Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilkërkues të larguar nga lufta civile në Siri. Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, disa qeveri evropiane kanë pezulluar proceset e reja për azil. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant nga qyteti Orleans i Francës, ndryshimet e shpejta politike kanë ngjallur shpresat dhe ankthin për sirianët në Evropë.
Nabil Attar ka sjellë me vete një pjesë të Sirisë në qytetin mesjetar francez të Orleans-it, recetat e mësuara nga nëna e tij dhe kujtimet nga vendi i lindjes. Ai thotë se u largua nga Siria gati një dekadë më parë për shkak të regjimit të Assadit.
“U kërcënova nga njerëz të armatosur për të paguar para. Ata ma rrëmbyen djalin. Ishte situatë e ndërlikuar. Kam paguar shumë para për ta marrë tim bir”.
Një biznesmen i suksesshëm në Damask, ai mori familjen dhe u nis drejt Evropës si qindra mijëra sirianë të tjerë. Ai u trajnua në Paris në fushën e gastronomisë.
Në vitin 2018, bashkë me gruan hapën restorantin “Narenj” në qytetin Orleans. Emri në arabisht do të thotë “portokalli i hidhur”. Familja mori shtetësinë franceze. Zoti Attar thotë e vendasit e mirëpritën familjen e tij.
“Nuk kemi patur kurrë ndonjë problem apo ndeshur me racizëm”.
Lajmi për rënien e regjimit të Assadit, në fillim të muajit, shkaktoi festime në Orleans, përfshirë restorantin e zotit Attar.
“Shpresoj dhe besoj se do të bëhet më mirë në Siri, shumë më mirë se më parë. Kam besim për këtë”.
Por ndryshimi i regjimit në Siri po ngjall shqetësime të tjera. Disa vende të Bashkimit Evropian i kanë ngrirë kërkesat e reja të sirianëve për azil me argumentin se shkaktari i vuajtjeve, regjimi i Assadit, nuk ekziston më. Franca po e studion këtë çështje.
Ndërsa janë shtuar kundërshtitë ndaj imigracionit, disa politikanë evropianë po shkojnë edhe më tej, duke thënë se refugjatët sirianë duhet të kthehen në vendin e tyre. Grupet e të drejtave dhe shumë sirianë argumentojnë se ata ende përballen me kërcënime.
Zëri i Amerikës bisedoi me Olivia Sundberg Diaz, të organizatës Amnesty International.
“Ajo që është më e rëndësishme tani duhet të jetë siguria e refugjatëve sirianë dhe atyre që kërkojnë mbrojtje. Kjo duhet të ketë përparësi përballë interesave politike.”
Debati ka shkaktuar shqetësime edhe në qytetin Orleans, ndërsa disa sirianë shprehin shqetësimet lidhur me udhëheqjen e re në Damask.
“Jam i shqetësuar për vendin dhe të ardhmen sepse ata janë ekstremistë”, thotë Ramez Ghadri, banor i qytetit Orleans.
Por zoti Attar është më optimist.
“Njoh shumë njerëz që janë të gatshëm të kthehen, sepse nuk mund të integroheshin në shoqëri. Në rastin e azilit, nëse kanë një arsye të vërtetë, ata do ta fitojnë”.
Ai thotë se shpreson të kthehet në Sirinë pas Assadit.
“Do të doja të shkoja për të vizituar familjen time, shtëpinë, të shihja miqtë. Të shikoj rrugët ku kam jetuar dhe punuar”.
Por jo për të jetuar përgjithmonë atje, pasi jeta dhe e ardhmja e tij tani janë në Francë, thotë zoti Attar./VOA
ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet të ndalohet përjetë...
matt gaetz SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt ...
UKRAINË- Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se konflikti në Ukrainë do të zgjidhet në një mënyrë o...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu doli në gjykatë në Tel Aviv të martën për të gjasht...
Thaçi KOSOVË- Avokat i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thënë se si institucion i kanë marrë me shqetësim dyshi...
Pema e djegur SIRI- Djegia e një peme të Krishtlindjes pranë Hamës shkaktoi protesta në Siri, duke bërë q...
Foto ilustruese FLORIDA- Një shfaqjeje ajrore e dronëve për Krishtlindjeve nuk shkoi siç duhet në Florida. Shumë dronë...
Kulla Eifel FRANCË- Turistët janë evakuuar të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eifel, pas raportimeve për nj&...
Gene Spector RUSI- Gjykata e Moskës ka dënuar të martën një shtetas amerikan me 15 vjet burg për spiunazh, sipas agjenci...
EUROPA- Shumë kohë përpara ardhjes së krishterimit, bimët dhe pemët që mbetën të gjelbra gjatë gji...