Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SIRI- Rebelët në Siri është raportuar se kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Homsit më 7 dhjetor, teksa Rusia, Irani dhe Turqia po përgatiten që të takohen për të diskutuar sfidën më serioze me të cilën është përballur vitet e fundit sundimi autoritar i presidentit Bashar al-Assad.
Forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rusë kanë vazhduar përpjekjet për të ndalur ofensivën e rebelëve drejt Homsit, i cili gjendet në një udhëkryq strategjik mes Damaskut dhe provincave bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus.
Rusia, trupat e të cilës mbështesin forcat e Assadit, raportohet se ka intensifikuar sulmet ajrore përreth Homsit, në një përpjekje të dukshme për të ndalur përparimin e rebelëve, raportoi Al-Arabiya, media në pronësi saudite. Ushtria siriane po ashtu raportohet se ka dërguar përforcime në Homs, sipas Al-Arabiya dhe Al-Jazeera.
Provinca Homs është provinca me territorin më të madh në Siri dhe gjendet pranë kufirit me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Qyteti po ashtu është shtëpi e një nga dy rafinerive shtetërore të naftës.
Ofensiva befasuese e rebelëve nisi javën e kaluar nga një koalicion i grupeve të rebelëve, që udhëhiqet nga fraksioni islamist, Hayat Tahrir al-Sham apo HTS.
HTS-ja është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Përveç HTS-së, në ofensivë ka edhe luftëtarë të grupit ombrellë të mlicive siriane që mbështeten nga Turqia, të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane. Turqia mohon se mbështet ofensivën, edhe pse ekspertët thonë se kryengritësit nuk do të përfshiheshin në të pa pajtimin e këtij shteti.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me bazë në Britani – që monitoron luftën, tha se civilët po ikin nga Homsi drejt rajoneve bregdetare në Mesme, në Latakia dhe Tartus, që janë bastione të Qeverisë dhe vende ku gjenden baza ajrore dhe detare e Rusisë.
Më 6 dhjetor, Kombet e Bashkuara thanë se pothuajse 300.000 persona në Siri janë zhvendosur që nga fundi i nëntorit për shkak të luftimeve, duke shtuar se deri në 1.5 milion persona mund të detyrohen të zhvendosen, teksa rebelët po avancojnë dhe po i shkaktojnë humbje Assadit, por edhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Iranit.
Assadi është varur nga Irani dhe Rusia për të qëndruar në pushtet që kur shpërtheu konflikti më 2011.
Që kur rebelët morën kontrollin e Alepos një javë më parë, ata morën edhe një qytet tjetër të madh, teksa forcat e Asadit bënë pak rezistencë.
Përveç që morën Alepon në veri, Haman në Sirinë Qendrore dhe Deir al-Zorin në lindje, rebelët po ashtu më 6 dhjetor thanë se kanë marrë edhe Suveidan dhe Deran në jug, teksa kanë postuar video duke festuar marrjen e këtyre qyteteve.
Marrja e Deras dhe Suveidas në jug, mund t’i lejojë rebelëve që të përqendrojnë sulmin e tyre ndaj kryeqytetit, ku gjendet pushteti i Asadit, thanë burimet ushtarake.
Lideri i HTS-së, Abu Mohammad al-Golani, tha për CNN-in më 5 dhjetor se Qeveria e Assadit, që mbështetet nga Rusia dhe Irani, do të bjerë.
“Farat e humbjes së regjimit kanë qenë gjithmonë brenda tij”, tha ai. “Por, e vërteta është se ky regjim ka vdekur”.
Teksa rebelët po vazhdojnë avancimin e tyre, diplomatët nga Irani, Rusia dhe Turqia pritet të takohen më vonë gjatë 7 dhjetorit për të diskutuar për krizën./REL
REPUBLIKA DOMENIKANE- Republika Domenikane ka sekuestruar 9.5 ton kokainë në një ngarkesë banane. Autoritetet thonë se kjo ësht&...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t'i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligj...
HAGË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthi...
PARIS- Princi William, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, do t&e...
SUEDI- Shfaqja e fundit e trendit të 'vajzës së butë' në Suedi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur debat në mes të...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një raport drejtuar Dhomës së Pë...
foto ilustruese URUGUAJ- Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Mercosur përfshin Brazilin, Argjentinën ...
foto ilustruese IRAN- Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, m...
foto ilustruese RUMANI- Çdo provë se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet në një shtet të NATO-s do të e...
notre dame FRANCË- Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatë...