Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
MAQEDONI E VERIUT- VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i katër partive politike shqiptare, VLEN, thonë se kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.
Bazuar në prononcimet e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së, marrëveshja do të bëhet e ditur pas konstituimit të Kuvendit të ri, më 28 maj. Pas mbledhjes së Kuvendit, kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski, në afat prej 10 ditësh duhet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re nga presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova.
“Bisedimet janë në një fazë të avancuar, por ende nuk kemi marrëveshje finale dhe derisa nuk e kemi një gjë të tillë, nuk do të mund të japim detaje. Bisedimet po zhvillohen për të gjitha çështjet, ndarjen e resorëve, por mbi të gjitha, për kuadrot që duhet të jenë të pranueshëm dhe të gatshëm të punojnë mbi parimet bazë të punës së Qeverisë së re”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Detaje nuk kanë dhënë as partitë politike shqiptare duke ia lënë këtë kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Jozyrtarisht bëhet e ditur se partitë shqiptare që tani janë në opozitë, në Qeverinë e re do të drejtojnë gjashtë ministri; shëndetësinë, ekonominë, ambientin jetësor, sistemin politik, punën dhe politikën sociale, një ministër parësor, si dhe një zëvendëskryeministër. Pjesë e bisedimeve është edhe Sekretariati për Çështjeve Evropiane.
Partitë shqiptare në Qeverinë e re, siç bëhet e ditur, do të kenë edhe gjashtë zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit, atë të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Arben Taravari nga koalicioni VLEN nuk i ka hedhur poshtë këto të dhëna që tashmë përmenden në media dhe në opinionin e gjerë.
“Mund të them se 95 për qind e zgjidhjeve kadrovike, për të cilat kemi rënë dakord tanimë, janë rrotulluar (raportuar) nëpër media. Besoj se këtyre ditëve do të bëhen publike pasi ajo [VMRO DPMNE-ja] synon të ketë mbi 80 vota në shumicën e re qeveritare, kështu që fjala përfundimtare është te mandatari i ardhshëm”, ka thënë Taravari.
Në rast se bisedimet mbyllen me sukses, këto tri subjekte politike do të kenë një shumicë parlamentare prej 78 deputetësh, por VMRO DPMNE-ja synon numrin prej 83 deputetëve apo dy të tretat për t’i miratuar ligjet që kërkojnë këtë shumicë të votave.
Partitë shqiptare, bazuar në prononcimet e tyre, do të udhëheqin edhe me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që pritet të konstituohet të martën, më 28 maj. Në këtë pozitë pritet të emërohet Afrim Gashi nga parti Alternativa, që është pjesë e koalicionit VLEN.
Gashi në një prononcim për mediat nuk e ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se “me rëndësi është që shqiptarët do të vazhdojnë të kryejnë një nga tri funksionet më të rëndësishme në shtet”, që nënkupton se kryetar i Kuvendit do të zgjidhet një shqiptar. Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.
Marrë nga REL
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi k...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit, Millosheviçit, Karaxhi...
BELGJIKË- Ministrja belge e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Caroline Gennez tha se Autoriteti Palestinez meriton mbështetje për zhvillimin e ...
Gordon Black RUSI- Rreshteri i ushtrisë amerikane, Gordon Black - i cili u arrestua në qytetin Vladivostok në fillim të majit nën ...
Vuçiç KOSOVË- Këshilltarja shkencore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner është shpre...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrai...
pamje nga sulmi GAZA- Një sulm ajror izraelit shkaktoi një zjarr masiv duke vrarë 45 njerëz në qytetin Rafah të Gazës r...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare ...
Foto ilustruese KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Asambleja Parlamentare e NATO-s SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit...