Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KIEV- Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, shkuan të dielën në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, në ditën e parë në postet e tyre të reja, duke dërguar kështu një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në luftën me Rusinë.
Vizita e tyre vjen ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë një ofensivë të rëndë ruse dhe përballet me pasigurinë e politikës së SHBA-së ndaj Kievit kur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.
"Që nga dita e parë e luftës, BE-ja ka qëndruar në krah të Ukrainës," postoi Costa në rrjetin X së bashku me një fotografi të tij, zonjës Kallas dhe shefes së zgjerimit të BE-së Marta Kos duke mbërritur me tren në Kiev.
"Që në ditën e parë të mandatit tonë, ne po rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas", u shpreh ai.
Si zonja Kallas ashtu edhe zoti Costa kanë qenë përkrahës të fortë të Ukrainës që kur filloi agresioni i Rusisë në shkurt 2022. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mund të bëjë premtime specifike për ndihmë të mëtejshme, pasi një gjë e tillë do të kërkonte miratimin e vendeve anëtare të BE-së.
BE thotë se institucionet e saj dhe vendet anëtare kanë vënë në dispozicion rreth 133 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i luftës, por mbështetja e ardhshme mbetet e pasigurt veçanërisht nëse zotit Trump redukton mbështetjen amerikane.
Presidenti i zgjedhur Trump ka kritikuar përmasat e ndihmës për Kievin dhe ka thënë se do të punojë për një përfundim të shpejtë të luftës, por pa thënë konkretisht se si.
Në fushën e betejës, trupat e Moskës po përparojnë fshat pas fshati, në një përpjekje për të vënë nën kontroll përfundimisht rajonin industrial të Donbasit, ndërsa sulmet ajrore ruse kanë vënë në shënjestër rrjetin e dëmtuar të energjisë të Ukrainës me fillimin e dimrit.
"Në vizitën time të parë që nga marrja e detyrës, mesazhi im është i qartë: Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të fitojë këtë luftë," shkroi zonja Kallas në rrejtin X. "Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për këtë."
Si kryeministre e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, zonja Kallas ka qenë një nga kritiket më të zëshme të Rusisë.
Costa, një ish-kryeministër i Portugalisë, tha në një ceremoni në Bruksel të premten, se të gjithë duan paqe pas më shumë se 1000 ditëve të luftës Ukrainë-Rusi, "veçanërisht populli ukrainas". "Paqja nuk do të thotë kapitullim. Paqja nuk duhet ta shpërblejë agresorin," shtoi ai./VOA
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të vendoste një tarifë 100% ndaj vendeve të grupit BRICS nëse ato largohet n...
GJEORGJIA- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane', e ka quajtur Parlamen...
RODOS- Ishulli i Rodosit është përballur me përmbytje të mëdha këtë fundjavë teksa uji ka vërshuar n&eu...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka nominuar ish-ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale t&...
AUSTRALIA- Parlamenti i Australisë ka miratuar një ligj që ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç, duke ...
RUMANIA- Mijëra të rinj, që demonstrojnë mbrëmjeve në rrugët e qyteteve të mëdha të Rumanisë&...
EUROPA- Pa punëtorët e huaj të fermave, manaferrat e BE-së nuk do të arrinin të mblidheshin, shkruan The Economist. Nëse v&...
SHBA- Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jashtme të administratës së ardhshme të zoti...
GJERMANI- Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka dënuar fuqishëm sulmin e f...
POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk udhëtoi të shtunën në kufirin e vendit të tij me rajonin rus të Kaliningradit p...