Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

RUSI- Ishte mesnatë në Teheran dhe ora 22:00 në Beograd më 13 prill, kur do të niste një fushatë masive dezinformuese. Atëkohë, Irani sapo kishte nisur një nga sulmet e tij më të mëdha me dronë dhe raketa kundër Izraelit, duke i rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme.
Derisa bota i ndiqte nga afër lajmet, një medium i panjohur në gjuhën serbe filloi të shpërndante artikuj për sulmin iranian me shpejtësi marramendëse - më shumë se 100 çdo orë - edhe pse faktet dhe detajet ishin të pakta dhe vështirë të arritshme.
Pjesa më e madhe e këtyre informacioneve duket se e kishte burimin te kanalet në Telegram në gjuhën ruse, rrjeti RT i financuar nga Kremlini ose media të tjera të drejtuara nga shteti rus.
Një hulumtim prej muajsh i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë gjeti se e gjitha ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë dezinformues pro Kremlinit, i cili përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj - shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.
Si funksionon rrjeti?
VIGINUM, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi në muajin shkurt një raport për një rrjet propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”.
Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.
Për katër muaj, Radio Evropa e Lirë gjurmoi ueb-faqe në shumë gjuhë, të cilat kishin në shënjestër audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.
Simpati për Rusinë
Ballkani, prej kohësh, është dëshmuar si terren tërheqës për narrativët prorusë, e sidomos Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, ka krijuar marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkohë që kërkon anëtarësimin në BE.
Një sondazh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, i kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe i publikuar më 14 maj, tregoi se shumica e të anketuarve në Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut e dënonin agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërsa 49 për qind e serbëve e shihnin atë si “të justifikueshëm”.
Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme.
Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda, ose e vërteta.
Ueb-faqja e parë e Pravda-s në serbisht - Pravda-rs.com - u regjistrua më 20 mars. Disa ditë më vonë - dhe brenda pak sekondash - u regjistruan tri domene të tjera të Pravda-s: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.
Lajme të rreme të automatizuara: Si përhapet kaq shpejt përmbajtja?
Nga 22 marsi deri më 20 korrik, në këto katër ueb-faqe u publikuan gjithsej 70.719 lajme. Por, pjesa më e madhe e tyre - më shumë se 67.000 - u shfaq në ueb-faqen në gjuhën serbe.
Përqendrimi në ueb-faqen në gjuhën serbe i mundësoi Radios Evropa e Lirë të gjurmonte se si përmbajtja proruse përhapet në platforma të shumta brenda pak minutash.
Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.
Procesi i automatizimit është aq efikas saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në ueb-faqet e Pravda-s varion nga tre deri në 12 minuta.
Operacioni i dezinformimit përdor gjithashtu platformat ruse, si VK Video dhe Yandex, për të përkthyer, prodhuar dhe shpërndarë përmbajtjen.
Propagandë ruse me kosto të ulët
VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.
Për ueb-faqet që synojnë Ballkanin, Similarweb - një shërbim që gjurmon vizitat në faqet e regjistruara të internetit - raportoi se ueb-faqja më aktive, Pravda-rs[.]com, kishte më pak se 5.000 vizita në qershor.
Nëse fushata ishte efektive, nuk ka shumë rëndësi - marrë parasysh koston e papërfillshme për gjenerimin e dezinformatave, thotë eksperti i dezinformimit, Peter Benzoni.
“Për Rusinë, kjo është një luftë informacioni. Ashtu si me dronë... sulmet me kosto të ulët që dështojnë në 99 për qind të rasteve, justifikohen me ato 1 për qind që kanë sukses. Këto faqe janë dronët e luftës së informacionit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Benzoni, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, me bazë në Uashington.
Dezinformatat rreth Ukrainës
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është tema më e popullarizuar në ueb-faqen serbe, me qindra raporte të paverifikuara nga fushëbeteja, të cilat shpesh i etiketojnë ushtarët rusë si “tanët” dhe ata që luftojnë në anën ukrainase si “armiq”.
Ndërsa lajmet ndërkombëtare në përgjithësi nuk shfaqen shumë, ngjarjet në Lindjen e Mesme më 13 prill bënë përjashtim, zbuloi REL-i.
Natën mes 13 dhe 14 prillit, sulmet e Iranit ndaj Izraelit nuk “shpërthyen” vetëm në ueb-faqen serbe, por edhe në ato në gjuhën shqipe, maqedonase dhe boshnjake.
Numri i artikujve, që në ueb-faqen serbe zakonisht ishte rreth 500-600 në ditë, u rrit në më shumë se 1.000 më 14 prill. Aktivitet edhe më i lartë u vu re në tri vendet e tjera të Ballkanit.
Rrjeti merrte përmbajtje nga blogerë të njohur rusë dhe postimet e tyre publikoheshin në mënyrë sinkronike në të katër ueb-faqet.
Përveç videoklipeve të shumta me autenticitet të dyshimtë, u publikuan edhe shumë artikuj që justifikonin sulmin e Iranit, si dhe pretendime të ndryshme të pabazuara për atë që Uashingtoni dyshohej se dinte paraprakisht.
RT-ja, të cilën Departamenti amerikan i Shtetit e përshkruan si lojtare të rëndësishme në aparatin e dezinformimit dhe propagandës së Kremlinit, është e bllokuar në Bashkimin Evropian, në Kanada dhe në vende të tjera, prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në maj, blloku ka ndaluar transmetimin edhe të katër mediave të tjera ruse.
Megjithatë, mediat ruse, duke përdorur ueb-faqet e lajmeve false, si ato që hulumtoi REL-i, kanë gjetur një derë të pasme për audiencën evropiane. Sipas Benzonit, një pjesë e madhe e përmbajtjes së ndaluar mediatike, ngarkohet në këto ueb-faqe./REL
foto ilustruese SHBA- Ky vendim i ka lënë shumë prej qindra mijëra njerëzve të pastrehë të Amerikës në nj...
volodymyr zelenskyy SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar një fabrikë municionesh në Pensilvani ditën e djesh...
foto ilustruese SHBA- Mes një vorbulle konfliktesh dhe krizash në një botë të fragmentuar, sfida e udhëheqësve që p...
foto ilustruese FRANCË- Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një qeverie të re ku mbizotërojnë kon...
donald trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën se nuk do të kand...
kamala harris SHBA- Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është g...
foto nga funerali LIBAN- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka thënë se grupi kishte hyrë n&e...
kate middleton BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte...
SHBA- Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik t&e...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonis&e...