për rajonin e Kurskut. Luftimet po zhvillohen rreth 500 kilometra larg Moskës.

Shefi i shtabit të ushtrisë ruse Valery Gerasimov i tha Presidentit Putin në takimin virtual se rreth 100 ushtarë ukrainas ishin vrarë në betejë dhe më shumë se 200 u plagosën, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ndërkohë goditjet me granata nga Ukraina, shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosën 24 të tjerë, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Të dhënat ruse nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Përgjatë tre viteve të luftës në Ukrainë, lajmet e rreme dhe propaganda kanë luajtur një rol qendror.

Kreu i qarkut ku po zhvillohen luftimet u bëri thirrje banorëve të dhurojnë gjak për shkak të luftimeve të ashpra. "Në 24 orët e fundit, rajoni ynë ka rezistuar heroikisht ndaj sulmeve nga luftëtarët ukrainas", tha në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve 'Telegram' guvernatori në detyrë Alexei Smirnov, duke shtuar se të gjitha shërbimet e urgjencës ishin në gatishmëri të lartë.

Zoti Smirnov tha se autoritetet kishin evakuuar më shumë se 200 njerëz nga zonat nën goditje me granata, ndërsa disa mijëra të tjerë u larguan me automjetet e tyre.

Nëse konfirmohet, sulmi ndërkufitar do të ishte ndër më të mëdhenjtë e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022 dhe i paprecedentë kur bëhet fjalë për dërgimin e njësive ushtarake ukrainase.

Qëllimi i Kievit mund të jetë tërheqja e ushtrisë ruse në zonë, gjë që mund të dobësonte operacionet sulmuese të Moskës në disa pjesë të rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës. Në Donetsk, forcat ruse kanë shtuar sulmet dhe po përparojnë gradualisht.

Këto sulme ukrainase megjithatë mund të rrezikojnë shtrirjen e trupave ukrainase më tej përgjatë vijës së frontit, e cila është më shumë se 1,000 kilometra e gjatë.

Nëse Rusia do të angazhonte rezerva për të stabilizuar frontin e ri, duke pasur parasysh fuqinë e saj të madhe njerëzore dhe numrin relativisht të vogël të forcave ukrainase të përfshira në operacion, sulmet ukrainase ka të ngjarë të kenë pak ndikim afatgjatë.

Megjithatë, operacioni mund të rrisë moralin ukrainas në një kohë kur forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra ruse dhe pritet të përballen me më shumë sulme të tjera në javët e ardhshme.

Forcat ruse kanë zmbrapsur me shpejtësi sulmet e mëparshme ndërkufitare.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se deri në 300 trupa ukrainase, të mbështetur nga 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, kishin kaluar në Rusi dhe kishin pësuar humbje të mëdha.

Ajo tha të mërkurën se trupat ushtarake ruse “vazhduan të shkatërronin njësitë ushtarake ukrainase në zonat përgjatë kufirit në rajonin e Kurskut”.

Ministria tha se forcat ruse të mbështetura nga artileri dhe avionë luftarakë “nuk e lejuan armikun të avanconte më thellë në territorin e Federatës Ruse”.

Vëzhguesit e pavarur të zhvillimeve në rajon nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë pretendimet ruse. Instituti për Studimin e Luftës me bazë në Shtetet e Bashkuara nuk mundi të verifikonte nëse automjetet e blinduara të dëmtuara dhe të braktisura të shfaqura në një video që tregon lokacionin 7 kilometra në veri të kufirit në rajonin e Kurskit, ishin ukrainase.

Grupi i ekspertëve hodhi gjithashtu dyshime mbi videon e shpërndarë nga blogerët ushtarakë rusë që pretendonin se tregonin pasojat e bastisjeve ukrainase. Shumica e dëmeve të paraqitura “duket se janë rezultat i goditjes rutinë me granata nga Ukraina dhe nuk tregojnë se ka pasur aktivitet tokësor në zonë”, tha Instituti në raportin e përditshëm.

Përgjegjësia për ndërhyrjet tokësore të mëparshme në rajonet e Belgorodit dhe Bryansk-ut të Rusisë ka qenë e turbullt. Janë dy grupe që kanë marrë pëgjegjësinë për sulmet e mëparshme: Korpusi Vullnetar Rus dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë, të cilët përbëhen nga shtetas rusë dhe kanë luftuar përkrah forcave ukrainase.

Disa blogerë rusë të luftës, të cilët kanë dëshmuar njohuri për luftën, thanë se në Kursk, ndërhyrja tokësore po bëhej nga ushtarët ukrainas.

Rybar, një kanal në aplikacionin 'Telegram' i drejtuar nga Mikhail Zvinchuk, një ish oficer shtypi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, tha se trupat ukrainase kishin marrë nën kontroll tre vendbanime në rajon dhe vazhduan të luftojnë më thellë brenda territorit rus.

Një tjetër blog ushtarak pro-Kremlinit, 'Two Majors', pretendonte se trupat ukrainase kishin avancuar deri në 15 kilometra në rajon.

Asnjë pretendim nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Kufiri i rajonit të Kurskut me Ukrainën është 245 kilometra i gjatë, duke bërë të mundur që grupet diversante të nisin ndërhyrje të shpejta dhe të kapin disa terrene përpara se Rusia të vendosë përforcime.

vladimir putin valery gerasimov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë