BOTA

Rreziku nga mbetjet plastike, dështojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e pestë të Komitetit Negociator Ndërqeveritar të OKB-së

n.f Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 23:01
Rreziku nga mbetjet plastike, dështojnë negociatat për arritjen e
Foto ilustruese

KORE- Vendet e botës që po negocionin prej një jave në Korenë e Jugut për një traktat global për të frenuar mbetjet plastike nuk arritën një marrëveshje të hënën, pasi më shumë se 100 vende donin të kufizonin prodhimin e objekteve plastike, ndërsa një pjesë e vogël e shteteve prodhuese të naftës ishin të gatshëm të trajtonin vetëm problemin e mbetjeve plastike. Takimi i pestë i Komitetit Negociator Ndërqeveritar të OKB-së (INC-5) që synonte miratimin e një traktati global ligjërisht të detyrueshëm në Busan të Koresë së Jugut, ishte parashikuar të ishte i fundit.

Por vendet kishin qëndrime të ndryshime lidhur me objektivin bazë të një traktati dhe arritën vetëm të bien dakord që të shtyjnë afatin për vendimet kryesore dhe të rifillojnë bisedimet, të quajtura INC 5.2, në një datë të mëvonshme.

“Është e qartë se ka ende mosmarrëveshje”, tha Inger Andersen, drejtoreshë ekzekutive e Programit të Mjedisit të OKB-së. Çështjet më delikate përfshinin kufizimin e prodhimit të plastikës, menaxhimin e produkteve plastike dhe kimikateve të lidhura me to, si edhe ndihmën financiare për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të zbatonin traktatin.

Një variant i propozuar nga Panamaja, i mbështetur nga më shumë se 100 vende, parashikonte një plan për një objektiv global të reduktimit të prodhimit të plastikës, ndërsa një propozim tjetër nuk përfshinte vendosjen e një kufizimi të tillë të prodhimit.

Mospërputhjet ishin të dukshme në një dokument të lëshuar të dielën nga drejtuesi i takimit, Luis Vayas Valdivieso, i cili mund të përbëjë bazën e një traktati, por që përfshinte alternativa të ndryshme për çështjet më të ndjeshme.

"Një traktat që parashikon vetëm masa vullnetare nuk do të ishte i pranueshëm," tha Juliet Kabera, drejtore e përgjithshme e Autoritetit të Menaxhimit të Mjedisit të Ruandës. "Është koha që ta marrim seriozisht dhe të negociojmë një traktat që është i përshtatshëm për objektivin dhe nuk është i destinuar të dështojë që në pikënisje."

Një numër i vogël i vendeve që prodhojnë materiale petro-kimike, si Arabia Saudite, kanë kundërshtuar fuqishëm përpjekjet për të reduktuar prodhimin e plastikës dhe janë përpjekur të përdorin taktika procedurale për të zvarritur negociatat.

"Nuk pati konsensus në asnjë moment”, tha delegati i Arabisë Saudite Abdulrahman Al Gwaiz. "Ka disa lloj materialesh që në një mënyrë ose një tjetër arrijnë të përfshihen (në dokument) pavarësisht këmbënguljes sonë të vazhdueshme se ato nuk janë brenda objektivit."

Kina, Shtetet e Bashkuara, India, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite ishin pesë vendet kryesore të prodhimit të polimerit në vitin 2023, sipas firmës konsulente Eunomia. Nëse do të ishin kapërcyer mosmarrëveshjet, traktati do të ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme lidhur me mbrojtjen e mjedisit që nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015.

Ngecja vjen vetëm disa ditë pas përfundimit të pasuksesshëm të takimit të nivelit të lartë COP29 për klimën në Baku, Azerbajxhan. Në Baku, shtetet pjesëmarrëse vendosën një objektiv të ri global për një financim global me rreth 300 miliardë dollarë në vit për të luftuar ndryshimet klimatike, një marrëveshje që konsiderohet thellësisht e pamjaftueshme nga shumë vende në zhvillim.

"Ky rezultat nënvizon kompleksitetin e trajtimit të ndotjes nga mjetet plastike në një shkallë globale dhe nevojën për diskutime të mëtejshme për të arritur një traktat efektiv, gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm," tha Chris Jahn, sekretar i Këshillit Ndërkombëtar të Shoqatave Kimike (ICCA), që përfaqëson prodhuesit e materialeve plastike.

Prodhimi i plastikës pritet të rritet pothuajse trefish deri në vitin 2050 dhe copëza nga mikroplastika janë gjetur në ajër, produktet e freskëta dhe madje edhe në qumështin e gjirit.

Kimikatet e rrezikshme që gjenden në plastikë arrijnë në mbi 3200, sipas një raporti të Programit të Mjedisit të OKB të vitit 2023, sipas së cilit gratë dhe fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rrezikshmërisë së tyre.

Pavarësisht shtyrjes, disa negociatorë theksuan urgjencën për t'iu rikthyer bisedimeve.

"Çdo ditë vonese është një ditë kundër njerëzimit. Shtyrja e negociatave nuk e shtyn krizën," tha të dielën kreu i delegacionit të Panamasë, Juan Carlos Monterrey Gomez. "Kur të mblidhemi sërish, rreziku do të jetë më i madh."/ VOA

mbetje plastike marreveshje kore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë