BOTA

Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave në Kosovë: Rënia me 19 vende alarmante

n.f Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 09:35
Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave në
Foto ilustruese

KOSOVË- Rënia me 19 vende e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave krahasuar me vitin e kaluar ka ndezur debat në vend. Ku janë shkaqet dhe çfarë kërkojnë gazetarët? 19 vende më poshtë sesa viti paraparak - kështu u rendit Kosova në indeksin për lirinë e shtypit nga organizata "Reporterët pa Kufij". Kjo renditje - në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, viti i shkuar vendi ishte në vendin e 56-të - ka ndezur debat në Kosovë.  Në raport thuhet se "mediat në Kosovë, pavarësisht se vazhdojnë t'i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mbështetjen për gazetarët, ndërsa,  kryeministri Albin Kurti, tha se ai është i hapur për të adresuar shqetësimet e mediave. Presidentja Vjosa Osmani, tha se "liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën”, ndërsa, shprehu shqetësim për lajmet e rreme dhe dezinformatat dhe sipas saj, "luftimi i tyre nuk ka qenë kurrë më urgjente”.

Edhe kryeministri Kurti, shkroi në platformën X se qeveria e tij, "është e hapur dhe e gatshme për të adresuar shqetësimet e mediave dhe për të punuar drejt një peizazhi më transparent dhe më pluralist". Ai tha se "e kupton përpjekjen e madhe që duhet bërë për të hedhur dritë mbi të vërtetën në kohën kur dezinformimi po përdoret si armë".

Renditja në indeksin e lirisë së medias duhet parë si alarm

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e merr tejet shqetësues regresin që shënoi Kosova në indeksin e lirisë së shtypit. "Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit të Reporterëve Pa Kufij, që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56-të. Kjo renditje mund të mos jetë befasi për komunitetin e gazetarëve dhe medieve në Kosovë për shkak të asaj se çka kemi përjetuar në vitin e fundit, por duhet të jetë alarm për ata që kanë ndikuar në këtë rënie dhe këtu më së shumti e kam fjalën për institucionet e Kosovës, Qeverinë e Kosovës”, thotë Rexha.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, thotë se "nuk ka dyshim që në 12 muajt e fundit kemi pasur rritje të dhunës drejt gazetarëve”. "Nuk është keq që të kujtojmë, që gazetarët duhet të ndjehen në gjendje të mirë dhe të fortë, për ta bërë punën e tyre, ata duhet së pari të ndjehen të sigurtë dhe të lirë, dhe të mos kenë frikë nga kërcënimet dhe shantazhimet”, tha Davenport.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, shkroi se "mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe ato duhet të mbrohen e jo të kontrollohen. Sipas tij, "në Kosovë, media ka një pozicion më të mirë në krahasim me rajonin. Megjithatë, raporti i publikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante me 19 vende nga viti i kaluar. Nevojitet një kthesë”, shkroi Rohde.

Partitë opozitare në Kosovë për regresin që shënoi Kosova në lirinë e shtypit, e evidentuar në raportin e ‘Reporterëve pa Kufij',  akuzat  i drejtuan tek partia në pushtet. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, PDK, Memli Krasniqi, shkroi se "historikisht punëtorët medial kanë mirëmbajtur standarde, integritet dhe guxim të lartë edhe në kohërat më të errëta të vendit tonë”. Prandaj sipas tij, "zhvillimet e fundit në Kosovë, megjithëse në liri, paraqesin një pamje dhe një situatë tejet shqetësuese për median e lirë”. "Presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë”, shkroi Krasniqi.

Edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, u shpreh e shqetësuar për gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij, por edhe gjetjet e dy raporteve të mëhershme, një nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe organizata për të drejtat e njeriut, Freedom House, të cilat i përmenden në Kosovë, "kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe mediave”. "Duhet të kujtojmë dhe vlerësojmë rëndësinë jetike të një shtypi të lirë dhe të pavarur, që është themeli i çdo demokracie të shëndetshme. LDK, vlerëson po ashtu se demokracia nuk mund të mbijetojë në heshtje. Për një shoqëri që dëshiron të avancojë, duhet një media e lirë që sfidon, pyet dhe kërkon llogari”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Në të gjeturat e organizatës Reporterët pa Kufij, thuhet se "gjatë vitit, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike dhe rrjetet kriminale kanë penguar punën e tyre”. "Edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht. Sulmet ndaj gazetarëve u rritën në kohën e tensioneve politike mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në raport. Dhjetra gazetarë në maj të vitit të shkuar ishin cak i sulmeve fizike gjatë raportimeve në veri të Kosovës, kur u rritën tensionet dhe protestat e serbëve eskaluan në përleshje me KFOR-in dhe policinë e Kosovës. 

Marrë nga DW

kosove liria e media

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë