
GJERMANI- Një mjek gjerman dyshohet se vrau katër pacientë në shtëpitë e tyre përpara se tu vinte flakën pronave të tyre për të mbuluar gjurmët. 39-vjeçari, i cili thuhet se punonte në ekipin e kujdesit paliativ të një shërbimi infermieror në Berlin, u arrestua të martën me akuza për vrasje dhe zjarrvënie, sipas një deklarate të përbashkët nga policia dhe zyra e prokurorisë lokale.
Mjeku dyshohet se ka vrarë katër gra të moshuara që ishin në kujdesin e shërbimit infermieror midis 11 qershorit dhe 24 korrikut, por policia ende nuk ka përcaktuar se si kanë vdekur saktësisht këta pacientë të moshës 72-94 vjeç. Për të mbuluar gjurmët e tij, burri i vuri zjarrin shtëpive të grave dhe, në një rast, madje thirri një nga të afërmit e viktimave dhe gënjeu se gruaja nuk reagonte për të fshehur vrasjen kur zjarri në banesën e saj u shua vetë.
Shërbimet e urgjencës të thirrura për të shuar zjarrin rreth orës 12:30 fillimisht arritën ta ringjallën gruan, por më pas ajo vdiq në spital. Tre banorë të tjerë në pallat kanë pësuar lëndime të lehta nga zjarri. Rasti i dytë i dyshuar i vrasjes nga pakujdesia ndodhi gati një muaj më vonë, më 8 korrik, vetëm disa milje larg. Prokurorët besojnë se mjeku vrau një grua 76-vjeçare, gjithashtu banuese në Neukoelln, dhe tentoi të vinte zjarrin, i cili u shua vetë.
Më pas ai ka tentuar të mbulojë vrasjen duke telefonuar një të afërm të viktimës. Ai u tha atyre se po qëndronte para banesës së saj dhe se askush nuk po i përgjigjej duke i rënë ziles. Më 15 korrik, vetëm një javë më vonë, policia beson se vrasësi i dyshuar serial goditi sërish, kur një grua 94-vjeçare vdiq në banesën e saj, ndërsa kuzhinës së saj iu vu zjarri në të njëjtin lagje të Berlinit me gruan një javë më parë.
Viktima e katërt, 72 vjeç, u vra dhe shtëpisë së saj në një ndërtesë apartamentesh iu vu zjarri në lagjen Plaenterwald ngjitur me Neukoelln rreth mesditës së 24 korrikut. Një fqinj vuri re tym që dilte nga banesa e gruas dhe lajmëroi shërbimin lokal të zjarrfikësve në orën 13:15, të cilët e gjetën të vdekur. Zyra e prokurorit publik të Berlinit ka akuzuar vrasësin e dyshuar serial për katër raste të vrasjes nga pakujdesia, tre raste të tentativës për zjarrvënie veçanërisht të rëndë dhe një rast për zjarrvënie të përfunduar. Hetimi është në vazhdim.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
7 Gusht18:30
E rëndë në Greqi/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe
GREQI- Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe. ...
I.A
BOTA
7 Gusht18:26
Fitoi zgjedhjet ne 2023/ Gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare në Tajlandë
TAJLANDË- Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive 'Ecni Përpara', e cila fitoi zgjed...
E.D
BOTA
7 Gusht18:02
Shmanget tragjedia/ Po udhëtonin me varkë në det, shpëtohen 75 emigrantë në Greqi
GREQI- Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fun...
E.D
BOTA
7 Gusht17:46
Tërmeti me magnitudë 5.2 godet Kaliforninë Jugore, regjistrohen edhe mbi 50 pasgoditje
KALIFORNI- Kalifornia është goditur sërish nga një tërmet tjetër. Tërmeti me magnitudë 5.2 afër Bakersfield ...
E.D
BOTA
7 Gusht17:20
FOTO/ Shembet hoteli në Gjermani, humbin jetën dy persona, tre të tjerë nën rrënoja
GJERMANI- Një hotel në Gjermani është shembur, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë mbe...
S.B
BOTA
7 Gusht17:17
Sherr me thika në Kosovë, humb jetën nga plagët 57-vjeçari
foto ilustruese
KOSOVË- Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Lipjan të Kosovës. Mësohet se ngjarja ndo...
E.D
BOTA
7 Gusht17:05
Elon Musk padit disa kompani të mëdha për “bojkot” ndaj rrjetit social X
SHBA- Platforma e mediave sociale X e Elon Musk ka paditur një grup reklamuesish dhe kompanish të mëdha, duke i akuzuar se janë dakor...
E.D
BOTA
7 Gusht16:29
Protesat në Mitrovicën e Veriut/ Reagon Kurti: Ftoj serbët në bashkëbisedim për hapjen e Urës së Ibrit
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për protestën e sotme në Mitrovicën e Veriut kundër hapjes së...
E.D
BOTA
7 Gusht15:19
Zgjedhjet në SHBA/ Walz para elektoratit demokrat: Mezi pres të debatoj me JD Vance
SHBA- Kandidajta demokrate, Kamala Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, Tim Walz, dolën ditën e sotme për herë t&eum...
n.f
BOTA
7 Gusht14:58
Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie
Foto ilustruese
GJERMANI- Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes t&...