
SERRBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd. Vuçiç tha se takim kishte rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Ai po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për festën e Sretenjës, e cila mbahet më 15 shkurt. Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb. Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së Republikës Sërpska, të cilat duhet të festohen së bashku.
Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Millorad Dodik është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pretendimet e tij për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës.
Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.
millorad dodik aleksander vucic
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
4 Shkurt14:09
Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, qëllohen pesë persona
SUEDI- Të shtënat me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Suedi, konkretisht në qytetin Örebro. Med...
BOTA
4 Shkurt13:54
VIDEO/ John Duffy bëhet viral, Sekretari i Transportit i Trump kërcen gjysmë i zhveshur në një reality show
SHBA- Sekretari i Transportit i SHBA-së, John Duffy, i cili dikur kishte marrë pjesë në reality show MTV ka shkaktuar buj&e...
BOTA
4 Shkurt12:42
Presidenti i përkohshëm i Sirisë viziton Turqinë, në fokus rimëkëmbja dhe siguria
TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan dhe presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, do të zhvillojnë sot pasdite një takim ...
E.D
BOTA
4 Shkurt12:30
Industria e Naftës e Serbisë kërkon nga SHBA-ja shtyrjen e sanksioneve
SERBI- Industria e Naftës e Serbisë (NIS), ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Departamentin për Kontrollin e Pasurive ...
b.z
BOTA
4 Shkurt11:03
Tarifat doganare të Trump për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika/ DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në!
Shefja e politikës së jashtme të BE-së
GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-s&eum...
b.z
BOTA
4 Shkurt10:55
Analiza/ Tarifat doganore të SHBA-së trembin investitorët dhe ushqejnë inflacionin
Donald Trump
SHBA - Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën ...
b.z
BOTA
4 Shkurt07:50
Trump shtyn tarifat e Meksikës dhe Kanadasë për të negociuar masat e sigurisë kufitare, ekspertët: Mund të dëmtonin rritjen ekonomike!
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksik&e...
b.z
BOTA
4 Shkurt07:38
"Pres të shoh punën e vështirë të luftëtarëve"/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, viziton kufirin jugor të vendit
Takimi
SHBA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shte...
r.ll
BOTA
3 Shkurt21:45
Djali i Donald Trump gjuan specie të rralla në një zonë të mbrojtur në Venecia, çështja shkon në parlamentin e Italisë! Mediat italiane publikojnë pamjet
donald trump
ITALI- Një video që tregon djalin e presidentit amerikan Donald Trump duke gjuajtur rosa në një zonë të mbrojtur...