BOTA

Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 16:26
Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në
Foto ilustruese

KOSOVË- “Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”... Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti. Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha ky lajm, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat brengoseshin se “ikja e trurit” mund të përkeqësohej.

Instituti për Studime të Avancuara, GAP, raportonte se gati 30 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikonin të emigronin nga vendi pas liberalizimit të vizave. Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa është paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se ka pasur një rritje të numrit të aplikimeve për azil në BE.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar. Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë bërë gjithsej 3.950 kërkesa për azil - dukshëm më shumë sesa gjatë tërë vitit në katër vjetët paraprakë. Numri më i lartë i kërkesave për azil këtë vit u regjistrua në maj, kur u bënë gjithsej 765 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre ishin bërë në Francë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor. Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit, për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat lejojnë marrjen e vizës së punës përmes një shorti, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona.

Meqenëse Gjermania nuk e lejon nënshtetësinë e dyfishtë - përveç në disa raste - ajo mbetet vendi kryesor për të cilin kosovarët heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Por, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tregojnë se numri i kërkesave për lirim nga shtetësia, ka qenë në rënie përgjatë vitit 2024. Ndërsa kërkesat për lirim nga shtetësia e Kosovës ishin në rënie, numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit dukshëm.

Me oferta të shumta nga agjenci turistike dhe pa nevojën për të aplikuar për vizë, shumë kosovarë e shfrytëzuan mundësinë e udhëtimit në zonën Schengen, e cila përbëhet prej 29 vendesh evropiane. Numri i udhëtarëve përmes transportit ajror në Kosovë është rritur në krahasim me vitin e kaluar, por trendi i rritjes ka nisur edhe në vitet paraprake.

Oganizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione shtetërore, në disa raste, kanë theksuar nevojën që kosovarët t’i respektojnë kushtet e udhëtimit pa viza. Liberalizimi mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Në të kundërtën, Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej: Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive./REL

liberalizim vizash kosove kerkesa per azil

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë