BOTA

Qeveria turke paralajmëron opozitën të mos bëjë thirrje për protesta, pas arrestimit të Imamoglut

n.f Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 17:43

Qeveria turke paralajmëron opozitën të mos bëjë thirrje

TURQI- Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane (CHP), ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht.

Arrestimi i Imamoglut është dënuar nga liderët evropianë. Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i CHP-së, Özgür Özel, duke i quajtur "të papërgjegjshme".

"Grumbullimi dhe marshimi në protestë janë të drejta themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme", tha Tunc në X të premten.

Tunc tha se gjykata është vendi për t’iu përgjigjur çdo procesi ligjor dhe bëri thirrje për qetësi, duke shtuar se "gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm" po vlerëson çështjen. Turqia i ndaloi protestat për katër ditë pas arrestimit të Imamoglut, i cili prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.

Të enjten u zhvilluan demonstrata në Ankara, Izmir dhe Stamboll, si dhe në provinca të tjera në të gjithë vendin, derisa policia ngriti barrikada në disa rrugë kryesore. Erdogan i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës duke i cilësuar "skena teatrale" dhe "slogane" që e largojnë vëmendjen nga gabimet e saj të brendshme.

Duke folur në tubimin kryesor në Stamboll të enjten mbrëma, lideri i CHP-së, Özel, u përgjigj: "Hej Erdogan, gjëja që të trembë më shumë janë rrugët. Tani jemi në rrugë, në sheshe. Vazhdoni të keni frikë".

Që nga ndalimi i Imamoglut, shumë mbështetës kanë kërkuar veprime më konkrete dhe të organizuara nga CHP-ja.

Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin dy-mandatesh nëse vendos të garojë përsëri./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë