
KOSOVË- Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet. Në BE gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja.
Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe. Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.
Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.
Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.
Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut./REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
17 Tetor17:04
Analiza e VOA: A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?
Foto ilustruese
IZRAEL- Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetës...
E.D
BOTA
17 Tetor17:03
VIDEO/ Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur për pesë minuta në katin e 16, brazilianja shpëtohet në momentet e fundit
BRAZIL- Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rr&eu...
r.ll
BOTA
17 Tetor16:55
Eliminohet organizatori i sulmit të 7 tetorit? Ushtria izraelite: Po hetohet mundësia që lideri i Hamasit, Yahya Sinwar të ketë vdekur nga bombardimet
yahya sinwar
RAFAH- Organizatori i sulmit të 7 tetorit, Yahya Shinwar, lideri i Hamasit, dyshohet se është vrarë pas një sulm...
E.D
BOTA
17 Tetor16:39
Luftanija paqeruajtëse gjermane rrëzon një dron në brigjet e Libanit
GJERMANI- Një luftanije gjermane që vepron si pjesë e misionit paqeruajtës UNIFIL të Kombeve të Bashkuara rrëzoi një d...
r.ll
BOTA
17 Tetor16:38
Vdekja tragjike e Liam Payne, Rita Ora: Jam e shkatërruar, kënga jonë për mua merr një kuptim krejtësisht të ri tani
rita ora dhe liam payne
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të ish-yllit të "On...
E.D
BOTA
17 Tetor16:16
Zelenskyy: Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër Rusisë, edhe nëse nuk ka mbështetje nga aleatët në planin e fitores
BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse al...
E.D
BOTA
17 Tetor15:53
Netanyahu kundër Macron: Pozicioni i tij për embargon e armëve kundër Izraelit është i turpshëm, i bëjmë thirrje Francës të ndryshojë politikën
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një intervistë ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron p&...
E.D
BOTA
17 Tetor15:44
Zelenskyy i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores”
BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të kërkojë mbështetje nga liderët e Bashkimit Evropian të enjten për a...
E.D
BOTA
17 Tetor15:30
Biden e la jashtë “katërshes” së Berlinit/ Melonit: Nuk do të marr pjesë sepse prioritet kam udhëtim në Liban
BERLIN- Joe Biden ka përjashtuar për herë të dytë Giorgia Melonin nga samiti i kufizuar për Ukrainën i mbledhur me aleat&eu...
M.B.
BOTA
17 Tetor14:29
Biden viziton sot Gjermaninë, bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
GJERMANI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë sot për në Gjermani për një vizitë të...