BOTA

REL: Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

m.l Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 15:04

REL: Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

BRUKSEL- Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NATO-s ndër vite, si dhe testi i parë i vërtetë për Mark Rutten si sekretar i Përgjithshëm. Samiti do të mbahet në fund të qershorit në ambiente të njohura për Rutten, ish-kryeministër i Holandës, në qytetin e tij të lindjes, Hagë.

Sipas zyrtarëve të NATO-s që kanë folur me Radion Evropa e Lirë, Ruttes do t’i nevojiten të gjitha aftësitë e tij diplomatike për t’u siguruar që samiti të jetë i suksesshëm. Sukses nënkupton, sipas tyre, që presidenti i paparashikueshëm amerikan, Donald Trump, të mbetet i kënaqur.

Skenari i tyre më i keq është ai i samitit të trazuar të NATO-s në vitin 2018 në Bruksel, gjatë mandatit të parë të Trumpit, kur një video e një shkëmbimi të tensionuar me shefin atëhershëm Jens Stoltenberg, e përshkroi atmosferën e gjithë takimit.

Më vonë atë ditë, Trump kërcënoi se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca ushtarake nëse aleatët evropianë nuk do t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtje.

“Pëshpëritësi i Trumpit”

Raportohet se Rutte luajti një rol kyç për ta bindur presidentin amerikan se NATO-ja ia vlen, dhe kjo ndikoi në krijimin e reputacionit të tij si një nga "pëshpëritësit e Trumpit" në Evropë, një epitet që në fund e ndihmoi Rutten të emërohej shef i NATO-s gjashtë vjet më vonë.

Megjithëse shumë gjëra kanë ndodhur në botë prej atëherë, Trumpi do të shkojë në Holandë me të njëjtin mesazh: rrisni shpenzimet për mbrojtjen. Askush nuk beson se ai do të kërcënojë me tërheqje nga aleanca, pasi të gjithë zyrtarët amerikanë, përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit si sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, kanë udhëtuar kohët e fundit në Bruksel me mesazhin se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s.

Por, Trumpi dëshiron të shohë rezultate konkrete. Rezultati më i mundshëm nga ky takim do të jetë zotimi nga të 32 aleatët e NATO-s për t’i rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të PBB-së - një rritje e madhe krahasuar me cakun e tanishëm prej 2 për qind. Nga kjo, 3.5 për qind do të shkojnë për "synime të fortë", si armë dhe artileri, ndërsa 1.5 për qind do të përdoren për mbrojtjen kibernetike dhe investime në lëvizshmërinë e mjeteve ushtarake.

Për t’i shmangur përplasjet mes vendeve anëtare, samiti është shkurtuar nga tri në vetëm dy ditë. Programi ende nuk është përfunduar, por ka gjasa që ditën e parë të mbahet një darkë zyrtare, e ndjekur nga dy sesione pune në ditën e dytë, një për shpenzimet e mbrojtjes dhe një tjetër për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes.

Duke qenë se disa aleatë evropianë janë të interesuar për të blerë më shumë produkte ushtarake nga Japonia dhe Koreja e Jugut, pritet që katër "partnerët Indo-Paqësorë" të NATO-s, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, të marrin pjesë në sesionin e dytë. Deklarata përfundimtare e samitit do të jetë gjithashtu shumë më e shkurtër.

Zyrtarët e NATO-s thonë se synimi është që deklarata përfundimtare të jetë vetëm tri ose katër paragrafë e gjatë, një dallim i madh me samitet e fundit. Deklarata e Uashingtonit në vitin 2024 kishte 40 paragrafë, ndërsa ajo e Vilniusit më 2023 arrinte në 90, duke përfshirë shumë çështje.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO

Teksti i këtij viti mund të mos përmend fare Rusinë, dhe ndoshta as Ukrainën, duke e bërë samitin e Hagës shumë të ndryshëm nga ata të fundit. Në Uashington dhe Vilnius, Ukraina mbizotëroi në agjendë, me debate të nxehta nëse duhej t’i ofrohej ftesë për anëtarësim dhe si të përcaktohej rruga e saj drejt NATO-s.

Meqë Trump duket se përjashton çdo anëtarësim të Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, një zyrtar evropian tha se ndoshta është më mirë që Ukraina të mos përmendet fare në deklaratë, tani për tani. Çdo përpjekje për të negociuar formulimin e saj mund të sjellë një deklaratë më të dobët se ajo e dakorduar në Uashington në 2024, ku NATO të paktën premtoi të vazhdojë mbështetjen për Kievin "në rrugën e tij të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO".

Kjo ngre edhe pyetjen nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ftohet në Holandë, pasi ka qenë i ftuar nderi në samitet e mëparshme. Nuk ka ende konfirmim për ftesën e tij, por shumica e zyrtarëve të NATO-s besojnë se ai do të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha së fundmi se do të ishte "gabim i madh strategjik në komunikim" nëse Zelensky nuk do të vinte, pasi kjo do të ishte e vetmja gjë për të cilën do të shkruanin mediat. Ndërsa pritet që lideri ukrainas të marrë pjesë, nuk pritet që ai të marrë pjesë në një takim të posaçëm të Këshillit NATO–Ukrainë, siç ndodhi në dy samitet e fundit. Për momentin, aleanca duket se po përqendrohet sërish në vetvete./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë