“Liria ka emër!”/ Prej 6 vitesh në qeli, merret sot vendimi për ish-krerët e UÇK, nis seanca në Hagë
Sot është dita e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas një prej proceseve më t&eu...
Sot është dita e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas një prej proceseve më t&eu...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Raportohet se Rusia i ka ofruar Iranit informacione nga hapësira gjatë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara, me 14 satelitë rus&...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...
Protestat e shkaktuara nga një resort luksoz i diskutueshëm hyjnë në muajin e tyre të katërt, duke u përshkallëzuar n&...
Ish prokurori, Eugen Beçi e cilëson situatë absurde dhe jashtë çdo logjike ligjore atë që po ndodh me Bashkinë e T...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në D...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krer&eu...
Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerë...
Katërmbëdhjetë satelitë rusë të zbulimit thuhet se kaluan mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudit...
Rusia duket se po ndjek me kujdes zhvillimet politike në Hungari pas fitores së opozitës dhe humbjes së kryeministrit Viktor Orbán, një nga aleatët më të afërt të Kremlinit në Evropë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në reagimin e parë për zgjedhjet e së dielës, theksoi se Moska pret të ruajë marrëdhënie “realiste” me udhëheqjen e re hungareze.
“Presim që të vazhdojmë të kemi marrëdhënie realiste me qeverinë e re të Hungarisë”, deklaroi ai, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Budapesti do të ndryshojë qëndrim për kredinë prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën, e cila ishte bllokuar nga Orbán.
Peskov nënvizoi se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi politikat që do të ndjekë qeveria e re.
“Duhet të tregojmë durim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Ne jemi të interesuar për marrëdhënie të mira me Hungarinë dhe me vendet e tjera evropiane”, u shpreh ai.
Sa i përket çështjeve energjetike, Kremlini ia la në dorë vendimmarrjen qeverisë së re hungareze dhe vendeve të tjera evropiane për të ardhmen e naftësjellësit “Druzhba”, pjesë e të cilit është pezulluar nga Ukraina.
Nga ana tjetër, Peskov hodhi poshtë çdo lidhje mes rezultatit zgjedhor në Hungari dhe luftës në Ukrainë, duke theksuar se “janë dy procese të ndara”.
Në një intervistë për mediat vendase, kryeministri i ri Péter Magyar u shpreh se Hungaria do të vazhdojë dialogun me Rusinë për çështje pragmatike, sidomos në fushën e energjisë.
“Duhet të ulemi në tryezën e negociatave me presidentin rus. Gjeografia nuk ndryshon, as varësia energjetike”, tha ai.
Megjithatë, Magyar bëri të qartë se kjo nuk do të thotë afrimi politik me Moskën: “Nëse duhet, do të negociojmë, por nuk do të bëhemi miq”.
Sipas rezultateve paraprake, opozita e bashkuar pritet të sigurojë një shumicë të fortë, madje deri në dy të tretat e parlamentit, duke hapur rrugën për ndryshime të thella në vend pas 16 vitesh qeverisjeje nga Orbán.
Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje dhe mobilizimi i votuesve të zhgënjyer konsiderohen faktorë kyç në këtë rezultat.
Megjithatë, sfida kryesore për qeverinë e re mbetet ruajtja e unitetit të një koalicioni të gjerë dhe përballja me strukturat e ngritura ndër vite nga qeveria e mëparshme.
“E morëm mbrapsht atdheun tonë”, deklaroi Magyar, duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi përballë provokimeve të mundshme.
Humbja e Orbán shihet si një goditje edhe për Vladimir Putin, duke qenë se Hungaria konsiderohej si një nga aleatët më të rëndësishëm të Moskës brenda Bashkimit Evropian.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të ketë një ndeshje të Kampionatit “Ultimate Fighting” (UFC) në ...
Duke kundërshtuar ashpërsinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Papa Leo XIV thotë se thirrjet e Vatikanit p&e...
Megjithatë, një numër i madh anijesh është parë i ankoruar pranë portit kryesor iranian në Bandar Abbas, në af&eu...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar në rrjete sociale një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqet si “Mesia&rd...
Kina ka mohuar raportimet se ka furnizuar apo ka në plan që të furnizojë me armë Iranin. Guo Jiakun, një zëdhënës...
Një skemë mashtrimi e pazakontë është zbuluar në Indi, ku një grup personash ngritën një pikë kalimi rrugore...
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan thotë: “Izraeli mund të kërkojë ta karakterizojë Turqinë si n...
Një moment i frikshëm ndodhi në Coachella kur një pajisje e madhe ndriçimi papritmas ra mbi turmën gjatë një perform...
Një burrë që vodhi një çantë dore që përmbante një vezë Fabergé egg dhe një orë...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të vendit, pasi rezultatet e pjesshme zyrtare treguan se p...