
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi. Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.
Të shtyra nga Shtetet e Bashkuara, Moska dhe Kievi muajin e kaluar u pajtuan në parim për një marrëveshje të kufizuar armëpushimi, sipas të cilës, do të ndaleshin sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet. Ukraina, në veçanti, ka pasur vështirësi t’i mbajë në punë rrjetin elektrik dhe impiantet e ngrohjes komunale, pasi Rusia ka goditur vazhdimisht këto objekte për më shumë se dy vjet.
Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme me dronë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me zyrtarë rusë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i ndrequr marrëdhëniet dypalëshe.
Emisari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishte të premten në Shën Petersburg, Rusi, ku bisedoi për më shumë se katër me presidentin Vladimir Putin. As Witkoff, as Shtëpia e Bardhë nuk dhanë ndonjë deklaratë publike pas takimit, por Kremlini tha se në takim u bisedua edhe “për mënyrat e zgjidhjes [së konfliktit] në Ukrainë”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur padurim me ritmin e bisedimeve për zbatimin e një armëpushimi në Ukrainë. Disa orë pasi Witkoff zbriti në Shën Petersburg, Trump postoi një mesazh në rrjetin e tij social, duke e quajtur luftën "të pakuptimtë" dhe tha se ajo "nuk duhet të kishte ndodhur kurrë".
“Rusia duhet të veprojë. Po vdesin shumë njerëz”, shkroi ai.
Emisari i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi se trupat britanike dhe franceze mund të marrin zona kontrolli në Ukrainë. Duke folur në një intervistë të publikuar më 12 prill në gazetën The Times of London, Kellogg sugjeroi që këto trupa mund të kishin zona përgjegjësie në perëndim të lumit Dnieper, si pjesë e një "forcë sigurie", me një zonë të demilitarizuar që i ndan nga territoret e pushtuara nga Rusia në lindje.
“Mund të duket pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte një zonë ruse, një franceze, një britanike dhe një amerikane”, tha ai./REL
Artikuj te sugjeruar
e. d
BOTA
12 Prill17:45
Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran/ Dy delegacionet bien dakord të takohen sërish javën e ardhshme
SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë dakorduar të ta...
E.D
BOTA
12 Prill17:17
Dodik kalon sërish kufirin dhe shkon në Beograd/ Jep intervistë në një kanal të regjimit pro-Vuçiç
SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsëri ka kaluar kufiri...
e. d
BOTA
12 Prill11:51
Analiza e BBC: Trump i bën presion Putin për zgjidhje të menjëhershme në Ukrainë
SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua për herë të tretë këtë vit me Vladimir Putin në ...
e. d
BOTA
12 Prill11:08
Trump: e ka kaluar testin mjekësor dhe ndihet në formë të mirë!
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënshtrua kontrollit ...
I.A
BOTA
12 Prill10:41
Mes tensioneve dhe mungesës së besimit, SHBA-ja dhe Irani takohen sot në Oman
OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shteteve të Bashkuara ...
M.B.
BOTA
11 Prill22:45
VIDEO/ Shpërthimi i bombës në Athinë, ja momenti i ngjarjes! Çfarë regjistruan kamerat
ATHINA- Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train në Avenue Syggrou të...
M.B.
BOTA
11 Prill22:39
Lidhet me aksidentin e trenave? Shpërthim i fuqishëm në Athinë, bomba u paralajmërua nga telefonata misterioze: Nuk është farsë!
ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train ...
M.B
BOTA
11 Prill22:31
"A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë?" Analiza: Djegia e urave lidhëse
SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojnë prodhimin...
r.ll
BOTA
11 Prill16:56
"Bën komente keqdashëse dhe vazhdimisht na ngacmon", OpenAI padit Musk: Ka provuar çdo mjet në dispozicion për të dëmtuar kompaninë
altman, musk
SHBA- OpenAI, kompania që zhvillon modelin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ngritur një padi kundër milia...
r.ll
BOTA
11 Prill16:09
Analiza: Pse Pekini nuk po tërhiqet nga tarifat?
foto ilustruese
KINË- Në përgjigje të arsyes pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja ës...