Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukriana duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.
Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.
“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.
Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha të enjten se Rusia do të ishte e hapur për negociata për përfundimin e luftës nëse ato do të niseshin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, megjithëse sipas tij në bisedime do të duhej të pranoheshin "realitetet territoriale”.
Moska e përdor këtë frazë për të nënkuptuar që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga katër rajonet që forcat ruse i kanë pushtuar pjesërisht dhe për të cilat Rusia pretendon kontrollin e plotë.
Presidenti Zelenskyy është shprehur vazhdimisht që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë në shkurt të 2022, se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.
Megjithatë, rikthimi tek kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës të vitit 1991 nuk u përmend në "planin e fitores" të Presidentit Zelenskiy, që ai e prezantoi publikisht muajin e kaluar.
Presidenti Zelenskiy tha se lufta kishte të ngjarë të përfundojë më shpejt nën administratën Trump, i cili u shpreh gjatë fushatës së tij se do t'i jepte fund konfliktit me shpejtësi, pa dhënë detaje.
Presidenti Zelenskiy tha se ligji amerikan e pengonte atë të takohej me zotin Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
“Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne (për të siguruar një takim). Ne patëm një takim vërtet të mirë në shtator”, tha Presidenti Zelenskiy, duke shtuar se ai do të bisedonte vetëm me vetë zotin Trump dhe jo me ndonjë të dërguar apo këshilltar./VOA
Foto ilustruese KOSOVË- BE bën të ditur, se për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është i nevojshëm pajt...
Foto ilustruese MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Z...
Protesta GJEORGJI- Protestuesit në Abkhazi sulmuan parlamentin dhe refuzuan të largoheshin nga ndërtesa edhe pasi presidenti i raj...
indi INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali në ...
Foto ilustruese KOSOVË- Nëpërmjet komunikimit, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve! Ky është slogani i fusha...
Foto ilustruese GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ditën e sotme përjashtimin nga partia Demokracia e Re, ...
Filipine FILIPINE- Super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj. Stuhia...
Pamje nga vendngjarja RUMANI- Ndeshja e mbrëmshme e 15 nëntorit në stadiumin "Arena Bukuresht" mes Kosovës dhe Rumanisë nuk u mbyl...
Carlos Mazón SPANJË- Udhëheqësi rajonal spanjoll, Carlos Mazón që po përballet me presion të jashtëzakonsh...
Shtëpa e Bardhë SHBA- Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proce...