BOTA

Qeveria e re Gjermane/ DW: Merz shpall emrat e zgjedhur për kabinetin gjerman!

E.D Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 17:55

Qeveria e re Gjermane/ DW: Merz shpall emrat e zgjedhur për kabinetin

GJERMANI- CDU e CSU kanë njoftuar emrat e qeverisë së re. Johann Wadephul është Ministri i ri i Jashtëm – i pari kristjandemokrat në këtë post në pothuajse 60 vjet. Kabineti përmban si ekspertë, ashtu edhe politikanë të karrierës.

Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) ka emëruar ministrat që do të jenë pjesë e kabinetit të kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz.

Johann Wadephul, një aleat i ngushtë i Merz, do të jetë Ministri i ri i Jashtëm.

Katherina Reiche, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Energjisë, do të bëhet Ministre e Ekonomisë.

Partia simotër e CDU-së, Bashkimi Kristian Social (CSU), ka emëruar Alexander Dobrindt-in si Ministër të Brendshëm.

Poste të tjera u takojnë Socialdemokratëve (SPD), partnerëve të koalicionit.

Merz: Evropa "e kërcënuar” nga lufta, besimi i gjermanëve në demokraci "i tronditur”

Kancelari i ardhshëm gjerman,Friedrich Merz, tha të hënën se Evropa është e kërcënuar nga agresioni rus jashtë vendit dhe nga rënia e besimit në demokraci brenda vendit.

"Besimi në demokraci në vendin tonë nuk është dobësuar kaq shumë (ndonjëherë) që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore", tha ai në një kongres të partisë CDU në Berlin, ku delegatët mbështetën një marrëveshje koalicioni të arritur me SPD-në.

Duke parë përtej Gjermanisë, Merzi tha se Evropa në tërësi ishte "e kërcënuar nga jashtë nga një luftë imperialiste dhe autoritare në Lindje dhe nga qytetarë të frikësuar, të pasigurt dhe ndonjëherë të radikalizuar në vend".

Gjermania dhe Evropa do ta mbështesin Kievin

Friedrich Merz deklaroi se nuk do të tolerojë një "paqe të diktuar" të imponuar ndaj Ukrainës ka këmbëngulur që Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë ta mbështesin Kievin.

Pas takimit të shkurtër midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Vatikan të shtunën, Merz u shpreh se bisedimet mund të "jenë ndoshta fillimi i një procesi serioz paqeje, që ia vlen ta mbajë këtë emër".

Në të njëjtën kohë, kancelari i ardhshëm shpalli një rol udhëheqës të Gjermanisë në Bashkimin Evropian. Pasiguria në BE duhet të kapërcehet, tha ai.

Në fjalimin e tij para delegatëve në Berlin, Merz premtoi më tej një ndryshim në politikë në fusha të tilla si politika ekonomike, e migracionit, e jashtme dhe e sigurisë. CDU/CSU dhe SPD donin të formonin një "koalicion funksional" që do të qeveriste në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive. "Në politikën ekonomike, politikën e imigracionit, politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, ne do të jemi në gjendje të përmbushim shumë nga premtimet që kemi bërë", tha ai.

Në kongresin e vogël të CDU-së në Berlin, delegatët votuan në favor të marrëveshjes prej 144 faqesh të titulluar "Përgjegjësia për Gjermaninë". Kryetari i takimit, Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, foli për një "shumicë dërrmuese" midis 150 delegatëve, që e mbështetën marrëveshjen.

Kur do t'i shpallë SPD-ja ministrat e saj?

Jo të gjithë ministrat e kabinetit në qeverinë e re gjermane i përkasin bllokut konservator CDU-CSU të Friedrich Merz-it; disa do të jenë nga radhët e partnerit të vogël të koalicionit, Socialdemokratët (SPD).

Më i spikaturi prej tyre pritet të jetë Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili duket se do të vazhdojë në rolin e tij aktual. Por socialdemokratët do ta shpallin zyrtarisht pjesën tjetër të qeverisë të hënën e ardhshme, pasi 358.000 anëtarët e partisë të kenë ratifikuar marrëveshjen e koalicionit.

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, tha të hënën në Berlin se partia po e analizonte nga afër marrëveshjen prej 144 faqesh, të titulluar "Përgjegjësia për Gjermaninë”, por tha se nuk kishte vënë re shumë "eufori”.

Ai pranoi se "në një ose dy vende" ishte shprehur njëfarë "mosbesimi ndaj partnerit të ardhshëm të koalicionit."

Si vlerësohen zgjedhjet e Merz-it për qeverinë e re gjermane?

Redaktorja politike e DW, Michaela Kuefner, mendon se në kontekstin e politikës gjermane, vendosja e ekspertizës mbi logjikën politike partiake mund të konsiderohet pothuajse revolucionare.

Friedrich Merz-it premtoi një kabinet ekspertësh. Rezultati është një përzierje ekspertësh dhe aleatësh të besuar.

Ministri i ri i Jashtëm, Johann Wadephul, është një ekspert konservator i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, i cili ishte pranë Merzit kur ai vizitoi Ukrainën dhe mori pjesë takime, në të cilat vetë Merzi nuk mundi të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zgjedhja e Thorsten Frei-t si shef i kabinetit konsiderohej e sigurtë, pasi ai kishte punuar ngushtë me Merzin në grupin parlamentar të partisë për vite me radhë.

Por Merzi ka treguar gjithashtu gatishmëri për t'u hyrë rreziqeve politike, kur bëhet fjalë për pozicione të lidhura me ekonominë.

Ministrja e tij e re e Tregtisë është Katherina Reiche, një yll biznesi në ngritje në pozicionin e saj të mëparshëm si drejtoreshë ekzekutive e kompanisë energjetike Westenergie.

Një tjetër ish-drejtor ekzekutiv do të jetë përgjegjës për drejtimin e Ministrisë së re të Digjitalizimit dhe Modernizimit: menaxheri i lartë 55-vjeçar Karsten Wildberger do të largohet nga gjigantët e tregtisë elektronike Saturn dhe Media Markt për të marrë përsipër rolin e ri.

Merz nuk premtoi kurrë barazi gjinore, por me katër meshkuj dhe tre femra, ai gjithashtu ka shmangur përshkallëzimin e kritikave se e rrethon veten vetëm me meshkuj si këshilltarë të ngushtë.

Çështja më e rëndësishme që shtrohet është tani është se sa shpejt mund të vërë Merzi në punë kabinetin e tij./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë