BOTA

Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 19:18

Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të premten një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi, ndërsa vendet e tyre po thellojnë partneritetin përballë sanksioneve perëndimore.

Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat – që nga tregtia e deri tek bashkëpunimi ushtarak, shkenca, arsimi dhe kultura.

Presidenti Putin e lavdëroi marrëveshjen si “një arritje të vërtetë, që krijon kushtet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të Rusisë, Iranit dhe gjithë rajonit”.

Ai tha se niveli aktual i tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik është ende i pamjaftueshëm dhe shprehu shpresën se traktati i ri do të ndihmojë për të eliminuar pengesat burokratike dhe për t’i zgjeruar marrëdhëniet. Udhëheqësi rus shtoi më vonë se dy vendet po përpiqen të zgjidhin pengesat teknike, për të përparuar me projektet e planifikuara për të dërguar drejt Iranit gazin natyror rus dhe për të krijuar korridore transporti drejt porteve iraniane në Gjirin Persik.

Presidenti iranian Pezeshkian tha se projektet janë të realizueshme dhe shtoi se ekspertët po punojnë për të zgjidhur pengesat e mbetura.

“Po përjetojmë një kapitull të ri të marrëdhënieve strategjike”, tha presidenti iranian, duke shtuar se dy vendet pritet t’i zgjerojnë marrëdhëniet tregtare dhe të rrisin edhe “nivelin e bashkëpunimit për sigurinë”.

Vizita e tij në Rusi u bë pak përpara inaugurimit të hënën në Shtetet e Bashkuara të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar të ndërmjetësojë për paqen në Ukrainë dhe për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit, që po përballet me probleme ekonomike në rritje dhe sfida të tjera, përfshirë humbje në sferën e influencës në mbarë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë ndonjë lidhje të mundshme me inaugurimin e Presidentit Trump, duke thënë se nënshkrimi ishte planifikuar shumë kohë më parë.

Nënshkrimi i traktatit me Iranin pason paktin e vitit të kaluar me Korenë e Veriut, vende të identifikuara dikur nga ish-Presidenti George W. Bush, së bashku me Irakun, si "boshti i së keqes".

Lidhjet e Rusisë me Iranin janë bërë më të afërta pasi Presidenti rus Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar Teheranin se i ka ofruar Moskës qindra dronë për t'u përdorur në sulmet ndaj Ukrainës, gjë që Moska dhe Teherani e kanë mohuar.

Vitin e kaluar, Irani iu bashkua bllokut BRICS të vendeve me ekonomi në zhvillim dhe Presidenti iranian Pezeshkian mori pjesë në takimin e nivelit të lartë, që u organizua nga Rusia, në Kazan.

Rusia dhe Irani, vende me marrëdhënie të trazuara në të kaluarën, zhvilluan lidhje më të ngrohta pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Rusia u bë një partnere kryesore në tregti dhe për furnizimin e armëve dhe teknologjisë për Iranin, që është përballur me sanksione të rënda ndërkombëtare.

Rusia ndërtoi centralin e parë bërthamor të Iranit, që filloi funksionimin në vitin 2013 dhe po ndërton atje dy reaktorë të tjerë bërthamorë.

Rusia ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive bërthamore, që ofronte lehtësim të sanksioneve për Teheranin në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor dhe Kremlini ofroi mbështetje politike për Iranin kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.

Rusia dhe Irani gjithashtu bashkuan përpjekjet e tyre për të mbështetur qeverinë e Bashar Asadit gjatë luftës civile të Sirisë, por nuk arritën të parandalonin rënien e tij muajin e kaluar pas një ofensive të befasishme nga forcat opozitare. Zoti Assad dhe familja e tij u larguan drejt Rusisë.

Largimi i tij nga pushteti i dha një tjetër goditje në të gjithë rajonin “Boshtit të Rezistencës”, siç e përshkruan Teherani, që ishte dëmtuar tashmë nga ofensivat e Izraelit kundër dy grupeve militante të mbështetur nga Irani – Hamasit në Gazë dhe Hezbollahut në Liban. Në dy raste, Izraeli madje sulmoi drejtpërdrejt Iranin.

Teherani ka nevojë gjithnjë e më shumë për ndihmën e Moskës, pasi përballet me probleme ekonomike dhe humbje në të gjithë sferën e tij të influencës në Lindjen e Mesme. Problemet mund të thellohen pasi zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me politikën e tij të “trysnisë maksimal” ndaj Iranit.

Në veçanti, Irani dëshiron nga Rusia armë të sofistikuara, si sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë për të ndihmuar në shmangien e sulmeve të mundshme nga Izraeli./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë