Një aksident i rëndë u shënua në Romë ku si pasojë humbi jetën një 5-vjeçar. Sipas mediave vendase mësohet se një automjet tip Lamborghni u përplas me një tjetër automjet tip Smart me të cilin po udhëtonnte 5-vjeçari së bashku me motrën dhe nënën të cilat mebetën të plagosura.
Në Lamborghni ndodheshin pesë të rinj, të cilët duket se në momentin e aksidentit po bënin video me cularët e tyre për ta postuar në rrjetet sociale. Drejtues i fuoristradës ishte pikërisht tik-tokeri i njohur italian Matteo Di Pietro.
Sipas mediave italiane mësohet se një nga prindërit e shokëtve të Manuelit, djalit 5-vjeçar që humbi jetën, tha se të rinjtë pas aksidentit qëndruan aty dhe nuk derdhën asnjë pikë lot. Madje sipas tij, fill pas aksidentit youtuberi doli nga mjetidhe filloi t’i bërtiste të ëmës së 5-vjeçarit, e cila ishte e plagosur, duke i thënë “Më prishët makinën me atë baraken”.
“Turpi më i madh është se ata qëndruan këtu për katër orë pa derdhur asnjë lot . Nuk kam parë as njërin prej tyre të dëshpëruar”, tha ai, rrëfim i cili ka sjellë revoltë në Itali, ku qytetarë kërkojnë ndëshkimin e të riut.
YouTuber, fytyra dhe themeluesi i The Borderline , akuzohet për vrasje dhe lëndime në rrugë. Edhe të rinjtë që ndodheshin në makinë me të rrezikojnë të hetohen nëse do të konstatohet se po xhironin video teksa ishin në automjet.
Aksidenti ndodhi dje pasdite, pak para orës 16. Matteo Di Pietro, së bashku me katër shokë të tjerë, kishin marrë me qira një Lamborghini për një tjetër sfidë sociale : të kalonin pesëdhjetë orë në të, pa zbritur kurrë. Një format që ai ua kishte propozuar tashmë ndjekësve të tij në muajt e fundit, fillimisht brenda një Cinquecento dhe më pas brenda një Tesla.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Qershor20:21
Kurti në Kuvend për rrëmbimin e 3 policëve: Akt qyqar nga Serbia, janë marrë nga formacione ushtarake
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është duke folur në Kuvend rreth situatës së fundit të krijuar në vend.
&ldquo...
BOTA
15 Qershor18:00
Ende s'ka informacion për policët e arrestuar në Serbi
Autoritetet në Serbi nuk kanë ofruar informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët auto...
BOTA
15 Qershor17:00
Tregtia me pakicë rritet me 4.7% në tremujorin e parë, udhëhiqet nga karburantet, por importet u rritën më pak se 1%
Tregtia me pakicë ka shënuar tendencë rritëse në tre muajt e parë të vitit, e ndikuar nga shitjet e karburanteve dhe ushqim...
BOTA
15 Qershor16:42
“I vetëburgosuri i vetëvendosur”, kush është Lulzim Hetemi, kryetari i ri i Lepasoviçit i cili humbi motrën në luftë?
Lulzim Hetemi u zgjodh kryetar i ri në Leposaviç pas zgjedhjeve të zhvilluar në veri të Kosovës. Situata vijon të mbetet ...
BOTA
15 Qershor14:28
“Së shpejti do martohej”, vdiq teksa punonte, babai i 23 vjeçarit shqiptar: Më çoni tek Samiu!
I riu shqiptar ka humbur tragjikisht jetën dy ditë më parë në një aksident në punë në Itali. Mediat vendase shkru...
BOTA
15 Qershor14:00
Skandal në Harvard, ish-drejtori i morgut shiste organet e njerëzve
Autoritetet në SHBA “goditën” një rrjet trafikimi për organet njerëzore që ka shkaktuar reagime të forta në...
BOTA
15 Qershor13:00
A e ka parashikuar ndonjëherë një film kaq saktë të ardhmen?
Filmi ‘Truman Show’ i vitit 1998 me protagonist Jim Carrey, ku tregohet për një burrë, e gjithë jeta e të cilit u shnd&eu...
BOTA
15 Qershor12:10
Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën
Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në...
BOTA
15 Qershor11:00
Ndalohen 6 prej trafikantëve pas tragjedisë në Mesdhe/ Në hambarë dyshohet për qindra gra dhe fëmijë, anija e fundosur në 4 mijë metra thellësi
Autoritet greke kanë ndaluar dhe po hetojnë rolin e 6 prej 104 emigrantëve të shpëtuar në tragjedinë e një dite më...
BOTA
15 Qershor10:00
Kjo është arsyeja pse Maria de Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Silvio Berlusconi-t
Si një nga prezantueset më të vjetra të Mediaset, Maria De Filippi nuk mungoi në funeralin e Silvio Berlusconit.
Veshja me të b...