BOTA

VOA: Politikat e administratës së ardhshme për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat

E.D Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 17:40

VOA: Politikat e administratës së ardhshme për inteligjencën

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, presidenti i zgjedhur ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar David Sacks-in në një post të ri në Shtëpinë e Bardhë, si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.

Zoti Sacks është një sipërmarrës dhe investitor i hershëm në fushën e teknologjisë. Presidenti Trump thotë se ai pret që zoti Sacks të ndihmojë për t’i larguar Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quan censurë dhe pozicionim ideologjik i kompanive të mëdha të teknologjisë.

Zoti Sacks do të ketë shumë për të bërë, thotë profesori i etikës në Universitetin e Santa Claras, John Pelissero.

“Do të ishte sfidë për këdo që të përpiqet të menaxhojë dy teknologji të reja dhe metoda financimi që po zhvillohen me shpejtësi”, thotë profesori Pelissero.

Zoti Sacks refuzoi një kërkesë për intervistë, por ai ka folur shpesh për nevojën për të kufizuar fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.

“Nuk do të kemi një ekosistem të shëndetshëm për kompanitë e reja. Nuk do të kemi lirinë e fjalës dhe nuk do të kemi konkurrencë mes shërbimeve të ndryshme për të ofruar një mjedis më novator”, tha zoti Sacks.

Ai ka folur edhe për potencialin e kriptomonedhave.

“Ajo që Bitcoin-i ofron është një tjetër lloj monedhe, që nuk garantohet nga qeveria, por nga matematika, nga kriptimi... Mendoj se me kalimin e kohës, shumë njerëz do të mendojnë se është një formë më e mirë e parasë”, tha zoti Sacks.

Agjencitë rregullatore në administratën e Presidentit Biden kanë shprehur shqetësime në lidhje me tregun e kriptomonedhave dhe rreziqet e mundshme financiare për investitorët.

Mbështetësit e kriptomonedhave ndihen të inkurajuar që Presidenti i zgjedhur Trump do ta ndihmojë me përparësi këtë sektor të ri të ekonomisë.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të kemi dikë që mund të jetë në rol koordinues, për t’u siguruar që agjencitë e duhura komunikojnë me njëra-tjetrën dhe për të ndërhyrë nëse agjencitë nuk bien dakord për diçka”, thotë Kristin Smith, drejtuese e Shoqatës “Blockchain”.

Ndërsa profesori Pelissero thotë se mund të lindin probleme të etikës pasi zoti Sacks do të influencojë politikat, ndërkohë që firma e tij investon në kriptomonedha dhe tek inteligjenca artificiale.

“Do të jetë e vështirë për publikun që të dijë se do të veprohet në interesin e publikut nga administrata Trump kur të merret me politikat për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat”, thotë profesori Pelissero.

Zoti Sacks do të jetë i angazhuar me kohë të pjesshme në rolin në Shtëpinë e Bardhë dhe emërimi i tij nuk ka nevojë për konfirmim nga Senati./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë