BOTA

Rusia mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë nëse Perëndimi përfshihet drejtpërdrejt në konflikt

n.f Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 07:24
Rusia mund të përshkallëzojë luftën në
Foto ilustruese

UKRAINË- Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që sinjalizonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në operacionet e Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.

“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht mund të përbëjë rrezik për sigurinë evropiane, për të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane”, tha të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Këtu ne shohim një prirje kaq të rrezikshme të përshkallëzimit të tensioneve në deklaratat zyrtare. Kjo është një arsye për shqetësimin tonë”, tha ai.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: "Kjo është hera e parë që një politikan perëndimor e ka pranuar kaq sinqerisht atë që ka qenë prej kohësh një sekret i njohur për shumicën e vendeve të botës: se Perëndimi po kryen një luftë të fshehtë kundër Rusisë me duart e ukrainasve”. Rusia, shtoi ajo, do të përgjigjet nëse Ukraina kryen sulme kundër territorit rus me armë britanike.

Gjatë një vizite në Kiev, David Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka të drejtë të sulmojë në vetëmbrojtje. "Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina është detyruar të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur", tha ai.

David Cameron premtoi 3.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën "për aq kohë sa duhet", duke shtuar të enjten se Londra nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj përdorimit të armëve të saj për sulme brenda Rusisë. Në një intervistë të veçantë të enjten, presidenti francez Macron ritheksoi pikëpamjen e tij se ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, një veprim që Rusia tha se do të çonte në një përshkallëzim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm të tensioneve rreth konfliktit në Ukrainë.

Zëdhënësja Zakharova tha se Rusia është e gatshme të marrë në konsideratë propozimet "serioze" të paqes nga Ukraina, bazuar në ato që ajo i quajti "realitetet" ekzistuese dhe shqetësimet e sigurisë së Moskës, përfshirë zotimin që Ukraina të mbetet ushtarakisht neutrale në të ardhmen.

Kushtet e Moskës janë identike me ato që Ukraina tashmë i ka refuzuar disa herë.

Rusia gjithashtu paralajmëroi të premten se do të përgjigjej me "sulme hakmarrëse shkatërruese" nëse Ukraina godet Krimenë ose Urën e Krimesë, që lidh Rusinë jugore me gadishullin e Detit të Zi.

"Ura e Krimesë është sërish në pikëpyetje", tha Zakharova në konferencë. “Përgatitjet për një sulm ndaj saj, gjë që është e vështirë të besohet, tani po bëhen hapur, me guxim dhe me mbështetjen absolute të drejtpërdrejtë dhe të paturpshme të Perëndimit”.

Moska tha se besonte se Ukraina, e cila së fundmi është furnizuar me sistemin e raketave me rreze të gjatë veprimi “MGM-140” nga Shtetet e Bashkuara, po planifikonte të sulmonte urën përpara ose më 9 maj, që përkon me përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Rusia në Luftën e Dytë Botërore.

Flota ruse e Detit të Zi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Ukraina, është e stacionuar në Krime.

Kievi ka thënë se e konsideron të paligjshëm ndërtimin e urës rrugore dhe hekurudhore, e cila është përdorur në të kaluarën për të lëvizur trupat ruse dhe armatimin, që përdoret kundër Ukrainës. Kievi kërkon kthimin e Krimesë nën autoritetin e Ukrainës. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Një raketë ruse goditi rajonin qendror të Ukrainës, Kirovohrad të premten, duke plagosur një civil dhe duke dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturën civile, tha një zyrtar lokal në rrjetin social Telegram.

Infrastruktura energjetike e Ukrainës ka qenë në shënjestër të sulmeve të intensifikuara të Rusisë në muajt e fundit. Ushtria ruse e ka goditur rrjetin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë, ndërsa Kievi po përballet me një mungesë serioze të armëve të mbrojtjes ajrore.

Dy persona u vranë të premten në një sulm rus në qytetin e Kurakhovës, që ndodhet në rajonin lindor të Donetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë