BOTA

Rrëmbyen nipin 3-vjeçar në Durrës, Apeli lë në "arrest shtëpie" Rexhep Gjunin dhe Arben Selajn

b.z Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 17:24
Rrëmbyen nipin 3-vjeçar në Durrës, Apeli lë në
Rexhep Gjuni

TIRANË - Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu këtë të mërkurë 58-vjeçarin, Rexhep Gjuni, i cili rrëmbeu dhe mbajti peng disa ditë nipin e tij 3-vjeçar në bashkëpunim me bashkëshorten, Bahrije Gjuni dhe vëllain e kësaj të fundit Arben Selaj.

Rexhep Gjuni dhe Arben Selaj u arrestuan menjëherë pas denoncimit të nënës së 3-vjecarit Ile Gjuni, e cila deklaroi në polici për zhdukjen e fëmijës së saj të mitur. Nëna e 3-vjeçarit deklaroi aso kohe për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën e 13 prillit, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin. Sipas dëshmisë së nënës së 3-vjeçarit këto konflikte kishin ardhur pas vdekjes së burrit të saj. Ndërkohë para hetuesve të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar.

Fillimisht për Gjunin dhe Selajn Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", por sot Apeli ka vendosur të ndryshojë masën e caktuar ndaj tyre. Apeli ka vendosur për Gjunin dhe Selajn masën ‘’Arrest në shtëpi’.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale R. Gj dhe A. S,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 241/2,  datë 19.04.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit R. Gj për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit R.Gj, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit A. S për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit A.S, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitur , nga personat nën hetim me iniciale R. Gj dhe A. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Afërdita Ndoj, në seancë gjyqësore kërkoi:

– Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale R. Gj dhe A. S.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 22.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Lutfije Celami vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 241/2, date 19.04.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durrës, për sa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit për personat nën hetim R. Gj dhe A. S.

– Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshte:

– Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

– Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

– Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.

rexhep gjuni arben selaj gjykata e apelit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë