Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.
"Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese", shkroi Rubio në rrjetin social X të shtunën herët.
Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska - entiteti serb i Bosnjës - të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.
Më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e këtyre ligjeve të entitetit serb. Gjykata, Prokuroria e Bosnjës dhe SIPA janë formuar në bazë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Bosnje dhe Hercegovinës dhe ato ligje janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit. Për t’u zhbërë, sipas Kushtetutës së shtetit, duhet që votimi i Kuvendit të Bosnje e Hercegovinës.
Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi ligjet më 27 shkurt, pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të RS-së për gjashtë vjet. Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.
Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se ka muaj që po zhvillon një hetim për shkak të dyshimeve se është kryer vepra penale “sulm ndaj rendit kushtetues”. Kodi Penal i Bosnjës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare nëse dikush "përpiqet në mënyrë të kundërligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës ose të përmbysë institucionet e saj më të larta”.
Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt paraprakisht i kishte shpallur të pavlefshme, ligje që synonin të parandalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi masë të përkohshme për moszbatimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës të organizatave jofitimprurëse. Kërkesa u dorëzua nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës. Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, në përputhje me ligjin rus, vendos kontroll të rreptë mbi veprimtarinë e sektorit civil në RS./REL
SHBA- Një 67-vjeçar u vra nga skuadra e pushkatimit të premten në SHBA. I ekzekutuari, Brad Sigmon ishte dënuar me vdekje...
SHBA- Qeveria amerikane ka filluar kontaktet me Republikën Demokratike të Kongos në lidhje me mundësinë për ...
SHBA- Presidentit amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet për një konfrontim mes Elon Musk dhe Sekretarit të Sh...
SHBA- Më shumë se gjashtë vjet pasi Donald Trump nisi një luftë tregtare kundër Kinës që në mandatin e parë ...
rubio, musk SHBA- Një përplasje dhe debat i tensionuar shpërtheu midis miliarderit, Elon Musk dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-s&...
foto ilustruese KANADA- Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një lokal mbrëmjen e d...
GJERMANI- Luftëtaret e të drejtave të grave në Gjermani, nuk kanë qenë aq radikale sa “motrat” e tyre në A...
foto ilustruese BOSNJE HERCEGOVINE- Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi përkohësisht të premten ligjet separatiste të miratuara...
protesta ne beograd SERBI- Dhjetëra mijëra studentë, nxënës dhe qytetarë marshuan nëpër rrugët kryesore t...
foto ilustruese KOSOVË- Përfaqësuese të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë thanë...