BOTA

REL: Trump i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën

n.f Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 23:04

REL: Trump i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak se 50 ditë më parë, me qëllim të avancimit të agjendës së tij të politike, si brenda, ashtu dhe jashtë shtetit, përfshirë pezullimin e ndihmës për Ukrainën.

Trump ka bërë ndryshime drastike në politikën e brendshme dhe të jashtme prej kur ka nisur mandatin, shpesh përmes urdhrave ekzekutivë, për të anashkaluar Kongresin, teksa po përpiqet t’i përmbushë premtimet e fushatës.

Presidenti republikan ka shkarkuar mijëra punonjës federalë; ka vendosur tarifa ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë; ka dëbuar qindra emigrantë të paligjshëm; ka krijuar një rezervë të kriptovalutës amerikane, dhe ka rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, me synim për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Në një postim më 3 mars në platformën Truth Social, Trump pretendoi se fjalimi i tij "do të jetë i madh". Ai nuk dha detaje, por fjalimi do të mbahet disa orë pasi ai bëri të ditur pezullimin e gjithë mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, në betejën e saj kundër forcave pushtuese ruse, dhe disa ditë pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, çka tronditi aleatët evropianë.

Urdhrat që dalin nga Shtëpia e Bardhë kanë tronditur pothuajse çdo ditë një pjesë të elektoratit, veçanërisht ata me vende pune të lidhura me qeverinë ose tregtinë ndërkombëtare.

“Tema udhëheqëse e fjalimit do të jetë se si Trump po i përmbush premtimet e fushatës së tij, nga vendosja e tarifave deri te reduktimi i fuqisë punëtore federale”, tha Charles Kupchan, analist në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Por, mendoj se Trump e ka punën të vështirë. Popullariteti i tij po fillon të bjerë, tregu i aksioneve po dobësohet. Prandaj, ai duhet të argumentojë se ajo që po bën po funksionon”.

Situata në tregje, pas zgjedhjes së Trumpit, u ka lënë vend shqetësimeve se tarifat do të shkaktojnë sërish inflacion, një çështje që pati një rol të madh në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Trump tha se tarifat prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, do të zbatohen prej 4 mars, çka ka nxitur rënien më të madhe të aksioneve amerikane në më shumë se dy muaj.

Kupchan tha se pret që Trump të flasë edhe përplasjen tashmë shumë të diskutueshme me Zelenskyn, gjatë fjalimit të tij, por do të përpiqet ta paraqesë atë si "dashuri me sfida”, që nevojitet në këtë moment, për të përfunduar luftën tashmë në vitin e saj të katërt.

Ndërsa kamerat xhironin takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, Trump kritikoi ashpër Zelenskyn – i cili këmbënguli që garancitë amerikane të sigurisë të ishin pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje – duke e cilësuar atë si mosmirënjohës, dhe duke shtuar se ai "nuk ka karta" në negociatat me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky udhëtoi drejt Uashingtonit më 28 shkurt për të nënshkruar një marrëveshje për minerale të rralla dhe burime të tjera natyrore të Ukrainës, dhe për të kërkuar që Trump të mbështesë një forcë paqeruajtëse evropiane, nëse arrihet një armëpushim.

Trump e ka bërë prioritet përfundimin e luftës dhe ka përmbysur tre vjet të politikës amerikane, duke biseduar drejtpërdrejt me Putinin, të cilin paraardhësi i tij e kishte izoluar politikisht që nga fillimi i luftës, në shkurt 2022.

Kievi dhe aleatët evropianë druhen se Trump është i gatshëm të imponojë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrainën për të arritur qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt, dhe liderët evropianë kanë nxituar të paraqesin planin e tyre të paqes.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes, dhe të dy nuk e nënshkruan marrëveshjen për minerale. Gjatë një konference për media, më 3 mars, Trump tha se nuk mendon se marrëveshja është e vdekur, dhe se do të flasë për të para Kongresit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Zelensky duhet të kërkojë falje për përplasjen në Zyrën Ovale. Trump e kishte promovuar marrëveshjen si një mënyrë për të rikthyer miliarda dollarë të mbështetjes amerikane që nga fillimi i luftës, dhe për të justifikuar vazhdimin e ndihmës.

Agjencitë amerikane raportuan më 3 mars se administrata Trump po pezullon ndihmën për Ukrainën "për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje".

Trump do ta mbajë fjalimin e tij në orën 21:00 me orën lokale (në 3:00 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Kosovës) në ndërtesën e Kongresit. Fjalimi i tij i parë para Kongresit, në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, pati zgjatur rreth një orë.

Ai u fokusua në shumë tema që përmend edhe tani, qysh prej kthimit në pushtet: ndalimin e emigracionit të paligjshëm, rritjen e tarifave për të mbrojtur industritë vendase, dhe nxitjen e anëtarëve të NATO-s për të shpenzuar më shumë për mbrojtje./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë