BOTA

Rashiç për shëndetësinë dhe arsimin serb: Duhet të jemi gati për çdo skenar

n.f Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 16:23
Rashiç për shëndetësinë dhe arsimin serb: Duhet
Foto ilustruese

KOSOVË- Pas mbylljes së disa institucioneve që funksiononin nën sistemin e Serbisë në veri të Kosovës, disa pjesëtarë të komunitetit serb shprehin frikën se autoritetet e Kosovës mund t’i mbyllin edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Sllagjana nga Leposaviçi thotë se serbët në veri janë “nën presion nga të gjitha anët” dhe shpreson të ketë një zgjidhje që do t’ua lehtësonte jetën qytetarëve të thjeshtë.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve, në kuadër të të cilave janë arritur disa marrëveshje, por shumica e tyre nuk zbatohen. Sllagjana ka një fëmijë që ka filluar klasën e parë në gjuhën serbe dhe për të është e paimagjinueshme që institucionet arsimore të funksionojnë jashtë sistemit serb.

“Ne kemi të drejtën e arsimimit në gjuhën tonë, në shkollën tonë”, thotë ajo.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucione, të cilat punojnë nën sistemin e Serbisë, përfshirë të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore. Për Kosovën, këto institucione janë të paligjshme, ndërsa për pjesëtarët e komunitetit serb “kanë një rëndësi të madhe për mbijetesë”.

Rafaillo dhe Sllagjani nga Leposaviqi thonë se për ta është “i tmerrshëm” vetë mendimi se në periudhën e ardhshme, Qeveria e Kosovës mund të fillojë t’i mbyllë institucionet shëndetësore apo arsimore.

“Njerëzit po flasin [për mbylljen e institucioneve arsimore dhe shëndetësore]. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse diçka e tillë ndodh, do të ishte fundi i fundit”, thotë Rafaillo.

“Ne do të luftojmë që kjo të mos ndodhë, jemi të tronditur nga gjithçka që po ndodh”, thotë Sllagjani.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, shpreh besimin se këto institucione, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shton se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Duhet të planifikohen opsionet, sepse nuk është çështja nëse do të ndodhë [mbyllja e institucioneve arsimore dhe shëndetësore nën sistemin e Serbisë], por kur do të ndodhë. Gjithçka që na ka befasuar së voni, gjithçka që nuk e kemi ditur apo që Beogradi na e ka fshehur, nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.

Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e tyre.

Përkundër kësaj, Kosova nuk e ka formuar Asociacionin dhe Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë institucionet e saj paralele. Por, nga fillimi i këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë filluar t’i mbyllin institucionet serbe, me arsyetimin se puna e tyre cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Këto veprime janë kritikuar nga komuniteti serb dhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thotë se lëvizjet e tilla “të pakoordinuara” mund t’i rrisin tensionet në terren. Institucionet e Serbisë që janë mbyllur deri më tani, janë: organet e përkohshme komunale në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec, Dragash, Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, pastaj Qarku i Kosovës në Mitrovicë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në Mitrovicë të Veriut, Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Posta e Serbisë në veri të Kosovës dhe banka Kursimorja e Postës.

Kosova ka ndaluar edhe përdorimin e dinarit serb - gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë financimin e institucioneve që punojnë në Kosovë nën sistemin serb, përfshirë këtu shëndetësinë dhe arsimin. Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës për planet e ardhshme, kur bëhet fjalë për të punësuarit në institucionet serbe, dhe nëse është duke shqyrtuar integrimin e tyre në sistemin e Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Ministri Rashiq thotë se duhet të gjenden modele që e “inkorporojnë” të gjithë sistemin serb në atë të Kosovës, në mënyrë që të mos dëmtohen as qytetarët, as punonjësit. Ai nuk mund të thotë se cilat janë ato modele, por thekson se shëndetësia dhe arsimi janë “shtylla të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të serbëve”.

Ai rikujton se Plani i Ahtisaarit - dokument në bazë të të cilit është hartuar Kushtetuta e Kosovës - parashikon formimin e një grupi ekspertësh, që do ta përshtaste kurrikulën për pjesëtarët e komunitetit serb.

Sipas tij, institucionet shëndetësore dhe arsimore serbe duhet të bashkëpunojnë me Kosovën për të gjetur një zgjidhje për funksionimin e tyre. Rashiq thotë se, mesa di, tash për tash nuk ka një bashkëpunim të tillë.

“Duhet të gjejmë hapësirë në ligjet e Kosovës, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mos pësojnë dëme”, thotë ai.

Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Kosova me banim në Beograd, thotë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, pas luftës së vitit 1999, janë themeluar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe se mbyllja e tyre nga autoritetet e Kosovës do të ishte “e paprecedentë”.

Trajkoviq, e cila në periudhën e pasluftës ishte drejtore e Shtëpisë së Shëndetit - nën sistemin e Serbisë - në Graçanicë dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, beson se çdo keqkuptim rreth funksionimit të institucioneve serbe, mund të zgjidhet me negociata.

Ajo thotë se pret që arsimi dhe shëndetësia në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, të mos rrezikohen.

“Këto janë institucione të rëndësishme dhe luajnë rol në mbijetesën e serbëve në Kosovë. Në asnjë shoqëri normale nuk mbyllen institucionet që janë në funksion të sigurisë shëndetësore dhe arsimore, të sëmurëve dhe fëmijëve, apo të rinjve në sistemin arsimor”, thotë Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në fillim të shtatorit se në Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi. Ai ka thënë se është “shumë i trishtuar” për mbylljen e institucioneve të tjera serbe dhe se autoritetet e Kosovës nuk duan paqe./ REL

kosova serbia rashiq

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë