VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
KOSOVË- Të ulur brenda një salle: gjykatësi, prokurori, avokati, ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Në tre vjetët e fundit, Vjollca e kishte këtë pamje para vetes disa herë. Tre vjet më parë, ajo raportoi dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. Ashtu siç kishte pritur ta mblidhte guximin për ta raportuar rastin, tani pret një vendim përfundimtar për rastin e saj nga sistemi gjyqësor i Kosovës.
“Më ka ardhur në maje të hundës. Jam lodhur, hiç s’do të shkoja në seancë. Por, më vjen inat të tërhiqem, sepse kam të drejtë, kam prova”, thotë Vjollca, historinë e së cilës REL-i e ka ndjekur edhe më parë.
Vjollca thotë se përveç dëshmive që ka mbledhur për dhunën e ushtruar ndaj saj, ish-bashkëshorti i saj ka dhënë edhe deklaratë të rrejshme në stacionin policor.
“... por, nuk e di se çka do shteti më shumë nga unë?! Qysh t’u besojnë fjalëve të mia?! S’di a duhet të më besojnë mua si e dëmtuar apo atë që ka gënjyer”, thotë ajo për REL-in.
Ky është shteti ynë, që më shumë i beson një dhunuesi sesa neve, viktimave”, shton Vjollca. Për deklarim të rrejshëm, sipas Kodit Penal të Kosovës, një person mund të dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit. Vjollca thotë se ish-bashkëshorti i saj nuk është dënuar fare. Problemin e Vjollcës e hasin edhe shumë të mbijetuar të tjerë të dhunës në familje.
Kjo, pasi, sipas një analize të Lëvizjes FOL, kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve të dhunës në familje në sistemin gjyqësor të Kosovës është rritur. Mesatarisht, nga hapja e një lënde deri në zgjidhen e saj, Gjykatave Themelore në Kosovë u nevojiten 342 ditë. Në vitin 2021, kjo periudhë kohore zgjaste mesatarisht 143 ditë.
Rritja më e madhe e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve vërehet në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Radio Evropa e Lirë ka pyetur në këtë gjykatë se pse ka ndodhur një gjë e tillë, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen FOL, thotë se pikërisht kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve është ndër problemet kryesore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë kudo në Kosovë.
“Arsyeja pse është rritur mesatarja për këtë vit, është për shkak të numrit të madh të lëndëve që barten nga viti në vit, ku vazhdimisht kemi lëndë të trashëguara dhe trajtimi i tyre merr më shumë kohë, pasi që brenda vitit krijohen edhe lëndë të reja”, sqaron Bunjaku për REL-in.
Rreth 70 për qind e lëndëve të dhunës në familje të vitit të kaluar nëpër Gjykatat Themelore të Kosovës kanë qenë të trashëguara nga vitet e mëparshme. Bartja e lëndëve nga viti në vit është rritur dukshëm së voni.
Mesatarisht, gjykatat zgjidhin më shumë lëndë brenda një viti sesa që pranojnë lëndë të reja, mirëpo kohëzgjatja mbetet e lartë pikërisht shkaku i lëndëve të trashëguara. Numri i lëndëve të trashëguara është aq i lartë saqë me gjithë normën e zgjidhjes mbi 100 për qind në të gjitha gjykatat, vitin e kaluar janë zgjidhur vetëm 52 për qind e lëndëve të hapura; 48 për qind janë bartur në këtë vit.
E, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë u raportuan 698 raste të dhunës në familje. Në më shumë se 75 për qind të tyre, viktima ishin gratë. Ndër vite, numri i rasteve të raportuara e ka kaluar dukshëm numrin e lëndëve të reja të hapura në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Numri i gjyqtarëve dhe i prokurorëve që trajtojnë lëndët e korrupsionit dhe dhunës në familje është më i vogël sesa që ka lëndë dhe natyrisht që duhet të bëhen përpjekje që të shtohen këto kapacitete”, thotë Bunjaku.
Ajo thotë se është tejet e rëndësishme që të ndërmerren masa për ta zvogëluar kohëzgjatjen e trajtimit të këtyre lëndëve dhe ngritjen e efikasitetit të gjykatave.
“Drejtësia efikase, transparente dhe e shpejtë është një ndër të drejtat themelore. Mirëpo, ngarkesa shumë e madhe dhe mungesa e kapaciteteve janë duke e dëmtuar sistemin e drejtësisë”, shton Bunjaku.
Duke reaguar pas vrasjes së dy grave në muajin prill në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se dhunuesit, shpeshherë, “bëhen vrasës”, për shkak të “mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”.
“Kur dhunuesi e sheh që po ledhatohet nga sistemi, ai e përsërit veprën penale”, tha atëkohë Haxhiu.
Kohëzgjatja e procesit të saj në sistemin gjyqësor e ka dëshpëruar Vjollcën, por ajo nuk është dorëzuar.
“Këtu drejtësi s’ka. Por, po mundohem t’i ndihmoj edhe gratë e tjera, t’i motivoj ato [për raportim të dhunës në familje]”, përfundon Vjollca./ REL
Mark Zuckerberg dhe Donald Trump SHBA- Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen e tyre të...
Foto ilustruese SHBA- "Ekonomia kontrollon gjithçka," thotë Chris Stinson, drejtor shitjesh në Karolinën e Jugut, “Ekonomia m&e...
Gjenerali POLONIA- Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm, tha të mërkurën...
Mickoski SHBA- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në ditën e dytë të samit...
Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje të mërkurën partive politike me “vlera republikane...
Blinken SHBA- Ditën e sotme po mbahet dita e dytë e samitit të NATO-së në SHAB. Ndërkohë vendet anëtare të...
Joe Biden WASHINGTON- Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësv...
Sulmi LIBI- Një grup shpëtimtarësh që mundoheshin të shpëtonin emigrantët në Mesdhe janë shprehur se nj&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Mbi 21 milionë euro do i ndahen kompanisë Contour Global, pasi që ka fituar arbitrazhin ndaj Republikës s&...
Foto ilustruese KOSOVË- Lubisha Vuçkoviç, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe, ka disa muaj që ka mbyllur biznesi...