BOTA

Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 08:19
Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma

Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar.

Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD  ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. "Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt", paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.

Steffen Bilger,  i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: "Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër".

Së pari konsultimet, pastaj vendimet

Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.

Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind - për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.

Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. "Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur  nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite," theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.

Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një "vjeshtë reformash".

Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. "Vjeshta e reformave" do të "pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma".

Jo më shumë debate

Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.

Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.

CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë