BOTA

Shpërthimi i Nord-Stream/ Arrestohet një tjetër i dyshuar

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 08:05
Shpërthimi i Nord-Stream/ Arrestohet një tjetër i dyshuar

Tre vjet pas sulmit ndaj linjës gazsjellëse Nord-Stream në Detin Baltik u arrestua një i dyshuar i dytë në Poloni. Sipas të dhënavve të avokatit të të pandehurit bëhet fjalë për ukrainasin Volodymyr Z. Ndalimi i tij u realizua të martën në mëngjes (30.09.2025) në një zonë periferike të Varshavës. Një zëdhënës i Prokurorisë konirmoi arrestimin në Pruskov, pa e përmendur emrin e të pandehurit dhe deklaroi, se ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest në nivel ndërkombëtar.

Prokuroria Federale e Gjermanisë vë në dukje, se personi i ndaluar është një zhytës i kualifikuar. Ai bënte pjesë në një grup personash, të cilët në shtator 2022 vendosën lëndë shpërthyese në linjën gazsjellëse Nord Stream 1 dhe 2. I pandehuri ka marrë pjesë në zhytjet e nevojshme, ve në dukje Prokuroria Federale në Karlsruhe. Ai akuzohet për bashkëveprim në realizimin e shpërthimit me lëndë eksplozive si dhe për sabotim antikushtetues.

Në gusht të këtij viti Prokuroria Federale realizoi arrestimin në Itali të një tjetër ukrainasi të dyshuar për bashkëveprim për shpërthimin në Nordstream. Sipas hetuesve i pandehuri Serhij K. është një ndër organizatorët e aksionit të sabotimit. Në mes të shtatorit një gjykatë italiane vendosi ekstradimin e tij në Gjermani. I pandehuri K. i hedh poshtë akuzat duke vazhduar të mbrohet juridikisht kundër arrestimit.

Shpërthimet tre vjet më parë në Bornholm

Sulmi ndaj gazsjellësit Nord-Stream tërhoqi vëmendjen në mbarë botën. Disa shpërthime dëmtuan gjithsej katër tubacione gazi aq rëndë, sa ato dolën jashtë përdorimit. Shpërthimet ndodhën në afërsi të ishullit danez në Detin Baltik, Bornholm. Në kohën e shpërthimeve linjat e gazit nuk ishin vënë në funksionim.

Prokuroria Federale e Gjermanisë më 2022 mori përsipër hetimet. Ajo bën përgjegjës për këtë aksion një grup ukrainas i përbërë nga disa burra dhe gra. Për transportimin për në vendin e shpërthimit grupi përdori një jaht velierë, që ishte nisur nga Rostock-u, deklaron Prokuroria e Përgjithshme Federale. Jahti më parë ishte marrë me qira tek një sipërmarrje gjermane nëpërmjet dokumentave të falsifikuara përmes personave të tretë.

Tubacionet pa funksionim të rregullt

Gazsjellësi në fund të detit ishte ndërtuar për transportimin e gazit natyror rus për në Gjermani. Rusia i ndërpreu furnizimet pak pas sulmit – me gjasë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të luftës sulmuese ndaj Ukrainës. Nord Stream 1 me dy tubacione u inagurua në vitin 2011. Nord Stream 2 – gjithashtu me dy tubacione – përfundoi së ndërtuari dhjetë vjet më vonë, por nuk arriti të vihet asnjëherë në funksionim./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë