BOTA

Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit

n.f Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2024, 17:17
Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit
Foto ilustruese

SIRI- Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit ka ngritur shqetësime për atë që do të ndodhë në të ardhmen me trupat amerikane që janë të vendosura në vendin e shkatërruar nga lufta. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon Carla Babb, trupat amerikane kanë punuar me aleatët për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik në Siri.

Analistët paralajmërojnë për rrezikun e daljes së militantëve të organizatës terroriste islamike nga një kamp-burg ku mbahen dhe shpërndarjes së tyre jo vetëm në rajon, por edhe në Turqi dhe Evropë. Banorët në Damask po festojnë rënien e regjimit të familjes Assad që ka sunduar vendin nga viti 1971.

“Është e pamundur të mos prekesh nga skenat e gëzimit dhe lehtësimit që vijnë nga Siria. Fundi i këtij regjimi është një humbje për të gjithë ata që mundësuan barbarinë dhe korrupsionin e tij, sidomos për Iranin, Hezbollahun dhe Rusinë. Ky moment paraqet një mundësi historike, por mbart edhe rreziqe të mëdha”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.


Forcat amerikane vazhduan operacionet kundër Shtetit Islamik në Sirinë qendrore, duke goditur këto ditë 75 objektiva me avionë luftarakë. Ky veprim synon të sigurojë që grupi terrorist nuk do të përpiqet të përfitojë nga situata.

“Rreziku i vërtetë gjatë 48 orëve të ardhshme është nëse anëtarët e Shtetit Islamik arrin të dalin nga kampi Al Hol ku mbahen si të burgosur. Nëse kjo ndodh, atëherë mijëra militantë mund të shpërndahen jo vetëm në Siri dhe Lindjen e Mesme, por edhe në Turqi dhe Evropë”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.

Ushtria amerikane ka rreth 900 trupa në Siri për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane të parandalojnë rigjallërimin e Shtetit Islamik. Zyrtarët amerikanë thonë se tani, pas rënies së regjimit të Assadit, tre janë objektivaty e tyre kryesore .

“Ushtarët dhe personeli ynë janë të mbrojtur. Ne duam të sigurohemi që aleatët tanë të jenë të sigurt. Ne duam të sigurohemi që të mos ketë një katastrofë humanitare”, thotë Robert Wood, zëvendës ambasadori amerikan në OKB.

Ish-presidenti sirian ka ikur në Moskë. Analistët thonë se rënia e Sirisë ka dobësuar Rusinë dhe Iranin.

“Ata kanë humbur Hezbollahun, ose të paktën aftësinë për ta furnizuar. Ata kanë humbur Sirinë. Pyetja tani është nëse ata mund të mbajnë kontrollin e tyre mbi grupin jemenas Houthi, apo nëse shtetet e tjera në rajon, si Arabia Saudite për shembull, do të tregohet më agresive duke parë se po krijohet një mundësi e re”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.

Pentagoni thotë se komunikimi me aleatët është thelbësor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka folur me homologun e tij turk për zhvillimet në Siri. Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, gjenerali Erik Kurilla po qëndron në rajon. Ai është takuar me aleatët jordanezë për të diskutuar mbi Sirinë dhe planifikon të flasë me aleatë të tjerë rajonalë në ditët në vijim./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë