Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
LITUANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.
“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.
“Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomit në Detin Baltik rishtazi, për çka zyrtarët kanë thënë se mund të ketë qenë sabotim.
Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit. Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia.
Avioni i mallrave, që i përkiste kompanisë DHL, u rrëzua derisa po përpiqej të ulej në aeroportin e Vilniusit. Si pasojë u vra piloti spanjoll i avionit dhe u plagosën një tjetër anëtar ekuipazhi spanjoll, një gjerman dhe një lituan, sipas zyrtarëve të aeroportit dhe policisë të cituar nga Reuters.
Zjarrfikësit nuk kanë qenë në gjendje ta zbulojnë nëse avioni kishte filluar të digjej ose të copëtohej sa ishte ende në ajër. Autoritetet janë ende në kërkim të kutive të zeza që regjistrojnë të dhënat e fluturimit.
Komisionari i Përgjithshëm i Policisë Lituaneze, Arunas Paulauskas, tha se anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit u treguan hetuesve se nuk kishte tym, zjarr apo ndonjë situatë emergjente në kabinë para rrëzimit të tij. Ai gjithashtu tha se mundësia e ndonjë ndikimi nga një forcë e jashtme është shumë e ulët.
Rrëzimi i avionit ndodhi pas një sërë zjarresh në depot e DHL-së në Britani dhe Gjermani gjatë verës. Zyrtarë perëndimorë të sigurisë janë cituar më herët këtë muaj ta kenë lidhur serinë e zjarreve me një operacion të dyshuar rus që kishte për synim shkaktimin e zjarreve në avionë mallrash ose pasagjerësh që udhëtonin drejt Amerikës së Veriut.
The Wall Street Journal citoi zyrtarë të sigurisë duke thënë se pajisjet që u ndezën në korrik në depot e DHL-së në Leipzig dhe qytetin britanik të Birmingemit ishin pjesë e një prove. Muajin e kaluar, zyrtarët polakë thanë se katër persona u arrestua si rezultat i hetimit për pako u përfshinë nga zjarri rrugës për në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Aktivitetet e katër personave "përbënin sabotim dhe diversion të lidhur me dërgimin e pakove, që përmbanin eksplozivë të maskuar dhe materiale të rrezikshme, përmes kompanive të aviacionit drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, të cilat shpërthyen spontanisht ose shpërthyen gjatë transportit tokësor dhe ajror", thanë prokurorët polakë në një komunikatë më 25 tetor.
Kanadaja, në fillim të nëntorit, shprehu shqetësim para zyrtarëve rusë pas njoftimit për arrestimet. Rusia u përgjigj duke e thirrur një diplomat kanadez më 8 nëntor për t’i kundërshtuar akuzat se shërbimet sekrete ruse kishin orkestruar fushatën për të dërguar pako shpërthyese./ REL
Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Stephen Sackur n&eu...
Shperthimi TURQI- Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 20:10 në rafineritë e kompanisë Tupras, në zonën Aliaga t&eum...
Zjarr FILIPINË- Një zjarr i madh “përpiu” lagjen e varfër më të madhe në Manila në Filipine d...
Foto ilustruese POLONI- Një darkë familjare përfundoi në tragjedi natën e së dielës në Poloninë ...
Foto ilustruese SHBA- Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njo...
Osmani KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik t&...
Sea Story EGJIPT- Autoritetet egjiptiane thonë se 17 persona janë të zhdukur, përfshirë të huaj, dhe 28 janë shpëtu...
Calin Georgescu RUMANI- Calin Georgescu fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Ky person pa parti, i ekstremi...
Foto ilustruese KOSOVË- Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën q&...
RUSI- Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e për...