BOTA

Rusia rrit nivelet e ujërave edhe për prestigj politik

I.A Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 09:50

Rusia rrit nivelet e ujërave edhe për prestigj politik

RUSI- Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin Kaspik për prestigj politik. Banorët e Kazanit në Rusi jetojnë 1.000 kilometra në veri të Kaspikut, por mund të dëshmojnë për aktivitetin njerëzor që ndikon në të.

Aty, lumi Kazanka bashkohet me Vollgën - burimin më të madh të ujit në Detin Kaspik - dhe rrjedhat e tyre ndryshojnë shumë. Në shtator të vitit 2023, Kazanka ishte aq e ulët saqë edhe rrjedha e saj u ngadalësua.

Por, në tetor të vitit 2024, ishte aq e lartë, saqë imazhi i pasqyrës së Kremlinit të Kazanit shkëlqente në ujërat e saj. Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të motit.

“E gjithë Vollga është përshtatur”, thotë Yulia Faizrakhmonova, aktiviste që monitoroi nivelet e ujit atje për dhjetë vjet, derisa u largua nga Rusia, pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

“Ka një kaskadë rezervuarësh që drejtohen nga Agjencia Federale e Burimeve të Ujit”, thotë ajo për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

Këta rezervuarë dhe digat përgjatë Vollgës kanë qenë prej kohësh të lidhura me zvogëlimin e rrjedhave të ujit në Detin Kaspik, duke kontribuar kështu në rënien e nivelit të ujit atje. Vollga siguron 85 për qind të ujit që rrjedh në Kaspik, sipas ueb-faqes së analizave, Kaspiisky vestnik.

Zyrtarët rusë kanë pranuar se rrjedhat janë devijuar - në disa raste për t’i ndihmuar zonat që prodhojnë havjar në rajonin e Astrakhanit, pranë bregut të Kaspikut - dhe i kanë lënë vendet si Kazani me nivele shumë më të ulëta uji.

“Ata kanë peshkun më të vlefshëm tregtar - bli - në rajonin e Astrakhanit”, thotë Faizrakhmonova.

“Por, sigurisht, pjesa jonë e Vollgës vuan”, shton ajo.

Në tetor të vitit 2023, niveli i ujit në rezervuarin Kuibishev, në jug të Kazanit, ishte tejet i ulët, sipas shifrave të publikuara nga kompania hidroelektrike, RusHydro. Kjo i nxiti udhëheqësit e pesë rajoneve t’i bëjnë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, për “stabilizimin” e nivelit të ujit në Vollgë.

Presidenti i rajonit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha në një takim në Moskë se mungesa e ujit është duke shkaktuar “trazira sociale”.

Një vit më vonë, situata ndryshoi dhe niveli i ujit ishte shumë i lartë. Disa besojnë se ky ishte një vendim politik që nuk lidhej me apelin e bërë, por më tepër me dëshirën për ta bërë Kazanin të duket më së miri para liderëve të huaj, që morën pjesë në samitin e BRICS-it në këtë qytet, muajin e kaluar.

“Mesa duket, për një ngjarje si kjo, është arritur marrëveshje në nivel federal me [zyrtarët nga] rajoni i Kaspikut”, tha aktivisti mjedisor, Timur Eskarayev, për gazetën lokale të lajmeve, Inkazan.

Faizrakhmonova pajtohet. Ajo thotë se gjatë punës së saj në Vollgë, ka vërejtur, gjithashtu, një korrelacion midis nivelit të ujit dhe ngjarjeve prestigjioze. Një rast i tillë ishte Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2018, kur në Kazan u zhvilluan disa ndeshje. Të tjerë, ndërkaq, flasin për shkaqe të tjera të rritjes së nivelit të ujit.

Biologu me bazë në Kazan, Anton Bortyakov, i tha Inkazanit se bëhej fjalë për një kombinim të borës së madhe në dimër, të paralajmërimit të Minnikhanovit dhe të mbështetjes së shtuar për pozicionin e Tatarstanit në një komision qeveritar, që shqyrtoi rregullimin e rrjedhës së Vollgës. Por, sidoqoftë, në fillim të nëntorit u vu re se nivelet e ujit ranë sërish.

Radio Evropa e Lirë i shkroi Minnikhanovit për ta pyetur nëse nivelet e larta të ujit ishin të lidhura me samitin e BRICS-it, por nuk mori përgjigje. REL-i është klasifikuar si “organizatë e padëshirueshme” nga autoritetet ruse./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë