BOTA

"Rreziku qëndron te disa vende anëtare", Parlamenti Europian, do ta vijojë mbështetjen për zgjerimin

M.B. Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 11:07
"Rreziku qëndron te disa vende anëtare", Parlamenti
Foto ilustruese

STRASBURG- Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian (PE) nuk u realizua. Zgjedhjet për këtë institucion u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor. Përkundër përparimit relativisht të vogël të partive të ekstremit të djathtë në disa vende, partitë që konsiderohen tradicionalisht proevropiane, do ta kenë shumicën edhe në përbërjen e re të PE-së. Për diplomatët në Bruksel, ky është lajm i mirë edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por edhe për raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tyre, edhe në përbërjen e re të PE-së do të ketë një shumicë të mjaftueshme të deputetëve, që do të vazhdojnë t’i mbështesin këto politika.

Sipas rezultateve të deritashme e as përfundimtaret nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim dramatik - grupimet kryesore politike, me disa ndryshime, i kanë ruajtur pozicionet që i kanë pasur edhe më herët. Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet t’i ketë 186 vende në Parlamentin me 720, që nënkupton dhjetë vende më shumë se në përbërjen e deritashme. Grupimi socialist S&D do t’i ketë 135 vende, apo katër më pak se në periudhën 2019-2024.

Liberalët nga grupi Renew pritet t’i kenë 79 vende, që do të thotë 23 më pak se në përbërjen e deritashme, ndaj mund të konsiderohen edhe si humbës të mëdhenj. Megjithatë, së bashku, këto tri grupe pritet ta kenë shumicën, me rreth 400 vende, dhe nëse merren vesh, mund ta sigurojnë numrin e votave për vendimet kryesore të BE-së, përfshirë edhe zgjerimin. Në favor të zgjerimit, pos partive të përmendura janë edhe grupi i Të Gjelbërve që do t’i ketë 53 vende në PE dhe grupi i partive konservatore ECR me 73 vende.

E vetmja parti që ka qenë kundër zgjerimit, është Identiteti dhe Demokracia (ID), që pritet t’i ketë 58 vende në PE. Ajo mund të rritet, varësisht se cilat parti do t’i bashkohen, por, prapëseprapë, nuk do ta vinte në rrezik mbështetjen për procesin e zgjerimit nga ana e PE-së. Për shumë vite, e sidomos me përbërjen e fundit, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti ka mbështetur procesin e zgjerimit.

Ai ka kërkuar që ky proces edhe të përshpejtohet, apo që vendet kandidate të përfshihen në programet dhe strukturat e Bashkimit Evropian edhe përpara se të bëhen anëtare formale të bllokut. Parlamenti Evropian shpesh edhe i ka kritikuar vendet anëtare për mospërmbushje të obligimeve që BE-ja i ka marrë në raport me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Para se të përfundonte puna e Parlamentit të fundit Evropian, në këtë institucion është miratuar edhe një propozim për reformat e BE-së, në mënyrë që të mundësohet zgjerimi më i shpejtë i saj. Mes masave, PE-ja ka propozuar edhe miratimin e disa vendimeve me shumicë të kualifikuar në Këshillin e BE-së, në mënyrë që të mos ketë bllokada të shpeshta nga ana e disa vendeve anëtare, të cilat e shfrytëzojnë anëtarësinë e tyre në BE për të penguar avancimin e vendeve fqinje, për shkak të mospajtimeve bilaterale.

Në bazë të shpërndarjes së vendeve në përbërjen e re vlerësohet se kjo mbështetje e PE-së do të vazhdojë edhe në pesë vjetët e ardhshëm. Por, problem për zgjerimin mund të paraqesë rritja e ndikimit të partive të ekstremit të djathtë në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Disa diplomatë në Bruksel, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, tërheqin vërejtjen se mund të ketë ndryshime në qasjen e disa shteteve. Kjo është e mundshme, pasi vendimet për secilin hap në procesin e zgjerimit merren në Këshillin e BE-së, përkatësisht me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Holanda përmendet si një vend që mund të paraqesë probleme në të ardhmen në këtë drejtim, pasi atje pritet të formohet Qeveria, në krye të së cilës do të jetë për herë të parë e djathta ekstreme, më saktësisht Partia e Lirisë e udhëhequr nga Gert Wilders. Kjo parti ka pasur qasje kritike ndaj zgjerimit dhe e ka kundërshtuar atë. Holanda nuk pritet ta ndryshojë në mënyrë dramatike qasjen, sepse partia e ekstremit të djathtë është dashur të bëjë kompromise, por është paralajmëruar se do të kërkojë që, në rast të zgjerimit, të ketë kufizime për vendet e reja anëtare dhe qytetarët e tyre në çështje si: liria e lëvizjes së punëtorëve në tregun e përbashkët dhe qasja në disa fonde të BE-së.

Kufizimet e tilla, përtej asaj që mundësojnë traktatet aktuale të BE-së, nuk janë të mundshme formalisht. Por, këto insistime tregojnë se në çfarë drejtimi mund të shkojnë qëndrimet e disa vendeve anëtare. E djathta ekstreme ka shënuar rritje edhe në Austri dhe Belgjikë, ndërsa ka fituar në Francë. Prandaj, rreziku potencial për procesin e zgjerimit të BE-së shihet te qëndrimet e vendeve anëtare, e jo te numri i vendeve që partitë e ekstremit të djathtë kanë siguruar në përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Disa deputetë nga përbërja e vjetër e PE-së, që janë rizgjedhur, por nuk duan të flasin publikisht për të respektuar formalisht procesin e konfirmimit zyrtar të zgjedhjes së tyre, besojnë se Parlamenti do të jetë një zë i fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e zgjerimit. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova vetëm ka aplikuar për anëtarësim në fund të vitit 2022./ REL

parlamenti europian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë