BOTA

"Secili më vete!" Analiza: Kriza e koalicionit qeveritar në Gjermani

M.B. Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 08:30
"Secili më vete!" Analiza: Kriza e koalicionit qeveritar në
Partnerët e koalicionit - Kancelari Scholz (djathtas)- ministri i Ekonmisë, Rrbert Habeck, më tej ai i Financave, Christian LindnerF

GJERMANIA- Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e duhur për ta. E tillë ishte vizita e kancelarit Scholz në Dresden të martën (20.08.), ku simbolikisht u vu lopata e parë për ngritjen e një fabrike çipash. Kjo fabrikë e mbështetur me miliarda nga qeveria gjermane do të furnizojë Gjermaninë dhe Europën me çipa gjysmëpërçues. Scholz i quan gjysmëpërçuesit "naftën e shekullit të 21" dhe erdhi vetë personalisht tek hapja e themelit të fabrikës sipas motos: krizë? Çfarë krize?

Këto ditë luan rol thjesht prezenca e kancelarit. Së fundmi atij i është ngjitur atributi i "kancelarit të përkohshëm". E për këtë iniciatore nuk ishte opozita gjermane, por vetë një partner i koalicionit. Kreu i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour në intervistën e verës për ARD e cilësoi qeverinë e koalicionit aktual mes socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve si "qeveri të përkohshme" pas epokës së Merkelit.

"Çdo qeveri është qeveria para qeverisë së ardhshme"

Një formulim që ka shkaktuar debate. Duhet kujtuar se vetë kancelari nuk e sheh veten si kancelar të përkohshëm, vetë Scholz vë në dukje me mënyrën e tij të thatë se: "Çdo qeveri është qeveria përpara qeverisë së ardhshme - dhe ndonjëherë është e njëjta." Në fund të fundit, Scholz pranoi në një dialog me qytetarët në Bremen, të hënën se performanca reale qeverisëse e koalicionit ishte lënë në hije nga proceset e vështira të vendimmarrjes në koalicion. Dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të "qeverisin mirë" dhe "të sillen mirë".

Mund të diskutohet, nëse qortimi publik i Scholz-it ndaj ministrit të Financave, Christian Lindner në mosmarrëveshjen e fundit për buxhetin ishte "sjellje e mirë". Scholz dukej më shumë si dikush që donte t'i tregonte publikisht ministrit të tij të Financave se ai vetë e kuptonte më mirë politikën monetare. Sidoqoftë, ishte ky argument - madje Nouripour e quajti atë "ndoshta më të kotin nga të gjitha argumentet" - që i ka përshpejtuar më tej forcat centrifugale brenda koalicionit, partnerët e të cilët ishin larguar prej kohësh nga njëri-tjetri. Duket sikur ka përpjekje për të mbajtur të bashkuar atë që vështirë mund të bashkohet më, vetëm për të kundërshtuar ndjenjën e përkohshmërisë së dikujt në politikë. Sigurisht kush dëshiron të jetë qeveri e tranzicionit?

Wissing: Qëndrim tjetër nga Nouripour

Ndërsa kancelari në Dresden foli për të ardhmen e ekonomisë, Ministri i Transportit të FDP, Volker Wissing përdori të martën një vizitë për të folur për të ardhmen e hekurudhës gjermane pikërisht në një kantier për rinovimin e përgjithshëm të shinave, një segment qendror ky për transportin hekurudhor në distanca të gjata. Aktualisht hekurudha gjermane është bërë simbol i asaj që nuk funksionon në Gjermani. Ministri i Transportit foli për rrjetin e shinave si një "oldtimer" që qeveria e koalicionit e ka marrë nga qeveria e kaluar. Ai prononcohet në lidhje me zërat e "qeverisë së përkohshme". "FDP nuk dëshiron të qeverisë përkohësisht, por në të ardhmen”, tha Wissing duke e lënë të hapur, nëse e gjithë kjo duhet të jetë me koalicionin aktual. Liberalët vetë kanë kohë që nuk janë të kënaqur me qeverinë e koalicionit, por e mënjanojnë nocionin "e përkohshëm".

Habeck do të bëhet kandidat për kancelar

Kalojmë tek partneri i tretë i koalicionit, Të Gjelbrit. Politikani që mund të bëhet kandidat për kancelar i Të Gjelbërve, Robert Habeck, aktualisht ministër i Ekonomisë kishte ftuar të martën në dialog qytetarët në Ministrinë e Ekonomisë. Habeck do të dëgjojë qytetarët, ta bëjë Ministrinë e Ekonomisë të afërt me ta. "Zyra është e rregulluar si kurrë më parë." Habeck do të përmirësojë imazhin, kur vështrimi i tij drejtohet nga zyra e kancelarit.

Edhe nëse shanset nuk janë kushedi sa të mëdha për momentin, Habeck ka ende një mesazh gati: "Nëse ndonjëherë bëhem kancelar, Christian Lindner nuk do të jetë ministër i Financave”. Sa i zhgënjyer është Habeck me koalicionin, u bë e qartë pas kompromisit minimal të arritur me negociatat e buxhetit: "Si të them: kështu është."

Më shumë distancë me koalicionin tënd, zor se gjen. Sido që të flitet, për qeveri të përkohshme apo jo, më së voni me këtë fjali kuptohet si bien këmbanat: secili në koalicionin qeverisës gjerman po bën tani gjërat e veta./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë