BOTA

Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Karolinën e Veriut

r.ll Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 16:55
Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Karolinën
foto ilustruese

SHBA- Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 25 vjet më parë. Pas fillimit të agresionit rus në vitin 2022, katër nga të afërmit e saj në Ukrainë u larguan nga vendi dhe iu bashkuan asaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Rafael Saakov, ata u vendosën në Karolinën e Veriut, shtet i cili u godit rëndë nga uragani Helene disa muaj më parë.

“Këtu mbillnim kunguj, borzilok, hudhra dhe shumë lloje të ndryshme erëzash dhe zarzavate. Madje edhe patate.”

Ana Wiebe, me origjinë nga Ukraina, ka jetuar në Karolinën e Veriut për më shumë se 20 vjet. Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, nëna, motra e saj bashkë me djalin dhe bashkëshortin erdhën të jetonin me të.

Por kur uragani Helene shkaktoi përmbytje masive në fund të shtatorit, pjesëtarë të familjes ukrainase ishin në mesin e mbi 100 banorëve që humbën jetën në Karolinën e Veriut.

“Rrëke të mëdha uji vinin nga të gjitha anët. Ishte e pamundur që ata të futeshin në pyll. Bëmë përpjekje por niveli i ujit ishte i lartë. Nuk shihja shtëpinë, do ta kisha parë po të ishte aty. U ndjeva e mpirë. E kuptova që i ka marrë përmbytja”, tregon për Zërin e Amerikës, banorja Anna Wiebe.

Banesa ku jetonin ata gjendej në bregun e lumit “South Toe” derisa përmbytja e mori me vete.

“Këtu ka përmbytje dhe banesa ishte ngritur me blloqe betoni 1.5 metra mbi tokë. Ishte një vend i bukur, po jo më”, tregon zonja Wiebe.

Grupet e kërkimit gjetën trupat e motrës së saj 42 vjeçare dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa trupi i nënës së sëmurë 73 vjeçare, të mbetur në shtrat dhe nipit 13 vjeçar, nuk u gjetën kurrë.

“Jam e trishtuar sepse ata ikën nga Khersoni në Ukrainë dhe kaluan vështirësi të mëdha për të arritur këtu. Shumë njerëz i ndihmuan ata rrugës por unë nuk munda t’i mbaja të sigurt këtu, ndoshta është faji im”.

Kati i parë i shtëpisë u përmbyt plotësisht, u thyen dritaret dhe një mur u shemb nga uji i rrëmbyer. Ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga përmbytjet, ajo mendonte për nënën dhe familjen e motrës, por telefonat nuk punonin. Ajo kujton se si nëna i kishte kërkuar që trupi i saj të prehej në Ukrainë.

“Kohët e fundit mamaja kishte mbetur në shtrat dhe më tha se kur të ndërronte jetë, hiri i trupit të saj të hidhej pak këtu dhe pjesa tjetër në Ukrainë”.

Sipas vlerësimeve, stuhia ka shkaktuar dëme që kapin vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve në të gjithë shtetin. Zonja Wiebe shpreson për ndihmë dhe ka hapur një faqe interneti ku kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë së saj. Deri tani ka mbledhur mbi 44,000 dollarë... por asgjë nuk do ta kthejë familjen e saj./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë