Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
RUSI- Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, Pokrovsk, derisa përpjekjet diplomatike janë rritur për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë ndër dekada. Sipas platformës online të hartave të luftës, Deep State, trupat ruse janë afruar 3 kilometra pranë pjesës lindore të Pokrovskut, i cili është kryqëzim kyç për Ukrainën, si dhe furnizuesi i vetëm i brendshëm i vendit për koks.
“Duhet të ndërmerren vendime jokonvencionale për ta zgjatur qëndresën e mbrojtjes sonë dhe për ta shkatërruar më shumë pushtuesin”, tha gjenerali Oleksandr Syrskiy, kryekomandanti i Ukrainës.
“Luftë jashtëzakonisht e ashpër në fushëbeteja. Rusët po i përdorin të gjitha forcat në përpjekje për ta thyer mbrojtjen tonë”, shkroi ai në Facebook.
Kjo zonë prej muajsh është dëshmitare e disa prej beteja më të ashpra nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës prej Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi vijat e frontit në rajonin e Zaporizhjas të enjten, ka kërkuar përforcime, pasi duket se pozicionet ukrainase po hasin në vështirësi për ta përballuar përparësinë e Rusisë në ushtarë.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Serhiy Filimonov, komandanti i batalionit të 108-të “Da Vinci Wolves”, paralajmëroi se arsyeja kryesore e humbjeve derisa Rusia po çan përpara drejt Pokrovskut, janë “detyrat joreale” për trupat në këtë rajon, duke marrë parasysh numrin e ushtarëve të tyre.
Intensifikimi i luftimeve në fushën e betejës vjen ndërkohë që të dyja palët po përpiqen të forcojnë pozitat e tyre në mes të shenjave të një armëpushimi të mundshëm dhe bisedimeve për paqe në muajt që vijnë.
Luftimet në fushëbeteja janë ashpërsuar pasi të dyja palët janë duke synuar t’i përforcojnë pozicionet e tyre, pasi ka shenja për një armëpushim të mundshëm dhe për bisedime për paqe në muajt në vijim.
Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë u takuan në Berlin të enjten për të biseduar rreth ndihmës për Ukrainën, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është mbështetës i fortë i Ukrainës fqinje, e priti presidentin francez, Emmanuel Macron, në një takim në Varshavë për të biseduar për hapat pas luftës.
Liderët nga e gjithë Evropa po përpiqen t’ia dëshmojnë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili do ta marrë detyrën më 20 janar, se ata janë të gatshëm ta bartin barrën që u takon për t’i dhënë fund luftës pothuajse trivjeçare në Ukrainë.
Trump ka pohuar se ai mund t’i japë fund luftës për 24 orë, duke ngjallur shqetësim se ai mund ta detyrojë Ukrainën t’i dorëzojë territor Rusisë, duke e rrezikuar sigurinë e BE-së.
Në një Deklaratë të ashtuquajtur "Deklarata e Berlinit", ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Polonisë, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, nënvizuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kievin.
“Ne jemi të përkushtuar për t’i siguruar Ukrainës garanci të palëkundshme të sigurisë, duke përfshirë mbështetje afatgjate ushtarake dhe financiare”, tha deklarata.
Takimi në Berlin u organizua nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Pas takimit me Macronin, Tusk tha se Polonia nuk ka plane për të dërguar trupa në Ukrainë. Një media polake raportoi në prag të takimit se Tusk dhe Macron do të diskutonin mundësinë e dërgimit të një force paqeruajtëse evropiane prej 40.000 ushtarësh në Ukrainë. Zelensky ka kërkuar vazhdimisht garanci të forta sigurie, përfshirë anëtarësimin në NATO, duke thënë se ndryshe nuk mund ta ndalesh Rusisë nga kryerja e pushtimeve të tjera.
Tusk dhe Macron, të cilët u takuan para mbledhjes së ministrave të BE-së, riafirmuan se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë duhet të përfshijë ukrainasit.
“Ne do të punojmë me Francën për një zgjidhje që do të mbrojë mbi të gjitha Evropën dhe Ukrainën”, tha Tusk.
Kryeministri polak tha dy ditë më parë se bisedimet për paqen mund të fillojnë “në dimër”./REL
Foto SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme the...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm,...
Foto KOSOVË- Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë ...
Foto SERBI- Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situat&...
Autori SERBI- Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet bur nga autorietet s...
SIRI- Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se do të krijohet një komitet gjyqësor...
SHBA- Elton John ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të marijuanës në Amerikë dhe Kanada. John gjatë një inter...
SHBA- Platforma Meta, e Mark Zuckerberg, dhuroi 1 milion dollarë në një fond që lidhet me financimin e ngjarjeve për inaugurimin e pr...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si d...
SIRI- Një amerikan është gjetur nga rebelët në një nga burgjet e regjimit të rrezuar të Bashar al-Assad. Si&ccedi...