BOTA

Qytetarët dhe politikanët konservatorë grekë të shqetësuar për blerjet e pronave nga turqit

r.ll Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 09:50
Qytetarët dhe politikanët konservatorë grekë të
foto ilustruese

GREQI- Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e saj turq kanë qenë gjithmonë të vështira dhe ndonjëherë ambivalente. Turqia përgjithësisht shihet si një fqinj i paparashikueshëm dhe agresiv ndaj të cilit Greqia duhet të mbrohet. Kjo është arsyeja pse Athina shpenzon më shumë se tre për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për armatim.

Në të njëjtën kohë turqit janë të mirëpritur si turistë dhe investitorë pothuajse kudo. Sidomos nëse i shpenzojnë paratë në ishujt e Egjeut Lindor, pra në ngushticën midis Greqisë dhe Turqisë, në ishujt e të ashtuquajturit Dodekanez. Aty zakonisht nuk vijnë shumë turistë.

Në vitin 2024, numri i pasagjerëve që mbërrinin me traget nga Turqia në Greqi u rrit ndjeshëm në një milion e gjysmë. Në vitin 2023, kishte vetëm pak më pak se 800.000.

Fluksi në ishullin e vogël Leros në brigjet turke duket thuajse si një pushtim turk. Deri 20 vjet më parë, ky ishull nuk kishte reputacion të mirë, shkak ishte vendndodhja e një prej spitaleve psikiatrike më të këqija në Evropë. Sot ishulli është kthyer një parajsë pushimi për vizitorët nga Turqia. Nga Turgutreis në Turqi, afër Bodrumit, është vetëm një orë me traget për në ishull. Nga Pireu duhen gati dhjetë orë. E kuptueshme, pse çdo ditë vere, qindra turq vijnë në Leros. Disa madje kanë blerë edhe shtëpi pushimi në ishull. Vendasit i presin me padurim vizitorët me kuleta të mbushura nga bregu i kundërt i Egjeut, të cilët dinë ta vlerësojnë ushqimin dhe pijet e mira greke.

E ngjashme është situata edhe në Lesbos, Kios dhe Samos. Që nga hyrja në fuqi e programit të thjeshtuar të vizave turistike për dhjetë ishuj, një ujdi kjo mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Athinë në fund të vitit 2023, turistët turq kanë vërshuar në ishuj. Dhe jo vetëm në verë. Mijëra njerëz zgjodhën Lesbosin në fund të marsit 2025 për të festuar Bajramin, festën që shënon fundin e Ramazanit.

Jo vetëm turizmi turk po lulëzon në Greqi, por edhe investimet turke. Me 548 milionë dollarë në vitin 2024, ato janë ende të kufizuara (krahasuar me investimet gjermane në Greqi psh. prej 6.8 miliardë euro), por tendenca është në rritje, ato janë dhjetëfishuar që nga viti 2022, sipas Bankës Qendrore Turke.

Turqit investojnë kryesisht në prona të paluajtshme, sepse kjo u jep atyre mundësinë për të marrë të ashtuquajturën "Viza e Artë", e cila u jep të drejtën të qëndrojnë në Greqi për pesë vjet dhe të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen. Pas kinezëve, janë turqit ata që janë më të interesuarit për këtë program investimi. Në vitin 2024 janë regjistruar gjithsej 9289 aplikime për leje qëndrimi të programit "Viza e Artë”, nga të cilat 1356 janë nga shtetas turq.

Liri lëvizjeje për të pasurit

Nga njëra anë program ka ndihmuar shumë qytetarë të pasur jashtë BE-së të kenë akses në Greqi dhe në Bashkimin Evropian (BE). Por në të njëjtën kohë ka bërë që çmimet e pronave të rriten jashtëzakonisht, veçanërisht në Athinë dhe Selanik, duke e bërë të vështirë për grekët me rroga mesatare të gjejnë apartamente me çmime të përballueshme. Kjo ka ndodhur edhe në Spanjë, për këtë arsye qeveria e Madridit hoqi dorë pak ditë më parë nga programi "Viza e Artë”.

Qeveria në Athinë, nga ana e saj e vazhdon programin ekonomik, por po rrit gradualisht pragun minimal të investimit. Fillimisht, investitorët e huaj duhej të blinin një pronë me vlerë të paktën 250 mijë euro për të marrë një leje qëndrimi pesëvjeçare në Greqi. Që nga 1 shtatori 2024, pragu i ri minimal i investimit është 800,000 euro për të gjithë rajonin e Atikës, Selanikut, Mykonos, Santorinit dhe ishujt me më shumë se 3.100 banorë. Për pjesën tjetër të vendit, pragu u vendos në 400 mijë euro.

Pavarësisht kësaj kërkesa mbetet e lartë, nga kinezët, amerikanët, rusët, izraelitët dhe turqit. Ka ende mjaft qytetarë turq që mund të përballojnë blerjen e pronave në Greqi, gjë që së fundmi po e rrit shqetësimin e disa qytetarëve dhe politikanëve konservatorë. Kritika ka sidomos për pronat e blera nga turqit në Trakinë verilindore greke ose në ishujt e Egjeut Lindor, dy rajone në afërsi të Turqisë.

Një temë që tani po shfrytëzohet edhe politikisht brenda partisë qeverisëse Nea Dimokratia (ND). Një numër deputetësh, kryesisht të së djathtës tradicionale, janë të pakënaqur me politikën e kryeministrit Mitsotakis ndaj Turqisë. Ata besojnë se kryeministri është shumë miqësor ndaj presidentit turk Erdogan dhe po përpiqen të nxisin veprime më të ashpra.

Përveç kësaj, deputetët konservatorë janë edhe nën presionin e partive ekstremiste të krahut të djathtë. Këta të fundit po fitojnë terren në sondazhe, prandaj politikanët konservatorë të "Nea Demokratia" po përpiqen të paraqiten si patriotë edhe më të zjarrtë. Për shembull, në fund të marsit 2025, njëmbëdhjetë deputetë të ND në parlament pyetën me shqetësim se çfarë po ndodhte me "blerjet agresive të pasurive të paluajtshme" nga njerëzit me origjinë turke. Ata u bënë thirrje të gjitha ministrive përkatëse të regjistrojnë të gjitha blerjet e pronave në Traki, Lesbos, Lemnos, Kios dhe Dodekanezë.

Ekziston gjithashtu një shqetësim i përhapur në pjesë të opinionit publik, se mund të ketë spiunë turq ose mafioz në mesin e blerësve. Ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë. Megjithatë, sipas informacioneve nga burime qeveritare, disa blerje të pasurive të paluajtshme janë duke u verifikuar nga afër nga shërbimi inteligjent grek (EYP).

Turq laikë në kërkim të qetësisë

Në realitet, shqetësimet rreth "blerjeve agresive të pasurive të paluajtshme” duken të ekzagjeruara. Sipas vëzhguesve, shumë nga pronarët e rinj turq në ishujt në fjalë janë individë të pasur, me mendje laike, të cilët ose duhej të largoheshin nga Turqia, ose duan të shijojnë pushimet e tyre në një vend fqinj laik, politikisht më pak të nxehtë ose po investojnë qëllimisht në Greqinë e qëndrueshme dhe relativisht të lirë.

Shumë nga blerësit e pronave relativisht të lira në Traki, në rajonin kufitar me Turqinë, janë myslimanë me origjinë turke me nënshtetësi evropiane, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë në Gjermani, Belgjikë apo Evropën Veriore. Ata nuk duan të gëzojnë pensionin e tyre në Turqi ku po rritet presioni politik dhe fetar, por më tepër në BE dhe me afërsi të sigurtë me atdheun e tyre të mëparshëm./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë